Digjet kombi me derivate të kontrabanduara në veri të Kosovës

Një kombi transportues i ngarkuar me derivate kontrabandë është djegur tërësisht, ndërsa magjistralja Leshak-Leposaviq është bllokuar për qarkullim nga Policia.

Periskopi.com Lajme

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 tek vendi i quajtur ‘Kamen’ afër Leshakut.

Sipas këtyre burimeve, pronar i kombit të djegur është Sërxhan Vulloviq, i njohur me nofkën ‘Gene’, që njihet për kontrabandë në veri.

’Gene’ është i njohur për Policinë dhe ka dy pompa të benzinës në magjistralen e Leshakut.

Automjeti i tij ka hyrë sonte ilegalisht nga Serbia përmes rrugës alternative tek vendi i ‘tresave’, ndërsa afër Leshakut dyshohet se dikush ka gjuajtur koktej molotovi në drejtim të kombit duke e djegur atë tërësisht”, kanë thënë burimet.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa motivi dhe autorët e këtij incidenti mbeten të panjohur.

kosova-shqiperia-635x370

Përçarja rreth identitetit kombëtar të kosovarëve: a është ky një problem politik?

Periskopi.com Uncategorized

Në vitet e fundit po zhvillohet një debat i madh lidhur me identitetin kombëtar të shoqërisë kosovare. Si epigraf i këtij debati mund të vendoset pyetja: a është krijuar një identitet i ri kombëtar në Kosovë? Ose, edhe më shkurtimisht: çka është kombi? Ose ose: çka janë shqiptarët e Kosovës?

Argumenti i parë – i cili rrjedhon që prej Rilindjes kobmëtare shqiptare të fundshekullit 19 – është se shqiptarët e Kosovës janë shkurt e shqip shqiptarë. Kombi shqiptar është i formuar. Projekt i kryer. Ajo që duhet bërë është realizimi i Bashkimit kombëtar ose Shqipërisë Etnike. Visar Ymeri, kreu i VV-së, nuk e uroi Kosovën në debutimin e saj në garat ndërkombëtare në futboll. E uroi vetëm Shqipërinë për fitoren! Sipas tij, dhe shumë të tjerëve rreth tij, Kosova vetëm sa e dëmton projektin e Vetëvendosjes dhe pasojën e saj, Bashkimin Kombëtar. Kjo është e logjikshme dhe e vërtetë. Problemi i identitetit kombëtar të Kosovës është thellësisht politik.

Sead Zimeri, një internacionalist i majtë, nuk ngurroi të përkujtonte nacionalistët e majtë të Vetëvendosjes se Bashkimi Kombëtar nuk mund të ishte asnjëherë, në thelbin e tij, qëllim në vetvete. Ai ishte vetëm mjet. Qëllimi parësor i çdo projekti politik është mirëqenia qytetare. Edhe Zimeri arrin ta kuptojë problemin e identitetit kombëtar si problem politik.

Por argumentimi i dytë largohet nga kjo vijë. Ai e prezanton problemin si një çarje kulturore të cilën duhet mbyllur sa më parë. Argumentuesit e këtij qëndrimi mendojnë se shqiptarët e Kosovës janë edhe shqiptarë por edhe kosovarë. Argumentimi vazhdon duke thënë se identitetet janë të lira nga përcaktueshmëritë politike dhe kulturore. I referohen individualizmit. Krenar Gashi, që e citon ndër tjerë, Mehmet Krajën, tha se projekti i kombit shqiptar ishte i kryer. Sa i përket kombit, nuk kishte asnjë dyshim: ai ishte shqiptar. E përmendi gjithashtu edhe konceptin e “identitetit rajonal” të Kosovës – në një shkrim në Sbunker  – i cili ishte krijuar nga rrethanat politike dhe që i zgjatohet kombit shqiptar dhe e përforcon atë.

Sipas këtij konceptimi, kombi shqiptar rritet e përforcohet por nuk rrudhet e copëtohet. Ai flet për identitete të përfunduara, të kryera, të mbyllura – ani pse, pak më parë e kishte postuluar krejtësisht të kundërtën. Konceptimi i identiteve si dinamike, të lëvizshme, të qarkullueshme e të lira, çon në tjetër rrugë.

Dhe argumentimi i tretë ka më shumë konsistencë dhe beson që kosovarët tashmë e kanë nisur formimin e një kombi të ri. Dhe bazohen pikërisht në faktin e këtyre identiteve. Argumentimi i tretë i kundërvihet skajshëm argumentimit të parë. Ky argumentim e sulmon ashpër konceptimin e kombit që bazohet në elemente të gjakut, sundimit-mossundimit, padrejtësive apo viktimizimeve historike e kështu me radhë.

Çështja e ditës është kjo: a e përjashton kosovarizmi identitetin kombëtar shqiptar? Krenar Gashi do të thoshte jo. Por në fakt, çështja është mjaft e lidhur me politikën sese po flasim për zgjedhjet për të ardhmen. Po e zgjedhim mjetin – me fjalët e Zimerit – për të ardhmen tonë.

Kosovës i duhet të përcaktohet politikisht: Kosova apo Shqipëria? Republika apo Bashkimi Kombëtar?

Cili do të ishte rezultati në rast se Kosovës do t’i mundësohej referendumi për t’iu bashkuar Shqipërisë? Duket se gjërat po lëvizin edhe në këtë drejtim. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, natën kur luanin në të njëjtën kohë Kosova dhe Shqipëria, kishin zgjedhur ta shihnin Kosovën dhe jo Shqipërinë.