Hashim Thaçi

Hashim Thaçi tradhton përfaqësuesit e kombit fantom kosovar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar rreth debatit të fundit mbi identitetin kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve duke thënë se “ka identitet shtetëror por nuk ka identitet kosovar”.

Periskopi.com Lajme

“Ka identitet shtetëror nuk ka identitet kosovar dhe nuk mund të ndërtohet identiteti kosovar”, ka thënë Thaçi.

Sipas presidentit, shqiptarët duhet të jenë krenar që kanë dy shtete.

“Ka pasur edhe tentime të nderohet edhe një identitet jugosllav, por kanë dështuar. Por identitet të kombit të Kosovar nuk ekziston në kokat e shëndosha as në Kosovë as në Shqipëri”, ka thënë presidenti në “Opinion”.

Thaçi ka kritikuar edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët u referohet shqiptarëve të Kosovës si kosovarë.

“Kjo duhet të hiqet mendoj, jemi të gjithë shqiptarë”, ka thënë Thaçi, teksa ka shtuar se ata që pretendojnë ta cenojnë identitetin shqiptar e kanë gabim.

Ndërsa ekipit të futbollit të Shqipërisë i është referuar si kombëtare ndërsa ekipit të Kosovës si përfaqësuese.

Në këtë mënyrë i referohet edhe Lëvizja Vetëvendosje kësaj teme.

“Do të dëshiroja që të kishim edhe një Qeveri…”, ka thënë Thaçi.

Tomë Gashi

Tomë Gashi thotë se kurrë nuk do të ketë Komb Kosovar

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se kombi kosovar nuk ka ekzistuar dhe se shqiptarët e Kosovës përherë do të mbesin shqiptarë.

Periskopi.com Lajme

“Unë besoj se flamuri shtetëror duhet të përdoret në institucione ndërsa ai kombëtar është vetëm një”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“Flamuri është ndjenja sari e mavi, asnjë ndjenjë, zero ndjenjë. Çdo ushtar që ka vdes dhe ka shku në burg është për flamurin kuq e zi e jo sari e mavi, ky flamur është zgjedh nga ambasadorja e Amerikës. Nuk e kanë dashtë flamurin Rugovës ka qenë më i bukur. Dikush thotë flamuri i Kosova Petrol, dikush thotë i ngjashëm me të Bosnjës”, ka shtuar Gashi.

“Kombi kosovar është gabim, si identitet shtetëror po por si komb kosovar është diçka për me u çudit ose për 1 prill”, thotë ai.

“Ideja e bashkimit kombëtar, Kosova ka qenë krahinë e Shqipërisë, momentin që nuk bashkohemi, ne nuk mbesim të tillë”, sipas tij.

“Është sikur me thënë Dukagjini, Llapi, Drenica, Kosova është shtet por ideja e bashkimit me Shqipërinë është përparimtare dhe duhet secili ta përkrah.  Bëhemi 7 milionë popullatë, dhe Serbia nuk mund të na sulmojë më, se mos me pas KFOR-n, gjysma ikim në Shqipëri prapë Në Bruksel mund të shkojmë si dy shtete”, ka përfunduar Gashi.