Shpend Ahmeti

Ahmeti kërkon një kombëtare, kësaj radhe ka edhe një arsye më shumë

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, thotë se duhet kërkuar nga FIFA që Shqipëria e Kosova të mos zhvillojnë ndeshje në të njëjtën ditë. ose, sipas tij, duhet vetëm një kombëtare.

Periskopi.com Lajme

Ai gjithmonë e ka kërkuar një gjë të tillë, por kësaj radhe vlerëson se ka edhe një arsye më shumë, raporton Periskopi

Thotë se nuk po arrin t’i përcjell të dy ndeshjet në të njëjtën kohë.

e të dielën, ai do të jetë për të parë Shqipërinë që ka ndeshje me Spanjën, e normalisht, në telefon thotë se do e ndjek ndeshjen Ukrainë – Kosovë.

Ja postimi i tij:

Duhet me kërku prej FIFA që Shqipëria e Kosova mos me lujt në të njëjtën ditë. Atë ditë isha në Shkodër me shiku me Maqedoninë, mbeta në telefon tu e përcjell rezultatin në Finlandë. Sot në Shkodër Kosoven me Kroacinë, në telefon Lihtenshtajnin. Të dielen Spanjën e në telefon Ukrainën.

P.S. Ose më lehtë, po bëhemi një :)!  / Periskopi.com