drena

Shqipëria dhe Kosova mbesin jasht ligës rajonale Ballkanike

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) dhe shtatë federata tjera të futbollit kanë në plan të nisin një ligë rajonale për të rinjtë, e cila më pas do të pasohet edhe prej ekipeve të sendorëve.

Periskopi.com Sporti

Kjo është duke u bërë me qëllim që të shpëtohen klubet e rajonit.

“Një nismë e përbashkët, sot në Zagreb është mbajtur një takim i ekspertëve të shtatë federatave të të futbollit të Evropës Juglindore, ku kanë biseduar për formimin e një lige të përbashkët të futbollit për kategoritë e të rejave të të dyja gjinive”, njoftoi nga HNS.

“Federata Kroate e Futbollit ka pritur përfaqësues të federatave të futbollit të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Hungarisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Në një takim konstruktiv është diskutuar nisja e një ligë të përbashkët”, shkruan më tutje në njoftimin e HNS.

“Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord që të formojnë një ligë, ku sëbashku në këto shtatë vendet jetojnë rreth 30 milionë njerëz. Projekti i është prezantuar ditë më parë edhe Komisionit Profesional të UEFA-s, ku prej këtyre të fundit morën një notë pozitive”, përfundon njoftimi i HNS.

Jasht kësaj gare kanë mbetur Shqipëria dhe Kosova

kombetarja

Çka po ndodhë me futbollistët e Kombëtares Shqiptare?

Europiani nuk ka ndikuar aspak mirë në formën e kuqezinjve tanë në sezonin e ri. Elseid Hysaj është i fundit që u shtohet futbollistëve që janë dëmtuar.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Napolit vuan nga shqetësimi në muskujt aduktorë dhe është detyruar që t’i lërë vendin në formacionin titullar te Napoli veteranit Maggio, për sfidën e kësaj të hëne ndaj Sassuolos.

Pushim i detyruar dhe disa ditë për t’u rikuperuar për mbrojtësin kuqezi pas problemeve në muskujt e brendshëm të kofshës, ndërsa pritet edhe një diagnozë e saktë nga stafi mjekësor i “të kaltërve”, për të mësuar më tepër rreth periudhës së rikuperimit.

Veseli pritet të rikuperohet për ndeshjen e Kupës për Empolin, ndërkohë që Etrit Berisha prej disa ditësh është stërvitur i diferencuar te Atalanta, prej shqetësimeve në gjurin e djathtë. Gardiani kuqezi nuk ishte pjesë e skuadrës, në fitoren 2-0 në fushën e Bologna-s.

DE BIASI

De Biasi refuzoi klubin e njohur italian për t’i qëndruar besnik Kombëtares Shqiptare

Gianni De Biasi ka refuzuar Palermon. Është ky lajmi që ka dalë këtë fundjavë nga mediat italiane, ku mediast raportoi se trajneri i Kombëtares Shqiptare ka refuzuar një ofertë të klubit të Serie A për të vazhduar aventurën e tij me kuqezinjtë.

Periskopi.com Sporti

Sipas Mediastetit, Zamparini i ka telefonuar disa herë trajnerit të Shqipërisë por ka marrë një përgjigje negative nga ana e këtij të fundit, i cili është nën kontratë me kombëtaren deri në fund të eliminatoreve të Botërorit rus dhe për më tepër marrja e drejtimit të Palermos në një moment shumë kritik për klubin sicilian nuk do të ishte aspak një lëvizje e zgjuar.

Lajmi për refuzimin e De Biasit u publikua në mediat italiane vetëm pak orë pas humbjes së skuadrës së Palermos në shtëpi 0-1 me Lazion.

Sipas “Sportmediaset”, gjithashtu De Biasi mund të largohej nga drejtimi i Shqipërisë vetëm në rast se do të merrtë një ofertë nga Deportivo Alavesh, gjë që ka pak gjasa të ndodhë duke qenë se ekipi spanjoll aktualisht po ecën mirë në La Liga dhe këtë të dielë arriti të fitonte në transfertë 0-2 me Villarealin.

kombetarja-8-620x330

Zyrtare: Përjashtohet futbollisti i Kombëtares

Rei Manaj është dënuar nga trajneri i Peskarës, Masimo Odo, të cilit me sa duket nuk i ka pëlqyer sjellja e sulmuesit shqiptar.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin e nesërm ndaj Romës dhe fillimisht u mendua se mos ishte për çështje dëmtimi.

Por tekniku ka shpjeguar në konferencë për shtyp se kjo ishte masë ndëshkimore dhe se ishte qartësisht i pakënaqur nga sjellja e futbollistit, i cili praktikisht i ka mbyllur dyert vetes te Peskara.

“Preferoj të grumbulloj një djalosh të të rinjve më mirë se një person që nuk di të sillet. Kush është korrekt, kur i bashkohet kauzës, kush shkon drejt objektivit të përbashkët, bëhet i rëndësishëm dhe luan.

Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi. Kush sillet në mënyrën e duhur ecën para, përndryshe mbetet mbrapa. Ka rëndësi kush do të jetë nesër, të tjerët mund të rrinë në shtëpi”, ishin fjalët e trajnerit Odo para gazetarëve.

cana

Ish-kapiteni Lorik Cana humb njeriun e dashur

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka marrë një lajm të hidhur gjatë ditës së sotme duke humbur një njeri të dashur.

Periskopi.com Sporti

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të gjatë gjyshi i tij, Gani Vula, bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi, shkruan noa.al

Vula ka qenë ish delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, po ashtu ka qenë edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990 dhe pjesëmarrës në aprovimin e Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut.

Për kontributin e tij si Delegat i Kuvendit të Kosovës ishte dekoruar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova me Medaljen e Artë të Pavarësise.

Njoftohet se ceremonia e varrimit i të ndjerit bëhet sot (e Premte 25 Nëntor) në varrezat e qytetit në Prishtinë, në lagjën Arbëria  në ora 14:00.

cana

De Biasi: Na mungon një lider si Lorik Cana

Gianni de Biasi ka thënë se ai nuk po kërkon një Lorik Cana tjetër, por një skuadër.

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se skuadra e tij ka fituar kundër Rumanisë ne Euro 2016 dhe ka zhvilluar ndeshje të mira pa të.

Ai tha po ashtu foli edhe për zëvendësimin e Canës me Agollin dhe aftësitë e tij për të motivuar skuadrën.

“Cilësia nuk i mungon si njeri, apo eksperienca sigurisht si lider. Gjithsesi nuk mund të mendojmë për ata që janë, duhet të mendojmë për ata që janë. Nëse flasim për Lorik Canën dhe Evropianin, për fat të keq nuk mund të flasim për probleme të jashtëzakonshme”, tha De Biasi gjatë një interviste për Top Channel.

“Çdo person është i ndryshëm, ne nuk kërkojmë një Lorik Cana, ne kërkojmë një skuadër. Ne nuk duhet t varemi nga individët. Pa Canën kemi fituar ndaj Rumanisë në Europian dhe kemi bërë ndeshje të bukura. Kështu që besoj se është problem për t’i personalizuar gjerat, besoj parimisht se duhet të jetë një skuadër dhe duhet të japë 100%”.

de biasi

De Biassi: Jam prapa tifozëve tanë

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biassi, ka folur për vendimin e tifozëve ‘Kuq e Zi’.

Periskopi.com Sporti

Gjatë javës së kaluar tifozët ‘Kuq e Zi’ vendosën të bojkotojnë ndeshjet e kombëtares shqiptare pas keqtrajtimit të tyre nga ana e policës në ndeshjen ndaj Izraelit.

‘Jam prapa tifozëve tanë. Ata janë arsyeja se pse ne luajmë futboll. Kërkoj mbështetjen e tyre edhe në vazhdim edhe pse ndodhi ai incident. Por, ata duhet të kuptojnë që rreziku për një akt terrorist në ndeshjen kundër Izraelit ishte i mundur”, tha De Biassi.

”Shpresojë që në ndeshjet e ardhshme të mos ketë aso lloj kontrollesh si në ndeshjen kundër Izraelit, pasi ishte kundër frymës së sportit”, përfundoi trajnerni italian. /Periskopi.com/

llullaku

Llullaku vazhdon me formën e mirë, shënon gol tjetër (Video)

Sulmuesi i kombëtares Shqipëtare, Asdren Llullaku nuk po ndalet së shënuari në kampionatin Rumun.

Periskopi.com Sporti

Ai ka shënuar golin e tij të 13-të në ndeshjen e tij të 16-të.

Sot ai shënoi gol në ndeshjen Gaz Metan – FC Vitoruul që mbaroi me rezultat 1-1.

 

duka-1-780x439

Duka: Berisha më dëshpëroi ndaj Izraelit

Kryetari i FSHF-së, Armand Duka e ka dënuar incidentin që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Periskopi.com Sporti

Duka u shprehë që gjesti që portieri i parë i kombëtares shqiptare nuk ishte i duhur, por ai kritikoi edhe referimin e dobët dhe reagimin e lojtarëve të Izraelit, tha duka për “Ora Skaner”
“E dënoj jashtë mase veprimin e Berishës që goditi me kokë sulmuesin e Izraelit, por pyetja që ende kam është nëse ishte simulim rrëzimi i Zahavit në zonën tonë?.
“Nëse nuk ishte penallti në rastin e parë, atëherë pse nuk e ndëshkon pasi që ai simuloi, po ta ndëshkonte nuk do të vinte deri te reagimi i Berishës dhe dhe prishja e ndeshjes.

“Pastaj çfarë bëri Berisha më shumë se sulmuesi izraelit, të dy ishin kokë me kokë,por portueri ynë u ndëshkua me kartonë të kuq, kurse Zahavi u shpërblye me nje 11-metërsh,” deklaroi Armand Duka.

DE BIASI

De Biasi: Nuk ka faj policia që humbëm nga Izraeli

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka folur sërish për humbjen nga Izraeli.

Periskopi.com Sporti

Italiani me pasaportë shqiptare thotë se nuk humbja nuk u shkaktua nga masat e sigurisë së shtetit shqiptar, por nga loja e dobët.

“Ndeshjen e humbëm ne me lojën që zhvilluam. Nuk ka të bëjë fare shtetrrethimi dhe policia, humbja ishte e skuadrës”, deklaroi De Biasi. /Periskopi.com

kombetarja

Lajm i madh për Kombëtaren Shqiptare

Lajme të mira për Kombëtaren Shqiptare nga kampionati zviceran. Armando, Sadiku, i cili u mungoi kuqezinjve në dy sfidat e fundit me Spanjën dhe Izraelin, kanë lënë pas dëmtimin duke u aktivizuar në pjesën e dytë në fitoren 0-4 të Zyrihut në fushën e Servette.

Periskopi.com Sporti

Sadiku zëvendësoi në minutën e 77-të Sarr, kur rezultati ishte 0-3. Zyrihu shënoi një tjetër gol në të 87-ën me sulmuesin kuqezi në fushë.

Sadiku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, për shkak të dëmtimit të meniskut, duke qëndruam për rreth dy muaj jashtë fushave të blerta.

duka

Duka: Kombëtarja po dëmtohet nga xhelozia

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka i ftuar në emisionin “Ora Skaner” ka komentuar situatën që po përjeton Kombëtarja jonë, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Për sa i përket agresivitetit të lartë që është treguar ndaj skuadrës kuqezi pas humbjes ndaj Izraelit, Armando Dukashprehet:

“Segmente të caktuara, që për arsye xhelozie personale kanë goditur së fundmi ekipin Kombëtar. Është gjynah t’iu biesh më qafë djemve të ekipit tonë përfaqësues, sepse e kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër disfatën ndaj Izraelit.

Ndoshta stafi teknik nuk e përgatiti siç duhet ndeshjen ndaj Izraelit në aspektin mental. Ishim euforikë në atë takim. Unë këtë e kam pranuar edhe pas ndeshjes një gjë të tillë. Kemi bërë keq të gjithë.

Duke filluar nga unë kam bërë keq në sfidën ndaj Izraelit, kjo pasi nuk kam bërë sa duhet për të motivuar psikologjikisht ekipin Kombëtar para sfidës. Ndërkohë që edhe stafi teknik duhet ta analizojë më gjatë këtë humbje duke u nisur nga fakti se cili lojtar nuk iu përgjigj taktikisht”, shprehet presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

ervin-skela

Skela: Nuk kthehem në Shqipëri

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ditën e djeshme mbushi 40 vjeç. Ai vazhdon të luajë futboll në ligat inferiore të Gjermanisë, më saktësisht me ekipin e Hanau 93 në kategorinë e 7.

Periskopi.com Sporti

Gjithashtu ish-truri i mesfushës së kuqezinjve punon si trajner me talentet e rinj në moshë të vogël.

Në një intervistë për “Gelnhäuser Tageblatt”, vlonjati flet për karrierën e tij gjatë gjithë këtyre viteve si dhe për planet e së ardhmes.

Për të ardhmen si trajner: “Kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, për momentin jam shumë i kënaqur me punën time si trajner i të rinjve.”

Për t’u kthyer të jetojë në Shqipëri: “Absolutisht jo. Kam ardhur këtu në Gjermani në moshën 18-vjeçare dhe tani kam bërë më shumë vite që jetoj këtu sesa në Shqipëri. Jam integruar plotësisht me jetën, gjuhën dhe mentalitetin gjerman. Për më tepër djali im ka lindur këtu ndaj do të ishte shumë e vështirë për mua të largohesha. Gjithsesi në zemër unë mbetem shqiptar.”

Për pjesëmarrjen e Shqipërisë në EURO 2016: “Pjesëmarrja e Shqipërisë në një kompeticion madhor ishte një kënaqësi e madhe për mua sepse ishte rezultati i punës së bërë prej një dekade. Pata mundësi të shihja nga afër entuziazmin në vendin tim sepse punova si ekspert futbolli në televizion gjatë kompeticionit.”

Për momentet e paharruara në karrierë: “Fitorja me kombëtaren ndaj Greqisë me rezultatin 2-1, menjëherë pasi kundërshtari ishte shpallur kampion Europe është një nga momentet e paharrueshme në karrierën time. Festa pas ndeshjes ishte e jashtëzakonshme, njësoj si të kishim fituar Botërorin”. /ATSH/

ballistat

Vazhdojnë të përçahen tifozët Kuq e Zi, edhe “Ballistët” kundër FSHF-së

“Ballistët” kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael.

Periskopi.com Sporti

Pas “Tifozat Kuq e Zi” të cilët bojkotuan takimet e kombëtares shqiptares si vendase, edhe tifogrupi tetovar “Ballistët” ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael.

Me anë të një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, mbështetësit e zjarrtë të Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares shqiptare, kanë cilësuar FSHF-në dhe forcat e rendit si kancerin e kombëtares, dhe kanë bërë një krahasim me historinë e Shqipërisë, duke thënë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka edhe një Avni Rustemi.

Statusi i plotë i “Ballistëve”:

“Edhe një herë e treguat veten se për ju vlen me shumë një i huaj se sa Kombi dhe Vatani!.. Jeni në gjendje të bëni ç’mos vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut.. ne si tifogrup reagojmë ashpër ndaj dhunës nga ana federatës po ashtu edhe nga ana e forcave policore?!!

Na ndaluat disa orë në kufi me maltretime të shumta sikurse të ishim armiqtë më të mëdhenj të vendit…

Ndalimi i transparentit për arsye mizore që vetëm një mendje e sëmurë si z. Armando Duka me bandën e tij mund ta shpikin.

Ndalimi i rekuizitave në stadium ,kinse qenkan me shkrime provokative për hebrenjtë .TURP!!!!

Dhuna e ushtruar nga policia ne disa anëtarë tanë…

Ju jeni kancer i kësaj Kombëtare.

Por vetëm një gjë ta keni të qartë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka dhe një Avni Rrustem”.

pique-agolli

Agolli: Tifozët Kuq e Zi meritojnë më shumë

Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares, ka folur rreth ngjarjeve të para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraeilit.

Periskopi.com Sporti

Ai ka pohuar se ende nuk po arrin të kupton pse u munduan tifozët shqiptarë të Maqedonisë.

Sipas tij, asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim dhe uron që të mos përsëritet më ky rast, transmeton Telegrafi.

“Zakonisht jam i heshtur pas lojeve te kombetares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet te kete reflektim. Sigurisht qe asnje nga ne ne fushe, stafi e shikuesit nuk jane te kenaqur me rezultatin e ndeshjes se fundit. Jemi te vetedijshem qe ka nevoje per pune, nga te gjithe ne, dhe jam i sigurt qe do te punojme qe te sjellim paraqitje me te mira ne ndeshjet e radhes. Por sikur te mos mjaftonte, situata jashte fushes se lojes, trajtimi i tifozeve tane, ka lene nje shije te hidhur per ne si lojtare.

Ne ndeshjen e fundit, u moren masa ekstreme sigurie, e u krijua nje tension i tepruar, te cilet e veshtiresuan jeten dhe lojen per te gjithe ne. Duket e pakuptimte trajtimi i ashper i tifozeve tone. Ata jane vertet te mrekullueshem, sic kane treguar ne te gjitha ndeshjet e kombetares, me mbeshtetje te zjarrte dhe korrekte me kundershtaret. Po ashtu, ne Europian, ku alarmet e sigurise ishin shume me te larte, ata u vleresuan nga te gjitha mediat e huaja si shembull per masivitetin e sjelljen.

I falenderojmë sinqërisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund

ta justifikojë këtë veprim. Urojmë që të mos përsëritet më!Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen ne stadium!?”, shkroi Agolli në Instagram.

Ndryshe, Shqipëria ka pësuar humbje të papritur prej 3-0 kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

shqiperia3

Deputeti shqiptar: Turp për FSHF, na tregoni si dhe për kë u shënua goli i tretë i Izraelit (Foto)

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ka sulmuar përsëri FSHF-në, e cila sipas tij ia ka arritur qëllimit që të heqë vëmendjen nga rezultati sportiv i ndeshjes me Izraelin.

Periskopi.com Sporti

Sipas tij, duke ia faturuar fajet policisë, FSHF shmang shpjegimet për lojën e dobët dhe deri diku të pakuptimtë të kombëtares në këtë ndeshje.

Ai po ashtu thotë se FSHF’së po i ndihmojnë edhe mediat dhe gazetarët e saj, të cilat nuk merren me problemin real.

Brace po ashtu vë në dyshim edhe ndeshjen në tersi, sidomos golin e tretë, pasi shpjegon se nuk është normale që me dy futbollistë më pak, duke humbur 2:0, trajneri nxjerrë nga loja një mbrojtës dhe një mesfushor, për të inkuadruar dy sulmues, përcjell Express.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Braces:

“AS ARBITRI! AS POLICIA!

FSHF ja doli ta largoje vemendjen nga rezultati sportiv i ndeshjes mes Shqiperise e Izraelit.

Prej saj, mediave banale qe shohin pas cdo ngjarjeje 007-tat e sherbimeve te huaja, mediave te vete FSHF-per habi nuk merren fare me garen, rezultatin e saj, tani gjithkush mendon se Shqiperia e humbi ndeshjen prej policise dhe masave te saj.

Eeeeeeej, zgjohuni njerez!

Po tallen me ju! Eshte farse, si gjithnje xhanem.

Ne fillim ju treguan arbitrin, por kur doli qe ai kishte zbatuar rregulloren heshten pak.

Jo gjate, policia vertete qe kish qene ne sherbim me masa ekstreme, por pa asnje ndikim ne fushe, ne gare.

Keta po na thone se policia beri gola.

Jooo!

Per shkak te punes qe bej, padyshim per shkak te interesit, kam mesuar se policia ato dy dite, ka shmangur nje ngjarje qe mund te zhyste Shqiperine e shqiptaret mbare, per 10 vietet qe vijne, ne erresire. Po po, ne erresire!

Jo energjitike jo, ne erresire stere kombetare e nderkombetare.

Eshte e ndyre, plotesisht e papranueshme qe, FSHF dhe mediat e saj- gazetaret e FSHF personalisht, ne dijeni te rrethanave, po delegon fajin per nje rezultat sportiv tek policia.

Po fsheh ndeshjen dhe kjo eshte e turpshme.

Ne fakt per ndeshjen duhet folur, ndeshjen si gare sportive dhe rezultatin e saj po sportiv.

Nuk eshte turp te mundesh, asfare.

Por te gjithe ata qe drejtojne ekipin kombetar, nga Presidenti i Federates, trajneri, zevendestrajneri, ndihmesit, menaxheri duhet te spjegojne vetem nje gje nga ndeshja:

GOLIN E TRETE!

Jo thjesht si gol, por gjithcka deri tek goli i trete;

Me nente lojtare ne fushe, ne dizavantazh te 2 golave, nxjerrjen jashte te nje mbrojtesi nga rreshtimi me kater te tille-Hysajt qe vijonte te vraponte e mbronte pa fund dhe, futja ne fushe e nje sulmuesi; nxjerrjen jashte te nje mesfushori dhe, futjen ne fushe te nje tjeter sulmuesi, te tretin!!!

Te spjegojne, vendosjen e ekipit ne fushe me tre mbrojtes, dy mesfushore e tre sulmues!

Me nente lojtare dhe ne rrezik per te pesuar edhe me!

Ti pergjigjen pyetjes:

KUJT I DUHEJ GOLI I TRETE I NDESHJES, I YNI APO I KUNDERSHTARIT?

Me tre sulmues Shqiperia nuk luajti kunder nje ekipi ndjeshem me inferior, pak jave me pare.

Te humbesh, me nje apo dy gola eshte njesoj thone, por te shpartallohesh nga nje kundershtar direkt dhe nen objektiv, nuk eshte njesoj.

Ne fund, dy fjale per tifozet e Sqhiperise; Eshte sterthene se policia duhet te permiresohet dukshem per sjelljen ne stadium, sjelljen ndaj tifozit, burre apo edhe me shume grua.

Nje trupe e posacme por edhe komunikimi i vazhdueshem me ju, me ne, si tifoze, duhet te jete normalitet per cdo ndeshje.

Por ne nje gje duhet mirkuptim;

Rendi e siguria publike jashte stadiumit se pari, eshte pergjegjesi e pune ekskluzive e policise!!

Ska lidhje me garen, por me sigurine e gjithkujt, tuajen, tonen, te futbollisteve gjithashtu. Sigurine Kombetare mbi te gjitha.

Ky ishte rasti!

Nuk ishte i pashembullt!

Ne France, me pushke ne dore ishte ushtria! Kudo”.

2_1479330948-32101

tifozat_kuq_e_zi_ne_elbasan_arena

FSHF kërkon rikthimin e Tifozëve Kuq e Zi

Federata Shqiptare e Futbollit iu drejtua me një letër të hapur “Tifozëve Kuq e Zi” pas vendimit të këtyre të fundit për të bojkotuar ndeshjet si vendas të kombëtares shqiptare. FSHF thotë se e ka pritur me shqetësim vendimin e tifozëve, pasi do të thotë humbjen e një aleati të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm dhe “lojtarin e 12” të kombëtares.

Periskopi.com Sporti

Federata i bën thirrje grupimit TKZ, që të ndryshojë qëndrimin që ka në lidhje me këtë vendim. Me një gjykim më gjakftohtë dhe dashamirës, duhet të rikthehen në stadium, në vendin që i takon. Duke i lënë mënjanë mëritë dhe qejf-mbetjet. Duke kapërcyer mbi to. Duke u bërë të gjithë, më të gjerë. Dhe duke menduar për qëllimin tonë të madh: Të jemi një suport i rëndësishëm për skuadrën tonë të dashur, e cila na ka bërë shpesh të lumtur dhe krenarë me paraqitjet e saj”, thuhet në letër.

FSHF thotë se sfida ndaj Izraelit kishte specifikat e saj nga pikëpamja organizative, për çfarë u desh një punë kolosale nga ana e saj për të organizuar një ndeshje sipas standardeve të UEFA-s.

“Për hir të ndryshimit të qytetit dhe stadiumit ku do të zhvillohej ndeshja, u desh të kryenim, një punë kolosale, në kushte realisht të vështira. Konvertimi në një kohë rekord, i biletave të programuara për në stadiumin e Shkodrës, ishte një aksion që vështirë se një organizëm tjetër, mund ta realizonte. Në kushtet e krijuara, edhe ne ndeshëm shumë vështirësi, për të realizuar organizimin e një ndeshjeje model, sipas standardeve të UEFA-s”, vijon letra.

Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar nuk lë pa përmendur edhe sakrificën e madhe të tifozëve, të cilët sipas tyre, nuk u trajtuan si qytetarë dhe brenda kufijve ligjorë.

“Tifozët, gjithashtu sakrifikuan jashtëzakonisht. Ata ndryshuan agjendën, planet e tyre dhe programet që kishin përgatitur. Dhe sigurisht, kjo kishte kosto si fizike ashtu edhe financiare për ta. Për fat të keq, kjo sakrificë që tifozeria bëri, nuk u shpërblye. Ata, kanë dhënë gjithçka për skuadrën kombëtare gjatë kësaj periudhe dhe për këtë meritonin një trajtim më qytetar, brenda kufijve ligjorë. Ne besojmë se këto kanë qenë edhe udhëzimet e drejtuesve të policisë së shtetit por në terren gjërat janë deformuar dhe për këtë ndjejmë keqardhje”, vijon letra.

Pavarësisht kësaj, Federata kërkon më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim me grupet e tifozerive.

“E përsërisim se mbështetja e tifozëve, është shumë e rëndësishme, për ekipin kombëtar dhe futbollin shqiptar. Për këtë arsye ju duam të gjithëve. Të jeni në stadium, për të mbështetur kombëtaren. Siç ka ndodhur, në mënyrë spektakolare deri më tani”, përfundon letra e FSHF-së. /TopChannel/

 

 

 

 

 

 

kombetarja-8-620x330

Dy futbollistët e Kombëtares ishin afër PSG-së

Bekim Balaj dhe Odise Roshi ishin afër transferimit te Paris Saint-Germain Bekim Balaj, në një intervistë të dhënë për Izvestia.ru, ka folur për kalimin në Rusi te Terek Grozny, duke konfirmuar se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën, ndërsa ka treguar edhe një moment shumë të veçanta nga fillimet e karrierës si futbollist.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për testimin që zhvilloi te PSG, ku mundi të nënshkruante po të mos ishin bërë pengesë drejtuesit e Vllaznisë, me të cilët kishte kontratë.

“Isha vetëm 16 apo 17 vjeç, dhe ne, bashkë me shokun tim të skuadrës te Terek, Roshin, shkuam te francezët e PSG për testime. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, por në fund nuk arrita të siguroja një kontratë”, ka deklaruar Balaj

“Presidenti i klubit tim shqiptar të asaj periudhe nuk arriti akordin me gjigandët francezë. Ajo ishte hera e parë kur u largova nga Shqipëria për të mësuar se si veprojnë klubet në vende të tjera. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, ka theksuar ai.

Bekim Balaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në kampionatin rus të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shkëlqen me fanellën e Terek Grozni, me të cilën ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Rusi dhe duke mbajtur ekipin në zonën e Kupave të Europës.

 

ballistet

Ballistët të revoltuar: Për Dukën dhe bandën e tij më shumë vlen një i huaj sesa kombi e vatani

Tifo-grupi "Ballistët e Tetovës" vijojnë në të njëjtën linj me grupet e tjera të tifozëve duke u shprehur të indinjuar për dhunën në sfidën e fundit ndaj Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Përmes një reagimi në faqen e tyre në facebook, ata janë shprehur se janë trajtuar si të huaj.

“Edhe një herë e treguat veten se për ju vlen me shumë një i huaj se sa kombi dhe Vatani! Jeni në gjendje të bëni çmos, vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut. Ne si tifo-grup reagojmë ashpër ndaj dhunës së federates, po ashtu edhe nga ana e forcave policore. Na ndaluat disa orë në kufi me malltretime të shumta, sikur të ishim armiqtë më të mëdhenj të vendit.
Na ndaluat transparentin për arsye mizore, që vetëm një mendje e sëmurë, si Armando Duka me bandën e tij, mund ta shpikin. Ndalimi i rekuizitave në stadium, kinse qenkan me shkrime provokative për jahuditë, ishte një turp! Dhuna e ushtruar nga policia ndaj disa anëtarëve tanë nuk tolerohet. Ju jeni kanceri i kësaj kombëtareje. Por vetëm një gjë ta keni të qartë: Për çdo Esat Pashë Toptani ka edhe një Avni Rustemi.”

ventura

Trajneri i Italisë harron ndeshjen me Spanjën, më e rëndësishme ajo ndaj Shqipërisë

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka mbetur i kënaqur pas barazimit ndaj Gjermanisë. Të kaltërit zhvilluan një ndeshje të mirë përballë kampionëve të botës, edhe pse “panzerat” nuk hodhën në fushë formacionin më të mirë.

Periskopi.com Sporti

I pyetur në mikrofonët e “RAI Sport” rreth rivalëve të Spanjës për vendin e parë, Ventura preferoi të qëndrojë me këmbë në tokë, duke i marrë ndeshjet me radhë.

“Ndeshja me Spanjën është ende larg. Më e rëndësishme është përballja e radhës ndaj Shqipërisë. Jam i kënaqur me këtë pjesë të parë të aventurës në stolin e Italisë, nga e cila do të evitoja vetëm ato 15 minuta të ndeshjes me Maqedoninë.

Pjesa e parë e sfidës me Spanjën na mësoi shumë, ndërsa përballjet e tjera edhe pse në pamje dukeshin normale, në të vërtetë nuk ishin të tilla.”

Italia dhe Shqipëria do të luajnë më 24 Mars. Pas 4 ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit, të kaltërit ndajnë kreun me Spanjën, në kuotën e 10 pikëve.