shqiperia u17

Shqipëria mposhtet nga Serbia

Kombëtarja Shqiptare U-17 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Europianin 2017.

Periskopi.com Sporti

Pas disfatës me Italinë, Kuqezinjtë u mposhtë sot nga Serbia me rezultat 2:0.

Në stadiumin “Bruno Buçi” të qytezës Rusi, ekipi i trajnerit Mustedanagiç e pa veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash. Dean Liço pengoi në zonë Stupareviçin dhe nga pika e bardhë kapiteni Djerlek u tregua i saktë.

Ende pa e marrë veten nga goli i pësuar, ekipi ynë u ndëshkua sërish. Radivoj Bosiç mposhti portierin Sinani me një gjuajtje nga kufijtë e zonës, duke e bërë të sigurt fitoren e serbëve.

Kuqezinjtë u përpoqën të reagonin, por e patën të vështirë të organizoheshin në sulm përballë një kundërshtari më cilësor.

Përfaqësuesja jonë e mbylli lojën me dhjetë lojtarë, pasi mbrojtësi Enes Isufi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Me këtë humbje Shqipëria u thotë lamtumirë shanseve për t’u kualifikuar në Raundin Elitë. Serbia merr kryesimin e grupit me pikë të plota, në pritje të Italisë që do të luajë me Maqedoninë.

Pikërisht fqinjët lindorë do të jenë kundërshtari i radhës i ekipit shqiptar në ndeshjen përmbyllëse, të hënën, ora 15:00 në stadiumin “Tulio Morganji” të Forlit.

kombetarja u-17

Shqipëria U-17 luan sot kundër “armikut”

Pas debutimit me humbje 1-0 ndaj Italisë vendase, Shqipëria U17 tenton sot “gjithçka për gjithçka”, sepse luan një finale të vërtetë kundër Serbisë (ora 11:00).

Periskopi.com Sporti

Është ndeshja e dytë në grup dhe është një përballje vendimtare, sepse nëse fitojmë, kemi shanse të mëdha kualifikimi, para përballjes në nj tjetër derbi, me Maqeedoninë.

Gjithsesi, kundër një rivali mjaft të fortë, që e ka nisur me fitore ndaj Maqedonisë, edhe një pikë nuk do të ishte keq.

Në ndeshjen e parë Shqipëria luajti mjaft mirë në aspektin mbrojtës, por bëri shumë pak në sulm, ndaj tashmë shpresohet që të përmirësohemi edhe në këtë drejtim, pasi kemi një skuadër cilësore, me shumë talente që luajnë në Itali.