shqiperia3

Deputeti shqiptar: Turp për FSHF, na tregoni si dhe për kë u shënua goli i tretë i Izraelit (Foto)

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ka sulmuar përsëri FSHF-në, e cila sipas tij ia ka arritur qëllimit që të heqë vëmendjen nga rezultati sportiv i ndeshjes me Izraelin.

Periskopi.com Sporti

Sipas tij, duke ia faturuar fajet policisë, FSHF shmang shpjegimet për lojën e dobët dhe deri diku të pakuptimtë të kombëtares në këtë ndeshje.

Ai po ashtu thotë se FSHF’së po i ndihmojnë edhe mediat dhe gazetarët e saj, të cilat nuk merren me problemin real.

Brace po ashtu vë në dyshim edhe ndeshjen në tersi, sidomos golin e tretë, pasi shpjegon se nuk është normale që me dy futbollistë më pak, duke humbur 2:0, trajneri nxjerrë nga loja një mbrojtës dhe një mesfushor, për të inkuadruar dy sulmues, përcjell Express.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Braces:

“AS ARBITRI! AS POLICIA!

FSHF ja doli ta largoje vemendjen nga rezultati sportiv i ndeshjes mes Shqiperise e Izraelit.

Prej saj, mediave banale qe shohin pas cdo ngjarjeje 007-tat e sherbimeve te huaja, mediave te vete FSHF-per habi nuk merren fare me garen, rezultatin e saj, tani gjithkush mendon se Shqiperia e humbi ndeshjen prej policise dhe masave te saj.

Eeeeeeej, zgjohuni njerez!

Po tallen me ju! Eshte farse, si gjithnje xhanem.

Ne fillim ju treguan arbitrin, por kur doli qe ai kishte zbatuar rregulloren heshten pak.

Jo gjate, policia vertete qe kish qene ne sherbim me masa ekstreme, por pa asnje ndikim ne fushe, ne gare.

Keta po na thone se policia beri gola.

Jooo!

Per shkak te punes qe bej, padyshim per shkak te interesit, kam mesuar se policia ato dy dite, ka shmangur nje ngjarje qe mund te zhyste Shqiperine e shqiptaret mbare, per 10 vietet qe vijne, ne erresire. Po po, ne erresire!

Jo energjitike jo, ne erresire stere kombetare e nderkombetare.

Eshte e ndyre, plotesisht e papranueshme qe, FSHF dhe mediat e saj- gazetaret e FSHF personalisht, ne dijeni te rrethanave, po delegon fajin per nje rezultat sportiv tek policia.

Po fsheh ndeshjen dhe kjo eshte e turpshme.

Ne fakt per ndeshjen duhet folur, ndeshjen si gare sportive dhe rezultatin e saj po sportiv.

Nuk eshte turp te mundesh, asfare.

Por te gjithe ata qe drejtojne ekipin kombetar, nga Presidenti i Federates, trajneri, zevendestrajneri, ndihmesit, menaxheri duhet te spjegojne vetem nje gje nga ndeshja:

GOLIN E TRETE!

Jo thjesht si gol, por gjithcka deri tek goli i trete;

Me nente lojtare ne fushe, ne dizavantazh te 2 golave, nxjerrjen jashte te nje mbrojtesi nga rreshtimi me kater te tille-Hysajt qe vijonte te vraponte e mbronte pa fund dhe, futja ne fushe e nje sulmuesi; nxjerrjen jashte te nje mesfushori dhe, futjen ne fushe te nje tjeter sulmuesi, te tretin!!!

Te spjegojne, vendosjen e ekipit ne fushe me tre mbrojtes, dy mesfushore e tre sulmues!

Me nente lojtare dhe ne rrezik per te pesuar edhe me!

Ti pergjigjen pyetjes:

KUJT I DUHEJ GOLI I TRETE I NDESHJES, I YNI APO I KUNDERSHTARIT?

Me tre sulmues Shqiperia nuk luajti kunder nje ekipi ndjeshem me inferior, pak jave me pare.

Te humbesh, me nje apo dy gola eshte njesoj thone, por te shpartallohesh nga nje kundershtar direkt dhe nen objektiv, nuk eshte njesoj.

Ne fund, dy fjale per tifozet e Sqhiperise; Eshte sterthene se policia duhet te permiresohet dukshem per sjelljen ne stadium, sjelljen ndaj tifozit, burre apo edhe me shume grua.

Nje trupe e posacme por edhe komunikimi i vazhdueshem me ju, me ne, si tifoze, duhet te jete normalitet per cdo ndeshje.

Por ne nje gje duhet mirkuptim;

Rendi e siguria publike jashte stadiumit se pari, eshte pergjegjesi e pune ekskluzive e policise!!

Ska lidhje me garen, por me sigurine e gjithkujt, tuajen, tonen, te futbollisteve gjithashtu. Sigurine Kombetare mbi te gjitha.

Ky ishte rasti!

Nuk ishte i pashembullt!

Ne France, me pushke ne dore ishte ushtria! Kudo”.

2_1479330948-32101

israel

Kombëtarja izraelite bllokohet në Shqipëri, ja arsyeja

Është shtyrë kthimi i kombëtares së Izraelit në shtëpi për shkak të një problemi teknik që kishte aeroplani i tyre, raportojnë mediat izraelite.

Periskopi.com Sporti

Rreth orës 3 të mëngjesit, pak para nisjes, ishte ndalur fluturimi i aeroplanit me 93 persona në bord dhe i cili ishte detyruar që të kthehet në aeroport.

Sipas raporteve, thuhet se është dëmtuar krahu i majtë i aeroplanit.

Izraeli mbrëmë e mposhti Shqipërinë me rezultat prej 0-3, ndeshje kjo e vlefshme për kualikimet për Botëror.

berisha

Marca analizë për ndeshjen Shqipëri-Isarel (Video)

Takimi Shqipëri – Izrael sipas Marcas solli “katër minuta të çmendura”, në të cilën ndodhi gjithçka, simulim që nuk u ndëshkua, goditje e kundërshtarit me kokë, karton të kuq, dhe pritje e penaltisë nga portieri që u inkuadrua nga bankina.

Periskopi.com Sporti

Penaltia më e çuditshme e këtij viti” sipas të përditshmes spanjolle është ajo e shkaktuar nga Etrit Berisha në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Izraelit, përcjell Koha.Net.

“Kur po zhvillohej minuta e 53 rezultati ishte 0-1, dhe sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës së rreptësisë. Berisha i frustruar u preku me kokë Zahavin që i kushtoi me dënimin maksimal, karton të kuq dhe penalti për kundërshtarin. Veprim i pakontrolluar ky që detyroi portierin Alban Hoxha të futet në lojë. Hoxha priti penaltinë e Zahavit, dhe natyrisht Shqipëria pësoi me rezultat 0-3 me dy lojtarë më pak në fushë. Çmenduri!”, shkruan Marca. /Periskopi.com

 

 

levi

Trajneri i Izraelit: Merituam fitoren

Trajneri i Izrealit, Elisha Levi, ka thënë se fitorja e ekipit të tij ndaj Shqipërisë ishte me meritë.

Periskopi.com Sporti

Megjithatë, ai pranon se kartonët në këtë ndeshje lehtësuan procesin për mysafirët.

“Luajtëm më mirë se Shqipëria që nga minuta e parë. Penalltia dhe kartoni i kuq na lehtësuan gjërat por ne ishim skuadra më e mirë në fushë. Kjo ishte fitorja më e thellë si trajner për mua dhe më bën krenar. Tani jemi gati dhe kemi një motivim më të madh për ndeshjen e radhës”.

“Bëmë një ndeshje të madhe, pasi luajtëm thjesht dhe pa e nënvlerësuar kundërshtarin. Zahavi ishte lojtari ynë kyç, ai bëri diferencën. Falënderojmë shqiptarët për mikpritjen, u ndjemë shumë të sigurt”, u shpreh Levi. /Periskopi.com

shqiperia

Shqipëri-Izrael, kush do të fitojë?

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar ndeshjen e radhës të kualifikueseve për Botërorin 2018. Kuqezinjtë do të sfidohen nga Izraeli, një kombëtare që ka objektiva të njëjtë me përfaqësuesen tonë.

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar ndeshjen e radhës të kualifikueseve për Botërorin 2018. Kuqezinjtë do të sfidohen nga Izraeli, një kombëtare që ka objektiva të njëjtë me përfaqësuesen tonë.

Në letër, Shqipëria është një skuadër më e mirë se Izraeli dhe me të drejtë pritet një fitore, edhe pse në kampin kuqezi janë kujdesur që të mos bëjnë shumë premtime. Megjithatë ne po radhisim 5 arsye pse Shqipëria mund të fitojë sot (e shtunë).

1.Etrit Berisha dhe Bekim Balaj – Që në krye të herës duam të theksojmë se të gjithë lojtarët, këtu mund të përjashtohen dy-tre, janë duke u aktivizuar rregullisht me klubet e tyre, një gjë shumë pozitive për kombëtaren, por duam të veçojmë 2+1 lojtarë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Etrit Berisha vjen në kombëtare pasi është aktivizuar çdo javë me skuadrën e tij. Në 6 ndeshjet e fundit, gardiani i portës kuqezi ka pësuar vetëm 1 gol. Më mirë se ai ka bërë vetëm Thibaut Courtois, portieri i Chelseat që nuk ka pësuar fare në 6 ndeshjet e fundit (1 me Belgjikën dhe 5 me Chelsean). Kjo formë e Berishës padyshim se e bën skuadrën të ndihet më e sigurt.

Edhe Bekim Balaj po kalon në një formë të jashtëzakonshme. Dëmtimi i Armando Sadikut dhe rënia në formë e Sokol Cikalleshit shtuan kokëdhimbjet për De Biasin, që tashmë i falet formës së Balajt. Sulmuesi shkodran shënoi dy gola për katër minuta në ndeshjen që skuadra e tij Terek Grozni e fitoi ndaj Zenitit. Kjo dopietë çoi në kuotën e tetë golave dhe Balaj është në krye ta klasifikimit të golashënuesve në Rusi.

Një tjetër lojtar që po kalon në një periudhë të mirë është edhe Azdren Llullaku. Sulmuesi me origjinë nga Kosova u rikthye në kombëtare pas formës së mirë në kampionatin rumun me Gaz Metanin. Me 12 gola në 14 javë, 28-vjeçari i kombëtares shqiptare mban kreun e renditjes së shënuesve më të mirë në ligën e parë rumune.

2.Statistikat – Kjo është përballja e parë e Shqipërisë me Izraelin. Por, forma në ndeshjet e fundit i favorizon shumë kuqezinjtë. Në pesë ndeshjet e fundit zyrtare, Shqipëria ka një bilanc pozitiv me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. E kundërta ndodh me Izraelin që ka 3 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim në pesë sfidat e tyre fundit zyrtare.

3.Skuadër e padisiplinuar – Izraeli është një skuadër e padisiplinuar taktikisht që bën të pësojë shumë gola. Kundërshtarët e Shqipërisë kanë pësuar të paktën një gol në shtatë ndeshjet e fundit. Në kualifikueset e Europianit, në 10 ndeshjet e luajtura, ata shënuan 16 dhe pësuan 14 gola. Ndërsa, kuqezinjtë, në 8 ndeshjet e zhvilluara në kualifikueset e Europianit kanë pësuar vetëm 5 gola ndërsa shënuan 10.

4.Katër, numër fati – Shqipëria ka arritur dy fitore në ndeshjet e katërta kualifikuese nën drejtimin e De Biasit. Kombëtarja ka mundur 1-0 Slloveninë në fushatën e kualifikueseve të Botërorit të Brazilit dhe fitoi 2-1 ndaj Armenisë në kualifikueset e Europianit. Edhe kjo ndaj Izraelit është ndeshja e katërt.

5.Masat e sigurisë – Aktualisht, lojtarët izraelitë vetëm në tualete nuk shkojnë pa praninë e policisë (edhe për këtë nuk jemi shumë të sigurt!). Të premten ata u stërvitën në “Elbasan Arena” ndërsa policia qëndronte në fushë. Hoteli i tyre është i rrethuar, ndërsa pikërisht për shkak të sigurisë u ndërrua edhe stadiumi ku do luhet kjo sfidë. Edhe për sot janë paralajmëruar masa të rrepta sigurie. Këto mund t’i shpërqendrojnë miqtë.

 

 

renea

Policia shqiptare në këmbë për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Policia e shtetit shqiptar është duke vazhduar me planin e masave për sigurinë e ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena.

Periskopi.com Sporti

Policia e Shtetit është duke vazhduar me përpikmëri planin e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes me Izraelin në Elbasan Arena dhe në kuadër të këtij plani, duke filluar nga ora 15:00, tuneli në rrugën Elbasan-Tiranë do të jetë i bllokuar dhe qarkullimi do të devijohet nga Durrësi.

Forca të shumta të policisë janë nisur në orët e paradites drejt Elbasanit, ku në orën 20:45 minuta “Kuqezinjtë” do të përballen me izraelitët në kuadër të eleminatoreve të botërorit rus.

Një ditë më parë, skuadra e Izraelit zhvilloi stërvitjen nën masa të rrepta sigurie. Janë rreth 2 mijë forca të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, ndërkohë që për sigurinë në hotelin ku qëndron skuadra mike është angazhuar edhe Garda e Republikës.

Dy ditë më parë, Top Channel raportoi se masat e sigurisë u përforcuan për shkak të sinjalizimeve të marra nga shërbimi sekret izraelit, Mossad për mundësinë e një sulmi ndaj skuadrës së tyre të futbollit.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Top Channel, ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin nuk i cilësoi si të tepruara këto masa. Ai tha se Izraeli tregohet i kujdesshëm jo vetëm me ekipin kombëtar të futbollit, por edhe me atletët e tjerë në përgjithësi që pas sulmeve terroriste në lojërat olimpike të Mynihut në vitin 1972. /Top Chanel/

sadiku

Sadiku mungon ndaj Izraelit

Një lajm i keq vjen për Giani De Biasin në prag të sfidës së të shtunës ndaj Izraelit. Sulmuesi Armando Sadiku nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e vlefshme për Rusi 2018.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi elbasanas ishte në garë me kohën për t’u kthyer në fushë pas operacionit që kreu në gju.

Ditën e sotme stafi mjekësor i Kombëtares i ka bërë të ditur Gianni De Biasit se nuk duhet të llogarisë shërbimet e sulmuesit për ndeshjen e radhës.

Ndërkaq, kuqezinjtë nuk kanë mundur të zhvillojnë të plotë programin stërvitor ditën e sotme. Shkak janë bërë reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit.

Frédéric Veseli

Veseli: Nuk dua barazim, dua fitore ndaj Izraelit

Frederic Veseli është deklaruar para ndeshjes me Izraelin.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi Veseli është shprehur se nuk e dëshiron barazimin dhe nuk do të futet për barazim, por dëshiron vetëm tre pikët ndaj Izraelit.

“90 për qind e skuadrave që luajnë ndaj Spanjës humbasin, kështu që edhe nëse del pa pikë ndaj këtij kundërshtari nuk është ndonjë çudi. Por, kundër skuadrave më të vogla presioni është edhe më i madh. Prandaj e them se kjo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë grup”, është shprehur Veseli, citon SuperSport.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin. Varet sesi do të shkojë loja. Nëse luajmë shumë mirë, por për arsye të ndryshme nuk arrijmë të fitojmë, sërish do të isha i kënaqur”, ka përfunduar lojtari. /Periskopi.com

infantino

FIFA kërkon siguri për Izraelin nga Shqipëria

FIFA ka kërkuar siguri nga shteti shqiptar për kombëtaren e Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Rreziqet nga sulmet e mundshme terroriste e kanë shtyrë FIFA-n që ta obligojë Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshjen e 12 nëntorit kundër Izraelit, Kombëtarja Shqiptare ta zhvillojë në Elbasan, e jo në Shkodër siç ishte planifikuar fillimisht. Lajmin e ka konfirmuar FSHF-ja, raporton “Zëri.info”.

Kjo ka ardhur me qëllim që t’i krijohet siguri maksimale ekspeditës izraelite, që është konsideruar e rrezikuar për motive të njohura politike në Lindjen e Mesme. Para pak ditësh në Shkodër janë arrestuar katër persona të dyshuar për planifikime të sulmeve terroriste, e të cilët thuhet se janë zbuluar pikërisht nga Shërbimet Sekrete Izraelite.

Mediat në Tiranë kanë raportuar edhe për një takim në mes zyrtarëve të FIFA-s, FSHF-së dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, me ç’rast palët janë pajtuar që ndeshja të zhvillohet në Elbasan. Mediat shqiptare kujtojnë se Elbasani është dëshmuar si vend i sigurt për ndeshje të konsideruara si të “rrezikshme”, siç ishte rasti me ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila ishte kryer pa asnjë problem, ndonëse pritej me tensione të mëdha.

 

loro boriqi

Shkaku i kërcënimve terroriste anulohet loja Shqipëri-Izrael në Shkodër

Stadiumi “Loro Boriqi” në Shkodër nuk do të presë Shqipërinë dhe Izraelin më 12 nëntor.

Periskopi.com Sporti

Është UEFA që i ka dërguar letër Federatës Shqiptare të Futbollit, duke vendosur në momentet e fundit që ky takim të mos luhet në këtë stadium, por në Elbasan Arena, njofton FSHF, përcjell Gazeta Olle.

Takimi nis nga ora 20:45.

loro boriqi

Shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ paralajmëron sulme terroriste në Shqipëri

Arrestimi i katër personave të dyshuar për terrorizëm në Shkodër javën e kaluar është bërë pas sinjalizimeve për përgatitjen e incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e cila mbahet më 12 nëntor 2016 në Shkodër.

Periskopi.com Sporti

Burime të Prokurorisë i kanë thënë gazetës “Panorama” se thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia (berber), Bekim Protopapa (mjek), Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë, ka qenë një raport i mbërritur nga shërbimi Sekret Izraelit, Mossad.

Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”. Informacioni i ardhur nga jashtë mësohet se ka të dhëna konkrete për llojin e lëndës që do tentohej të përdorej për prishjen e rendit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, por hetuesit nuk pranojnë të japin hollësi.

Po kështu, burimet e hetimit nuk pranuan ta konfirmojnë zyrtarisht lajmin, por nuk e mohuan atë duke pranuar se dosja ndaj katër të arrestuarve, “ka prova të ardhura nga jashtë vendit, por të njohura e të vlerësuara në rrugë proceduriale nga prokuroria e krimeve të rënda”. Me kërkesë nga kjo e fundit, çështja po mbahet në sekret të plotë, ndërsa edhe policia ishte porositur të mos bënte publike identitetet e plota të personave të arrestuar, përcjell Gazeta Olle.

Ata, sipas hetimit, kishin lidhje me grupin prej 7 personash të arrestuar në Kosovë të shtunën e javës që shkoi, për të cilët është thënë se “po ndërmerrnin veprime përgatitore për kryerje sulmesh”.

Informacioni i Mossad

Mossad duket se është angazhuar në këtë çështje me qëllim sigurimin e paprekshmërisë fizike të skuadrës kombëtare të Izraelit gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për Botërorin 2018. Jo zyrtarisht, burimet e Prokurorisë thanë se informacioni i përcjellë nga Shërbimi sekret izraelit është verifikuar e konfirmuar brenda pak ditësh nga strukturat e sigurisë në Shqipëri se kanë vënë menjëherë në dijeni Prokurorinë duke kërkuar autorizimet e nevojshme me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore të vëzhgimit të personave të dyshuar.

Sipas burimeve të organit të akuzës, vëzhgimi disa ditor në Shkodër konfirmoi informacionin e ardhur nga jashtë duke sjellë kështu edhe arrestimin e katër personave të dyshuar. Ata ishin të skeduar edhe më parë për aktivitetin e tyre, pasi ishin filmuar teksa merrnin pjesë në procesin gjyqësor ndaj grupit të 9 xhihadistëve të akuzuar për rekrutimet në Siri.

Po sipas akuzës, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa kanë qenë frekuentues të xhamisë në Unazën e Re në Tiranë dhe aktivë në thirrjet fetare të bëra brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda gjatë procesit ndaj imamëve të vetëshpallur Genci Balla dhe Byjar Hysa, të akuzuar se me shtatë pasues, kanë rekrutuar më se 70 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri për pjesëmarrje në luftime të armatosura.