34cf7fd100000578-0-image-a-43_1464774346212

Deschamp i gatshëm të kthejë Benzeman

Trajneri i Francës, Didier Deschamps i hap dyert, sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për mediat franceze numri Deschamps la të hapura mundësitë që ish lojtari i Lyonit të rikthehet të luajë me ekipin përfaqësues.

Deschamp në fjalën e tij bëri të ditur se arsyeja që ai nuk është mbështetur te Benzema gjatë kësaj periudhe ka patur të bëjë vetëm me faktin se lojtari u përfshi në çështjen Valbuena duke i bërë shantazh këtij të fundit.

Megjithatë trajneri u tregua i gatshëm për të grumbulluar sërish në kombëtaren franceze 28-vjeçarin edhe pse për diçka të tillë duhet të vendosin instancat më të larta të shtetit, sepse skandali në cilin u përfshi i Benzema i kaloi përmasat e futbollit duke u kthyer në një çështje kombëtare, pasi në lojë ishte imazhi i shtetit francez në sytë e Evropës dhe Botës.

“Benzema ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren franceze, por më pas ndodhën gjëra të çuditshme, kur marr disa vendime të caktuara unë e bëj për të mirën e ekipit”, theksoi trajneri i gjelave.

Benzema ka që nga tetori i vitit 2015 që nuk grumbullohet në kombëtaren franceze por Deschamps la të kuptohet se situata në të cilën ndodhet futbollisti nuk do të jetë e njëjtë pas 4 muajsh apo ndoshta 1 viti.