_92470399_rooney_rex

Rooney kërkon falje

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kërkuar falje për sjelljet e tij, pas takimit me Skocinë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Periskopi.com Sporti

Pas ndeshjes të zhvilluar të premten, Rooney ishte fotografuar i dehur në një aheng me miqtë e tij dhe kjo zgjoi reagimin e Federatës së Anglisë që vendosi të shqyrtojë politikat për kohën e lirë të futbollistëve, përcjell koha.net

Në një njoftim për “Press Association Sport”, Rooney ka pranuar se fotografitë për dikë mund të jenë jo të përshtatshme.

“Natyrisht, Waynet i vjen keq që fotografitë me fansa janë publikuar. Ishte një ditë e lirë për gjithë ekipin dhe stafin, ai e di se fotografitë për dikë janë të papërshtatshme. Sot Wayne ka folur privatisht me trajnerin Gareth Southgate dhe kryetarin e Federatës Dan Ashworth, ku u ka kërkuar falje. Ai dëshiron po ashtu t’u kërkojë falje fansave të rinj, që i kanë parë ato fotografi”, thuhet në njoftimin në emër të Wayne Rooneyt.

rooney

the-sun-frontpage-16112016_fjl65bpc4ka51p2vo1ysv4p9n-1-768x977
Roney, i dehur i fotografuar nga gazeta The Sun

 

rooney

Rooney kapet ‘mat’ duke pirë alkool (Foto)

Kapiteni i Manchester United dhe Anglisë është kapur nga mediat angleze i dehur në klubet e natës.

Periskopi.com Sporti

Reagime të shumta ka ngjallur në media dhe në rrjetin social Tëitter.

Reporterët e tabloidit britanik The Sun kanë fotografuar sulmuesin anglez të dehur tapë në veshje sportive të Anglisë.

Rooney mungoi në ndeshjen e luksit ndërmjet Kombëtares Angleze dhe Kombëtares Spanjolle, për shkak të lëndimit në gju. /Periskopi.com/

the-sun-frontpage-16112016_fjl65bpc4ka51p2vo1ysv4p9n
Rooney i dehur

 

rar

wrwr

aspas

Spanja nga 0-2 në 2-2 ndaj Anglisë (Video)

Kombëtarja e Anglisë e ka pritur në një ndeshje luksi Kombëtaren e Spanjës në stadiumin historik Wembley Stadium.

Periskopi.com Sporti

Gjithëqka filloi mirë për ‘tre luanët’ të cilët kaluan në epërsi në minutën e 9’ përmes një penaltie të realizuar nga Adam Lallana.

Anglia në minutën e 25’ mbeti pa golashënuesin e tyre deri në ata moment pasi që Lallana u lëndua dhe u zëvendësua nga lojtari i Arsenalit, Theo Walcott.

Edhe në pjesën e dytë ishte po i njëjti skenar, ku anglezët dominuan lojën ku arritën të shënojnë në minutën e 48’ kësaj radhe përmes Jamie Vardy, pas një super kundërsulmi.

Spanja filloi të shfaqet e rrezikshme në dhjetë minutat e fundit të takimit ku golin e parë e shënuan përmes Iago Aspas, ndërsa për golin e barazimit u përkujdes mesfushori i Real Madridit, Isco Alcaron ku praoni një harkim nga Carvajal dhe arriti të mposhtë portierin e Anglisë për rezultatin përfundimtar 2-2. /Periskopi.com/

isco

Barazon Spanja në minutën e fundit ndaj Anglisë (Video)

Spanja ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Anglisë.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë përmes super yllit të Real Madridit, Isco Alcaron në minutën e 95’. /Periskopi.com/

hlkj

Ish lojtari i Liverpool i shënon Anglisë (Video)

Spanja ka ngushtuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi ish lojtari i Liverpoolit, anëtari i Celta Vigos, Iago Aapas. /Periskopi.com/

vardy

Jamie Vardy shënon për 2-0 (Video)

Anglia shënon edhe golin e dyt për rezultatin 2 me 0 ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Këtë herë realizuan përmes sulmuesit Jamie Vardy në minutën e 48’, pas një kundër sulmi të ‘tre luanëve’. /Periskopi.com/

lallana

Lajm i keq për Liverpool (Foto)

Kombëtarja e Anglisë dhe skuadra e Liverpool kanë marrë një lajm të keq.

Periskopi.com Sporti

Golashënuesi i vetëm në ndeshjen Angli-Spanjë është lënduar në minutën e 25’ të ndeshjes.

Bëhet fjalë për Adam Lallana i cili lëndoi muskulin dhe u detyrua të largohej nga ndeshja i cili u zëvendësua nga Theo Walcott.

Padyshim se ky është një lajm i tmerrshëm për Liverpoolin, pasi që Lallana ka qenë ndër lojtarët kryesor të skuadrës së Jurgen Klopp këtë sezon. /Periskopi.com/

lfc

england

Anglia kalon në epërsi ndaj Spanjës (Video)

Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Golin e realizoi mesfushori anglez, Adam Llallana nga pika e bardhë në minutën e 9’ të ndeshjes. /Periskopi.com/