ronaldo-koke

Koke e quajti homoseksual Ronaldon, ja si u përgjigj portugezi (Video)

Në fundjavë, Real Madridi mposhti Atletico Madridin me rezultat 3:0.

Periskopi.com Sporti

Në këtë sfidë, portugezi shënoi tre golat.

Mirëpo, ai kishte probleme edhe me mesfushorin e skuadrës së Atleticos, Koke, i cili e quajti Ronaldon homoseksual.

Por, cila ishte përgjigjja e 31-vjeçarit të Real Madridit?

Këtë e ka zbuluar radiostacioni spanjoll “Cope”, që ka bërë të ditur bisedën në dhomën e zhveshjes së “Los Blancos”, pas përfundimit të ndeshjes.

Ronaldo: Koke më quajti mua homoseksual.
Bashkëlojtari: Çfarë?
Ronaldo: Ju jeni homoseksual më tha. I thash: “Nëse do të takohemi në Madrid, ju do të shihni çfarë do t’ju bëj”.
Bashkëlojtari: Çfarë do t’i bëni?
Ronaldo: Asgjë, çfarë duhet t’i bëj?
Një bashkëlojtar që u inkuadrua me vonesë: Çfarë ndodhi?
Ronaldo: Koke më quajti homoseksual. I thash: “Po, një homoseksual, por një njeri shumë i pasur, idiot”.

/Periskopi.com