Incident në një xhami në Francë, sërish kokë derri te dera

Mësohet se pranë një xhamie në qytetin jugor të Francës, Nice, është vendosur kokë derri.

Periskopi.com Lajme

Kanali BFM, njoftoi se policia ka nisur hetimet në lidhje me personat të cilët kanë vendosur kokën e derrit të egër pranë xhamisë.

Imami i xhamisë, Mahmut Benzamia, në deklaratën për shtyp, duke theksuar se janë ballafaquar me një sulm të këtij lloji edhe para hapjes zyrtare të xhamisë në muajin qershor, tha se “Kur erdha mëngjes në xhami kishin lënë një kokë derri. E thirra policinë, e hoqën kokën e derrit dhe e pastruan vendin. Shpresoj që kjo të jetë e fundit.” Benzamia theksoi se do të padisë përgjegjësit.

Policia franceze, kishte kapur 2 sulmues të moshës 40 vjeçare të cilët kishin lënë kokë derri para të njëjtës xhami. Gjykata në Nice, pritet që nesër të jap vendimin e saj në lidhje me personat në fjalë.

Gjatë ndërtimit të xhamisë me kapacitet prej rreth 400-500 personave, me arsye se ka ardhur mbështetje financiare nga Arabia Saudite, ka patur debate të mëdha mes komunës dhe shoqatës së xhamisë.

Në raportin e publikuar nga ana e Këshillit Islamik të Francës (CFCM), ishte njoftuar se në vend janë bërë 429 sulme ndaj muslimanëve, fizike dhe institucionale, shifër e cila ka treguar rritje prej 223 për qind në krahasim me vitin 2014, raporton AA

Ndërsa Shoqata Franceze e Luftës kundër Islamofobisë (CCIF) numrin e sulmeve e kishte përcaktuar si 905, dhe kishte theksuar se gjatë një viti ka pasur rritje prej 18.5 për qind.