Moti gjatë kësaj jave

Periskopi.com Lajme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale , ku sipas parashikimeve merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri në 30 gradë Celsius.

Pas këtyre temperaturave të larta të mërkurën dhe të premten pritet një ç’rregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikoj në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë Celsius.

Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Moti sot mbi vendin tonë

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti mbi vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, kurse, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.

 

Sërish befason moti, ja temperaturat për ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Pas depërtimit të fushave të qëndrueshme me presion të lartë, gjatë ditës së sotme, ditëve në vijim mbi rajon nga Atlantiku pritet të depërtojnë fusha jostabile me presion të ulët dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, të enjten do të mbajë mot i ngrohtë, paradite me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten mundësi për riga lokale shiu, të cilat vende-vende do të vazhdojnë edhe të premten paradite, e më pas gjatë ditës së premte do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe diell.

Në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë, jostabil dhe i ndryshueshëm, me vransira të pjesëshme, ku në orët e pasdites priten edhe të reshura lokale shiu me bubullimë.

Edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil, me vransira dhe diell, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare, me minimale nga 5C deri në 13C, e maksimale nga 22C deri në 24C.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

 

Sonte pas mesnatës ndryshon ora

Ardhja e stinës së pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së diellit sipas ekliptikës.

Periskopi.com Lajme

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës.

Mw 21 mars dita zgjat 12 orë e shtatë minuta.

Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, pra nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit, kanë kaluar 12 orë.

Me ardhjen e pranverës të dielën e fundit të muajit mars ndodh edhe ndërrimi i orës.

Kështu, këtë të diele, më 26 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’i japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale.

Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast./ Periskopi

Ky është moti për sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë, e enjte 16 shkurt 2017 parashikohet të jetë me diell.

Periskopi.com Lajme

Era do fryj nga Veriu 10 deri 30 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga -2-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 10-C.

Nesër temperaturat deri -25 gradë celsiusë në Kosovë

Kjo fundjavë është me mot shumë të ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, ndërsa ditën e diel do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës së ardhshme turbullira nga Arktiku do të mbetet e bllokuar mbi Detin e Zi, që do të vazhdojë të sjellë mot shumë të ftohtë, me mundësi që kohëpaskohe të kemi edhe rrebeshe të dobëta bore, raporton Prishtina Weather

Temperaturat e ajrit gjatë natës do të vazhdojnë të pësojnë rënie, ku në fundjavë minimalet pritet të zbresin deri në -21C, e në vise malore deri në -25C, ndërsa maksimalet do të zbresin në -12C deri -10C. Në fillim të javës do të ketë rritje graduale të temperaturave, por që do të vazhdojnë të mbesin thellë nën vlera mesatare.

Era gradualisht do të fillojë të qetësohet, duke vazhduar të fryjë nga veriu-veriperëndimi me intensitet mesatar 3-7m/s, e në fillim të javës do të fryjë lehtë nga verilindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike ka filluar të shënojë rritje, që në fundjavë do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Kur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk i di kompetencat e veta, reagon ndaj deklaratave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ish drejtorit Sylë Tahirsylaj dhe disa portaleve që raportuan mbi deklaratën e tij se “duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”.

Periskopi.com Lajme

IHMK-ja thotë se është duke e përcjellë situatën meteorologjike në gjithë territorin e Kosovës.

“Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale”, thuhet në njoftimin e IHNK-së.

“IHMK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucionalë që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit. Do të vjen dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashke me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtë institucionale, të japin përgjegjësi para ligjit”, thuhet më tej në reagim.

Në fund të reagimit të saj, IHMK ka thënë se bëjnë parashikime dhe ju dërgojnë medieve, kurse organet kompetente janë ato që nëse e shohin të nevojshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Java që vjen sjell edhe borën

Këtë fundjavë, situata sinoptike mbi rajon mbetet pa ndryshime të theksuara.

Periskopi.com Lajme

Masa të ngrohta ajrore përkohësisht do të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin rritje të temperaturave.

Të shtunën kishte mot kryesisht me diell, e të dielën do të ketë edhe vranësira. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta vende-vende priten mundësi për mjegull.

Në fillim të javës së ardhshme turbullira nga veriu i kontinentit, do të sjellin mundësi për riga lokale shiu, të cilat me rënie të temperaturave do të përzien edhe me fjolla bore.

Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, me minimale nga -6C deri në 0C, e ato maksimale nga 4C deri në 7C, e nga mesi i javës së ardhshme do të zbresin në 3C..

Era do të fryjë lehtë nga verilindja 1-4m/s, e të hënën nga jugperëndimi 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.

Ditët e fundit të nëntorit me acar, të martën borë

Masat e ftohta ajrore polare kanë filluar të depërtojnë mbi Evropën lindore, ku gjatë ditës së nesërme pritet të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin acar siberik në këto ditë të fundit të nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Të hënën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, me erë të ftohtë veriore, e vende-vende priten riga lokale shiu, të cilat gjatë ditës me rënie të temperaturave mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore. Të martën dhe mërkurën do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, ku gradualisht priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Të martën vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e enjte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, derisa temperaturat do të fillojnë gradualisht të ngritën.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare me minimale që do të sillen nga -7C deri në -2C, e ato maksimale do të zbresin deri në -1C, të martën, e më pas do të rriten deri në 6C, të premten.

Era do të fryjë nga veriu-verilindja 4-10m/s, e prej të enjtes nga jugperëndimi-perëndimi 2-7m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale./ Periskopi

Flaka Surroi pranon bashkimin vetëm si Federatë, tregon nëse dëshiron të jetë presidente

Udhëheqja e Grupit Koha, Flaka Surroi është për bashkimin e trojeve shqiptare, por, për një shtet federal.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Oxygen ajo ka thënë se nuk do të pranonte një Shqipëri të madhe me Hashim Thaçin kryetar apo me Edi Ramën kryetar, të tillë thotë se vështirë do e imagjinonte.

“Federatë po, secili ruan njësitë e veta. Jemi të ngjashëm por të ndryshëm, e ato do duhej të ruheshin. Nëse ndonjëherë do bëhej, jam për ‘Republika federale e Shqipërisë'”, tha ajo.

E pyetur nëse e sheh veten ndonjëherë si presidente e Kosovës, kundërshtoi shpejt.

Tha se një e tillë duhet të ketë afinitet dhe dije, kështu duke thënë që vet nuk i posedon./ Periskopi

Fundjava me mot më stabil, me vranësira të pjesshme dhe diell

Ditëve të fundjavës fusha më stabile të presionit të lartë nga Evropa qendrore, do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot më të qëndrueshëm, pjesërisht të vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit të muajit tetor do të karakterizohen me vranësira të pjesshme dhe intervale më të gjata me diell, të shtunën në mëngjes vende-vende mund të ketë edhe ngrica të lehta.

Sipas Prishtina Weather nëpër lugina dhe vise të ulëta, në mëngjes priten mundësi edhe për mjegull.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në +3C, e ato maksimale rreth vlerave mesatare 10C deri në 13C, raporton Periskopi

Të martën masa më të ftohta ajrore që ndodhen në lindje të kontinentit do të depërtojnë përkohësisht duke zbritur maksimalet deri në +8C, e minimalet gjatë natës deri në -2C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Pushon shiu, fillimi i javës me mot të ngrohtë

Të shtunën në mëngjes do të vazhdojnë rrebeshet e shiu, të cilat gjatë ditës gradualisht do të pushojnë, e ditën e diel, pas mëngjesit me mjegull gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës do të mbajë mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit nëpër lugina dhe vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull. Nga mesi i javës pritet përkeqësim i motit dhe rënie e theksuar e temperaturave, raporton Prishtina Weather

Gjatë kësaj periudhe temperaturat do të rriten gradualisht mbi vlera mesatare në të dy ekstremet, me minimale që do të luhaten nga 7C deri në 9C, e maksimale nga 16C deri në 19C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe lindja 1-4m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Në fundjavë sërish priten vranësira dhe të reshura shiu

Pas motit të qëndrueshëm dy ditëve të fundit, gjatë fundjavës një turbullirë nga Atlantiku, që momentalisht ka filluar të depërtojë mbi Mesdhe, do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura shiu.

Periskopi.com Lajme

Si rrjedhojë, të shtunën pas mëngjesit me mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten rrebeshe të dobëta shiu.

Të dielën, pas mëngjesit me reshje të qëndrueshme shiu, gjatë ditës priten rrebeshe shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

Në ditët e para të javës së ardhshme, të hënën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me rrebeshe të dobëta shiu. Nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu.

Temperaturat gjatë fundjavës do të ngritën mbi vlera mesatare, me minimale nga 7C deri në 10C, e ato maksimale nga 19C deri në 21C. Nga dita e hënë, temperaturat maksimale pritet të zbresin nën vlera mesatare, deri në 15C.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Të mërkurën shi, nga e enjtja përmirësim i motit

Turbullira që po sjell të reshurat e shiut, gjatë ditës së nesërme do të kaloj nga rajoni ynë duke u zhvendosur mbi detin e Zi, ndërsa nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të depërtojnë mi rajonin tonë nga dita e premte.

Periskopi.com Lajme

Gjatë natës reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë, vende-vende do të vazhdojnë rrebeshet e shiut, të cilat deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Në vise malore priten mundësi edhe për reshje bore.

Nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, ndërsa nga dita e premte temperaturat do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare.

Në orët e mëngjesit në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegull. Gjatë fundjavës një tjetër turbullirë nga Atlantiku do të filloj të depërtojë mbi rajon duke sjellë sërish vranësira dhe reshje shiu, raporton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale do të rriten nga 3C, të enjten, deri në 10C në fundjavë, e ato maksimale nga 12C deri në 20C.

Era do të fryjë nga verilindja 1-9m/s, ndërsa nga dita e enjte juglindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje mbi këto vlera./ Periskopi