Kodi

Shteti i ‘vëllait’ të Hashim Thaçit, i pari që njeh kodin telefonik të Kosovës

Turqia ka futur zyrtarisht prefiksin e Kosovës në listë zyrtare +383.

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i presidentit, Ardi Nurellari përmes një postimi në Facebook ka treguar se në aeroportin e Stambollit e ka futur prefiksin e Kosovës në listë.

“E gjithë kjo bezdi mu fashit menjëherë kur ne përpjekje për tu lidhur me Wi Fi pashe qe aeroporti i Stambollit e ka futur tashme prefiksin shtetëror te Kosovës ne liste, pa pritur qe te behet plotesisht operativ. Teşekkür ederim Türkiye!”, ka shkruar Nurellari në Facebook.

15239285_10157821974685301_378510266_n-270x480

Marko Gjuriq

Gjuriq tregon planin për “pushtimin” telekomunikativ në Kosovë

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur sot në lidhje me zhvillimet e kodit telefonik të Kosovës dhe atë çka do të ofrojë Serbia.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se kjo marrëveshje do t’i ndihmojë shumë Serbisë, transmeton Koha.net.

“Kjo marrëveshje do ta rritë vlerën e Telekom Serbisë në tërësi, dhe jo për shifra të vogla, sepse do të jetë në dispozicion një territor i tërë (territori i Kosovës)”, ka thënë Gjuriq.

Ai më tej jep edhe premtime rreth telekomunikacionit në Kosovë.

“Për herë të parë pas shumë vitesh nga Hogoshti e deri në malet e Sharrit do të përfundojmë sistemin tonë të telekomunikacionit. Nuk kemi nevojë që të shpërndajmë valë nga Serbia, por do të jemi me kapacitet të plotë në Kosovë”, shtoi Gjuriq, duke vazhduar ende edhe për disa vendbanime në Kosovë, “Brezovica, Shtërpca, Graçanica e Kllokoti do të mbulohen me rrjet 3G dhe 4G, si dhe internet të shpejt për të gjithë banorët atje”.

Ivica

Daçiq e kundërshton Tahirin: Thirrjet Kosovë-Serbi do të jenë lokale, jo ndërkombëtare

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot se marrëveshja e telekomunikacionin me Kosovën është shumë e rëndësishme për interesat e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

“Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit nuk e ka njohur Kosovën si shtet, as Kosova nuk ka marrë anëtarësimin, pra Serbia do të kërkojë kodin për zonën gjeografike të Kosovës, derisa thirrjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera në Serbi edhe më tej do të mbetet thirrje lokale (ndërqytete)”, ka thënë Daçiq përmes një deklarate për media.

Sipas tij, mënyra se si është zgjidhur çështjen e “pronës tonë në Kosovë është me rëndësi jetike për Serbinë, për shkak se ajo është e rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të që mbetën pazgjidhura”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, marrëveshja është një tregues për korrektësinë e politikës së Qeverisë së Serbisë, e cila ishte edhe konstruktive në dialog, por edhe e pa kompromis në mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

Ai shtoi se Kosovës i dështuan të gjitha shantazhet dhe ultimatume që kërkoi për më shumë se dy vjet, pasi ajo donte të shembte formimin e komunave serbe.

“Serbia është partner i besueshëm që kujdeset për vendimet dhe fjalët e saj, por nuk lejon që të fyhet nga askush”, përfundoi ai.

Në Bruksel sot, pas tre ditë bisedimesh, është konfirmuar se është arritur marrëveshja për telekomunikacionin midis Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se kjo është një epokë e re e Telekomit të Serbisë, si dhe kompania do të jetë në dispozicion në të gjithë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën,  sipas tij vlera e tij në tërësi do të rriten.

Në anën tjetër, ministrja Edita Tahiri tha sonte se thirrjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë ndërkombëtare dhe jo thirrje lokale, siç ka thënë Daçiq.

Tahiri thotë se thirrjet Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, do të jenë thirrje ndërkombëtare

Edita Tahiri

Tahiri thotë se thirrjet Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, do të jenë thirrje ndërkombëtare

Në Bruksel përfunduan bisedimet dy ditëshe, në të cilat u përcaktuan obligmet finale të palëve për zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore në dialogun e Brukselit së bashku me delegacionin e ekspertëve të ARKEP-it dhe Telekomit të Kosovës, me sukses mbrojtën qëndrimin që obligimet e palëve të jenë në pajtim me marrëveshjen e vitit 2013 për kodin telefonik, planin aksional dhe konkluzionet e dakorduara më 13 shtator 2016, të zbatohen në mënyrë të përpikët dhe në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet në këto marrëveshje.

Ministrja Edita Tahiri, pas përfundimit të bisedimeve deklaroi se tashmë çdo gjë është përcaktuar në detaje për sa i takon obligimeve zbatuese të palëve dhe se Kosova do të bëhet me kod telefonik shtetëror më 15 dhjetor 2016, të cilin do t’ia jep ITU-ja.  Ajo shtoi se me këtë marrëveshje Kosova fiton sovranitetin shtetëror në fushën e telekomunikacionit, sepse kodi telefonik e përcakton sovranitetin e saj ndërkombëtar dhe njohjen në botë përmes kodit të saj telefonik. Po ashtu, kjo Marrëveshje hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në ITU dhe më këtë marrëveshje po bëhët njohja ndërkombëtare e Kosovës në fushën e telekomunikacionit.

Ajo poashtu tha se sipas marrëveshjes së Brukselit, Serbia obligohet t’i dërgoj një letër ITU-së më 3 dhjetor 2016 me të cilën shpreh zotimin se nuk do të pengojë në asnjë mënyrë që ITU t`ia ndajë kodin telefonik shtetëror Kosovës. Ministrja Tahiri, poashtu shtoi se Kosova do të ketë të gjitha të drejtat shtetërore që të administroj me kodin e vet telefonik sikur gjithë shtetet tjera dhe se në Kosovë do të ketë vetëm një kod 383 dhe të gjitha kodet e huaja që janë përdorur 381, 377, 386 do të kalojnë në kodin e shtetit të Kosovës. Do të shuhen të gjithë operatorët ilegal të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999. Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare.

Poashtu Kosova, sipas marrëveshjes, obligohet që t’i jap një licencë të përkohshme dhe të kufizuar një kompanie të re të regjistruar në Kosovë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, fushë-veprimtaria e së cilës do të jetë e kufizuar në disa zona të caktuara në Kosovë dhe me nivel të frekuencave që përcaktohet me ligjet e Kosovës. Funksionimi i kësaj kompanie është i kufizuar edhe në aspektin kohorë, veprimtaria e saj do të përfundojë në momentin që në Kosovë do të vie operatori i tretë i telefonisë mobile përmes një tenderi ndërkombtarë.

Në marrëveshje u përcaktua se Telekomi i Kosovës mund t’i jap me qira disa asete të telefonisë fikse për përdorim nga kompania e re, dhe për këtë çështje vendosë Telekomi i Kosovës sepse këto prona janë të saj.

Pas dakordimit të konkluzioneve të këtij takimi, tashmë Kosova po ecë sigurtë drejtë marrjes së kodit shtetëror nga ana e ITU-së. Takimi i radhës së ekspertëve të të dyja shteteve do të mbahet në Bruksel para datës 3 dhjetor 2016 ku do të bisedohet për të përcaktuar kufirin frekuencorë.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Tahiri kishte në përbërje edhe Kreshnik Gashin, koordinator teknik dhe kryetar i bordit të ARKEP si dhe anëtarët e bordit: Nijazi Ademaj, Hazir Hajdari, Bahri Anadolli dhe Shqiprim Pula. Poashtu Ilir Imeri, shef i Departamentit për Komunikime Elektronike në ARKEP, Visar Halimi, shef i Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave në ARKEP, Astrit Ajvazi, shef i Departamentit për Monitorim të Radiove dhe Inspeksion në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i Bordit të Telekomit të Kosovës dhe Mehdi Latifaj, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës.

 

Besa Luzha

Luzha marrëveshjen për kodin telefonik e quan ‘fitore e Pirros’

Profesoresha universitare, Besa Luzha e ka ironizuar këtë marrëveshjen në Bruksel për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ajo e quan atë si “fitore të Pirros”.

“Edhe një fjollë e radhës që kurrsesi s’po shkrihet. Duhet me shpresu që Serbia na e jep kodin mbasi të shihet a po ia rehatojmë mirë kompaninë publike të saj në territor të Kosovës”, ka thënë Luzha, teksa ka cituar një pjesë nga njoftimi zyrtar i BE-së.

“Palët do të shqyrtojnë këto dokumente dhe në qoftë se ata bien dakord se dokumentet janë në përputhje me Marrëveshjen e Telekomunikacionit nga Marrëveshja e 2013-ës, Plani i veprimit dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së të vitit 2015, Serbia do të dërgojë një letër ITU-së më 3 dhjetor duke rënë dakord se një kod treshifror mund të ndahet për Kosovën”, ka thënë ajo./ Periskopi

Shpend Ahmeti

Ahmeti e quan tmerr përfaqësimin e Kosovës për kod telefonik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me kodin telefonik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se Serbisë do t’i krijohen favore dhe të gjitha ato që t’i lejojnë Kosovës të ketë kod telefonik. E këtë përfaqësim të Kosovës, ai e quan tmerr.

“Thirrjet telefonike në mes të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë do te trajtohen si lokale. Serbia do ti ruaj asetet e veta në Kosovë e po ashtu do të ketë licence për operatorë serb brenda Kosovës. E për këto favore Serbia do t’i lejojë Kosovës ta ketë kodin telefonik. Pra ata e lejojnë. Tmerr çfarë përfaqësimi!”, ka shkruar Ahmeti.

Anton Berisha

Ish-kreu i ART-së thotë se Edita Tahiri po e përfaqëson interesin e Serbisë

Ish-shefi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha, ka hedhur kritika të mëdha në adresë të Qeverisë Mustafa, sa i përket bisedimeve për kodin telefonik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Kjo qeveri, me këtë zonjën Edita Tahiri, de fakto i ka shndërruar bisedimet Kosovë-Serbi në bisedime Serbi-Serbi, sepse pala kosovare është përfaqësuese e interesit të Serbisë e kjo marrëveshje (kodit telefonik) nuk i jep asnjë dobi Kosovës”, ka thënë Berisha në Tribuna Channel.

Sipas tij, pala kosovare në Bruksel ka bërë një marrëveshje në dëm të shtetit të Kosovës dhe në dëm të infrastrukturës telekomunikuese të Kosovës, pasi që ajo i ka legalizuar uzurpimet që kanë ndodhur në pjesën veriore – si bashkëngjitje e telekomit serb.

Berisha e ka quajtur mashtruese të vazhdueshme ministren e dialogut Edita Tahirin.

“Po me vjen keq më përdor fjalorin e merituar për këtë, por nuk mund t’i ikim fjalës mashtruese. Ajo është shndërruar në një mashtruese të opinionit publik dhe ka marr për detyrë mashtrimin e vazhdueshëm”, ka deklaruar Berisha.

Madje ai thotë se kjo ministre po i përfaqëson interesat e Serbisë në dialog.

“Ministre e përfaqësimit të interesave të Serbisë. Kjo qeveri në masë të madhe të gjitha marrëveshjet e periudhës së fundit i ka nënshkruar në favor të Serbisë”, ka thënë ish kreu i ART-së.

Telekomi i Serbisë

Mediat serbe: Telekomi i Serbisë do të operojë në Kosovë sipas ligjeve të Kosovës

Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë edhe delegatë nga Agjencia Republikane për komunikim elektronik dhe të Telekomit të Serbisë, dje kanë vazhduar negociatat për kodin telefonik i cili në të ardhmen do të duhej të përdorej në territorin e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse bisedimet nuk kanë përfunduar ende, një nga pikat kryesore të marrëveshjes për marrjen e licencës së Telekomit të Serbisë që të veprojë në gjithë territorin e Kosovës, është një nga parakushtet e Beogradit për miratimin e kodit telefonik për Prishtinën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, e përditshmja serbe Danas, shkruan se Telekomi i Serbisë do të funksionojë në territorin e Kosovës sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashikon që Telekomi i Serbisë nuk do të veprojë drejtpërdrejt por do të krijojë një kompani bijë-operator mobil, ngjashëm si funksionojnë degët e saj në Malin e Zi dhe në Republikën Srpska.

Kjo kompani do të ofrojë shërbime të komunikimit mobil në tërë territorin e Kosovës, ku fokus primar do të ketë konsumatorët e nacionalitetit serbe, dhe pasi që autoritetet e Prishtinës nuk e kanë ndërmend të lejojnë veprimin e Telekomit serb sipas ligjit të Serbisë, ky operator do të veprojë në bazë të ligjeve të Kosovës.