Pacolli vendos vijat e kuqe: Kurrë koalicion me PDK-në dhe LDK-në

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, këtë pozitë dhe atë që e kishte marrë për pak kohë në krye të shtetit i ka cilësuar si sakrificë. Të tillë e ka cilësuar edhe koalicionin me PDK-në.

Periskopi.com Lajme

“Unë kam sakrifikuar vetën dhe familjen time kur kam pranuar që të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Qëllimi nuk ka qenë që t’i mundësohet qeverisja PDK-së, por ka qenë që mos t’i ndodhë një bllokadë politike Kosovës. Një shtet që s’i kishte as 4 vjet jetë një bllokadë do të ishte marri e madhe”, ka thënë Pacolli, në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka mohuar se është kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

E kur ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore, ka thënë se nuk do të bëjë kurrë koalicion me këtë parti, LDK-në e as Nismën për Kosovën.

“Përdorimi i termit ‘vija të kuqe’ është pak banale. Për mua nuk ka vija të kuqe. Por e them si premtim dhe zotim para qytetarëve se nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në. Asnjëherë me LDK-në e cila po ashtu na ka mashtruar”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net.

“Isa Mustafa si kryetar i LDK-së e ka mashtruar AKR-në dhe sa të jetë ai në krye të AKR-së nuk mund të jetë partner i AKR-së. PDK-ja e udhëhequr nga Kadri Veseli e Hashim Thaçi nuk mundet me qenë partner të AKR-së. Nuk mundet të jetë as Nisma e Fatmir Limajt e as partitë e tjera që kanë udhëhequr deri tash në Kosovë”, tha ai.