PDK-AAK- NISMA me potencial për probleme serioze të brendshme

Periskopi.com Lajme

Tash që janë numëruar mbi 99% e votave nga KQZ-ja, pritet që së shpejti të nisë numërimi i votave që ka fituar secili kandidat në listat zgjedhore. Kjo çështje duket se mund të krijojë ndërlikime brenda dy koalicioneve më të mëdha, e veçanërisht për koalicionin shumëpartiakë PDK-AAK- NISMA.

Bashkimi i shumë partive brenda një koalicioni të madh, si në rastin e PDK-AAK- NISMA dhe partitë e tjera pjesë të këtij koalicioni, mund ta vështirësojë procesin e numërimit të votave dhe të ndarjes së mandateve të deputetëve për secilën parti pjesë të këtij koalicioni.

Duhet kujtuar se kërkesa në KQZ për të lejuar nga një komisionerë shtesë për AAK-në dhe NISMËN nëpër vendvotime është paraqitur pikërisht për shkak të mosbesimit të thellë që këto parti kanë ndaj njëra-tjetrës edhe pse bëjnë pjesë në të njëjtin koalicion.

Tashmë që është bërë e qartë se koalicioni PDK-AAK- NISMA nuk ka arritur të fitojë as mandatet që këto parti kishin siguruar në zgjedhjet parlamentare 2014, tkurrja në numrin e deputetëve fitues brenda secilës prej këtyre partive ka për të qenë e ndjeshme.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK ka patur 26 deputetë që kanë fituar më shumë se 10,000 vota, ndërsa AAK dhe NISMA kanë patur secila vetëm nga dy deputetë që kanë arritur të fitojnë në vitin 2014 mbi 10,000 vota. Duke qenë se në këto zgjedhje kanë qenë të gjithë bashkë në të njëjtën listë, vota pritet të jetë më e përqëndruar për të tre këto subjekte, që nënkupton se pragu për të fituar si kandidat brenda listës PDK-AAK- NISMA në këto zgjedhje ka për të qenë edhe më i lartë se 10,000 vota për një kandidat.

Duke u bazuar mbi rezultatet preliminare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK- NISMA mendohet të arrijë të fitoje në total rreth 38-39 kandidatë. Ky numër është tejet u ulët në raport me zgjedhjet 2014, dhe humbësit më të mëdhenj brenda këtij koalicioni parashikohet të jenë AAK dhe NISMA.

Kjo situatë do t’i tensiononte edhe më tej marrëdhëniet edhe ashtu të tendosura mes PDK-AAK- NISMA, dhe mund të shkaktoj parregullsi mes këtyre tre partive në procesin e numërimit që pritet të nisë për mandatet e kandidatëve për deputet.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi ka marr një vendim

Periskopi.com Lajme

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura të dielën, drejtuesit e subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi janë takuar të hënën dhe kanë e vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor.

Sipas një njoftimi, drejtuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi vlerësojnë lart dhe falënderojnë qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces të rregullt zgjedhor, për kulturën e treguar dhe për mbështetjen që i kanë dhënë koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi.

“Partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, pas procesit të djeshëm, presin certifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së, për të ditur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja”, thuhet në njoftim, raporton Periskopi

LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet.

Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion./ Periskopi

 

Agimi Bahtiri paralajmëron koalicionin e territ dhe ka një sugjerim për të

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Agimi Bahtiri, tregon se po has në mbështetje të madhe te qytetarët për zgjedhjet e 11 qershorit.

Bahtiri, i cili në këto zgjedhje garon me numër 50 në kuadër të listës së koalicionit AKR-LDK, ka kërkuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA të dorëzohen para 11 qershorit, sepse thotë që humbjen e kanë të garantuar.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Falënderoj qytetarët për mbështetjen e madhe që po e marrë anekënd Kosovës.

Për këto ditë të fushatës zgjedhore, qytetarët janë bindur se vetëm Koalicioni i Shpresës mund ta bëjë ndryshimin pozitiv. Pra, me 11 qershor qytetarët do t’i tregojnë koalicionit të territ se nuk është alternativë për Kosovën, pasi që ata mund t’i sjellin vetëm shkatërrim dhe degradim.

Kërkoj nga koalicioni i territ që të dorëzohet me nder para 11 qershorit, sepse koha e tyre ka marrë fund.

Pra, tashmë e qartë se koha e njerëzve të duhur për Kosovën po vjen, të cilët do të sjellin zhvillim ekonomik për Kosovën dhe të ardhme evropiane për gjithë qytetarët e saj.

Hoti: Do t’i mundim koalicionin e natës, sikur Muhaxheri më 2013

Periskopi.com Lajme

 Kandidati i Koalicionit të partive të djathta për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Pejë, se koalicionin e natës do t’i mundim më 11 qershor, siç i ka mundur Gazmend Muhaxheri, në zgjedhjet lokale më 2013, ku ishte koalicioni i njëjtë.

“Ne nuk shantazhohemi nga askush. Neve nuk mund të na kërcënojë e as të na frikësojë askush, me asgjë, sepse ne i kemi duart e pastra. Vetëm ne i kemi duart e pastra. Ne do ta mundim koalicionin e natës siç i ka mundur koalicionin e njëjtë Gazmend Muhaxheri në Pejë në vitin 2013”, ka thënë Hoti.

Para mijëra simpatizantëve të Pejës, Hoti ka potencuar se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kosovës.

“Ne kërkojmë votën e qytetarëve të Kosovës, sepse kemi ekip atdhetar, kompetent dhe përfaqësues. Bashkimi ynë në këtë koalicion është natyral. Prandaj edhe programet e partive që janë pjesë e këtij koalicioni janë harmonizuar lehtësisht. Rivalët tanë nuk po ofrojnë program qeverisës, sepse përveç fjalëve koti nuk kanë asgjë konkrete për zgjidhjen e çështjeve jetike me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Ai i ka porositur pejanët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, që mos të lejojnë që të rrezikohet e ardhmja e vendit nga koalicione dhe kandidatë që kanë probleme me personalitetin e tyre.

“Ju duhet të vendosni që qeverinë e ardhshme ta drejtojmë ne, jo ata. Institucionet e Kosovës duhet të drejtohen nga Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës dhe nga partnerët e saj të koalicionit, AKR, Alternativa dhe Lëvizja Për Drejtësi”, ka pohuar Hoti.

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Hoti është një politikan i mençur, i dijshëm, këmbëngulës dhe me duar të pastra.

“Profesor Hoti është një evropian i vërtetë i cili meriton të udhëheqë një Kosovë evropiane. Ai i ka të gjitha kapacitetet për të drejtuar një qeveri që e meriton vendi ynë”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se me gjithë potencialin e tij do t’i japë përkrahje kryeministrit të ri, Avdullah Hotit.

“Ne ia kemi borxh Rugovës dhe popullit të Kosovës një lidership politik me duar të pastra, të dijshëm dhe vizionar. Ne jemi trashëgimtarët e denjë politikë të Presidentit Rugova, profesionalë dhe me duar të pastra, pa asnjë aferë korruptive dhe kriminale”, ka thënë Pacolli.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi i ka falënderuar të pranishmit, ka shprehur bindjen se LDK dhe koalicioni i shpresës do të shënojnë fitore më 11 qershor.

“Ne, në Pejë, me besimin e qytetarëve tanë, në katër vitet e kaluara e mundëm koalicionin që sot e kemi përballë. Edhe kësaj radhe, fitorja jonë do të nisë në Pejë dhe do të shtrihet në tërë Kosovën”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se ndër të arriturat kryesore të Pejës ka qenë zhdukja e zhvatjes dhe haraçit. “Patëm premtuar se do ta zhdukim zhvatjen dhe haraçin dhe e bëmë këtë, patëm premtuar infrastrukturë dhe e bëmë. I bëmë të gjitha, sepse ne jemi njerëz të punës, të besës dhe të fjalës, siç ishin themeluesit e LDK-së dhe siç janë të gjithë njerëzit e LDK-së, siç ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova”, ka theksuar Muhaxheri, i cili e ka falënderuar edhe kryeministrin Mustafa për mbështetjen që i ka dhënë.

“Komuna e Pejës e pati ndihmën e Qeverisë Mustafa dhe ne i falënderojmë për kontributin e tyre të dhënë në zhvillimin e Pejës”, ka përfunduar Hoti.

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila ka thënë se Alternativa e ka kuptuar se e vetmja alternativë për Kosovën është bashkimi i forcave demokratike të të gjitha partive bashkëkohore evropiane rreth një programi të mirëfilltë, i cili do ta kthejë timonin e zhvillimit të Kosovës në drejtimin pozitiv, i cili më 12 qershor 2017, do ta bëjë Kosovën që në ditën e 18 vjetorit të çlirimit, të festojë ditën e fillimit të epopesë së zhvillimit të Kosovës.

“Ky koalicion, përveçse e ka idenë dhe mençurinë, e ka edhe guximin e mveshur në listën e saj, të prirë nga njeriu, i cili e ka guximin, forcën dhe vendosmërinë për ta shtyrë Kosovën përpara në proceset në të cilat të tjerët e ngecën”, ka potencuar Kusari Lila.

“Sot, me Pejën dhe për Pejën flasin dhe duan të marrin merita të tjerët. Pleqnarëve të Rugovës dhe gjithë tjerëve që e kanë kuptuar rëndësinë e shtetit të zhvilluar, u them t’u mos u besojnë aspak atyre që privatizuan qindra e mijëra hektarë të tokave të Kosovës në mënyrat më të paligjshme e sot thirren në kauzën se, kinse e mbrojnë tokën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas Kusari Lila “sot kemi qenë dëshmitarë të frymës së fitores në Deçan, në Junik, në Pejë, nesër në Gjakovë dhe kjo tregon për mbështetjen që koalicioni i shpresës e ka në Dukagjin, se Dukagjini njihet për trimërinë, besnikërinë dhe mençurinë. Bashkë do ta festojmë fitoren e madhe më 11 qershor”.

Limaj premton se Kosova do të ndryshojë me Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Në hapjen zyrtare të fushatës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ky koalicion e ka një objektiv të vetëm, siç tha ai, për t’ia kthyer besimin vendit.

Fjalimi i plotë:

Kosova me 11 qershor e ka një rast. Koalicioni ynë i ndërtuar e ka një objektiv.

Që t’i jap një mundësi atdheut tonë. Qytetarët do të kenë mundësin që këtë rast ta kthjenë në mundësi.

E kandidati ynë për kryeministër, Ramush Haradinaj, do ta krijoj një qeveri reformatore. Këtë shpresë, kryeministri i ri ta kthejë në mirëqenie dhe reformim për ta ndryshuar atdheun tonë. Në rrugën tonë të ndryshimit. Në rrugën tonë të ndërtimit.

Në rrugën tonë le të bashkohemi të gjithë e të mbajmë fjalën se atë që jemi duke bërë sot, t’ia arrijmë objektivit tonë.

Për një Kosovë të dinjitetshme, të qëndrueshme. Për një Kosovë ku djali, vajza, burri, gruaja e punëtori të ndihen krenar. Në këtë rrugëtim tonin, le tu ndihmoj Zoti, ata që e kanë pasur dhe e kanë përnjëmend për ti shërbyer shtetit të tyre.

Me besim e shpresë, me fjalën e dhënë para qytetarëve të Kosovës do të shkojmë drejt sfidave të reja dhe vendimeve të rëndësishme, për ta transformuar Kosovën në krye me Ramush Haradinaj.

Haradinaj rrëfen krejt si u arrit koalicioni, në sa ora e thirrën dhe kush

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka rrëfyer për natën ku u arrit ky koalicion.

Ai ka deklaruar se atë natë ishte në Shqipëri në një takim me Luzlim Bashën kur e mori një telefonatë.

Ishte Kadri Veseli ai që e telefonoi. Haradinaj tregon se çfarë i tha dhe si ai refuzoi në fillim. Këto  ka rrëfyer ai në Rubikon te Adriatik Kelmendi.

Haradinaj thotë se kontaktet me PDK-në sikur edhe me krejt të tjerët i filloi sa ishte në Strasburg.

“Atje ka filluar një ballafaqim, po e quaj ashtu, nuk kam qenë i orientuar për një koalicion me PDK-në, nuk kam qenë i orientuar se ata mund të lëshojnë pe edhe në kryeministri”, tha ai, duke shtuar se nuk ka filluar ofrimi atje por se i kanë diskutuar shumë tema.

“Natën kur ndodhi koalicioni më telefonuan. Ata kanë filluar më herët të pyesin njerëzit e AAK-së. Atë natë mua më kontaktuan rreth orës 8 në mbrëmje|, tha ai.

Tregon se nuk ishte problemi i AKR-së atë natë, ngase thotë se e dinte se AKR shkoi te LDK, qysh 24 orë më herët.

“Unë i isha ofruar Pacollit edhe më herët. Kam menduar që ai shkon ose me Vetëvendosjen ose me ne. Ne kemi pas qëllim me shku edhe vet”, tha ai.

“Në natën e koalicionit unë isha në darkë me Lul Bashën në tavolinë. Veseli më telefonoi, me një numër tjetër, të një kolegut të tij. Më tha jemi tu e analizu gjendjen, nëse je i gatshëm me ta besu Qeverinë ne jemi të gatshëm, unë i thash jo”, rrëfeu Haradinaj në Rubikon.

“Pastaj u mblodhëm, folëm, dhe dikur kah fundi vendosëm. Po kanë qenë diku katër orë por intensive me biseda dhe grupe punuese”, tha ai.

“Qëndrimet e mia 10 vjeçare i kam ende, nuk i kam ndryshuar as për Demarkacionin, as Asociacionin as temat e brendshme qeverisëse. Asnjë bindje timen s’mu ka kërku me hjek dorë, kjo është më e lehtë”, tha ai./ Periskopi

A po thyhet koalicioni i madh? Flasin vet përfaqësuesit e koalicionit

Periskopi.com Lajme

Pas anulimit të debatit me kandidatët për kryeministër të Kosovës, analistët kosovarë kanë vlerësuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të vendimit të Komisionit të pavarur por për shkak të përçarjeve brenda PDK-AAK-NISMA.

Por një gjë të tillë e mohuan partnerët e koalicionit.

“Koalicioni PDK-AAK-NISMA, nuk po përçahet , përkundrazi janë më të bashkuar për fitore”

Kështu thotë anëtari i PDK-së  Shaip Muja,  sipas tij deklaratat e analisteve në Kosovë se mospjesëmarrja e kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-NISMA , në debatin televiziv ku ishin të ftuar kandidatët për kryeministër, nuk ka të bëjë aspak me probleme mes partnerëve të koalicionit.

“ Analistët në Kosovë ndonjëherë për të qenë të lexueshëm, janë shpikës fantastik të ideve të pa qëndrueshme dhe te pa drejta, sepse koalicioni PDK-AAK-NISMA, është koalicion shumë i vonuar dhe shumë i qëlluar dhe frika e tyre që koalicioni do të jetë shumë i qëndrueshëm dhe kohë të gjatë kanë filluar të shpikin ide se kemi problem”.

Sipas Mujës e gjithë kjo po ndodh sepse kanë frikë nga fitorja e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“Ne nuk kemi asnjë përçarje, se paku po flas nga këndi im personal, sepse nuk kamë vërejtur asnjë problem. Sepse çdo ditë jam me grupet e PDK-AAK-Nisma, ne jemi në një vrull të organizimit dhe entuziazmit, dhe parashikimet që ky koalicion ne krye me PDK-në, do të mbërrij mbi 51% e fitorja do të shkojë mbi 53.5% në total bën që të dalin me ide të tilla ”. përfundoi Muja.

E që anulimi i debatit televiziv nga PDK-AAK-NISMA, nuk ka të bëjë me probleme brenda këtyre partive, e thotë edhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Janë të pa vërteta krejt ato që thuhen që Ramush Haradinaj e ka anuluar debatin për shkak të problemeve të brendshme brenda koalicionit. Haradianj është i nominuar për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, dhe i ka të gjitha liritë që të veproj si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës”.

Nitaj për GazetaBlic tregoi se pse po ndodh e gjithë kjo zhurmë rreth anulimit të debatit.

Ju e dini shumë mirë që ky debat është anuluar për shkak të një vendimi të një komisioni të pavarur të mediave në Kosovë, dhe çdo informacion tjetër qe nuk e ka këtë përfundim është një spekulim ordiner, që behët për kalkulime politike, ne akoma nuk jemi në fushatë dhe kemi një vendim që nuk lejohen debatet që kane të bëjnë për zgjedhjet, dhe kjo është një arsye pse Haradinaj s`ka pranuar të jetë në debat, derisa s`ka filluar akoma fushata, Haradinaj është i vendosur që t`i zbatojë, përfill normat e zgjedhjeve dhe kjo është e vërteta”.

Ndryshe GazetaBlic ka provuar të kontaktoj edhe me zyrtarë të partisë tjetër të koalicionit atë të Nismës, mirëpo nuk ka mundur.

Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e qershorit do të hyjë e vetme kanë thënë që tërheqja e kandidatit për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA është frika për ballafaqim me kandidatin e VV-së, Albin Kurtin.

“Është e qartë se pse z.Haradinaj është tërhequr nga përballja me Albin Kurtin. Z.Haradinaj ka frikë nga përballja e Albinin. Është e qartë dhe po dëshmohet në vazhdimësi se këta njerëz nuk kanë as program as dije dhe as guxim për tu përballur me Albinin ë fakt ky është koalicion i krimit dhe i natës dhe këta janë bërë bashkë për pazare. Ne e presim këtë debat sa më parë”  tha Albulena Haxhiu për GazetaBlic.

Haxhiu tutje ka thënë që mbrapa gjithë kësaj qëndron dikush.

“Ne e presim këtë debat sa më parë. Duke e ditur që prapa kësaj ka dorë edhe Kadri Veseli, ne e ftojmë këtë të fundit në debat me Albinin dhe atë në cilindo televizion që ata duan”.

Ballafaqimi i parë i kandidatëve për kryeministër , ishte paraparë që të mbahet me 26 Maj.

Ky debat u anulua për shkakt të një njoftimi të Komisionit të pavarur për Media, në të cilën ky ballafaqim cilësohej i jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore

 

Përplasen keq Driton Selmanaj dhe Memli Krasniqi (Video)

Periskopi.com Lajme

Analisti Driton Selmanaj i është drejtuar Memli Krasniqit në emisionin ‘CLIK’ në RTV21,  duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka tradhtinë standard të të sjellurit politik .

“Ju s’dini ndryshe, ta demaskojmë situatën skenar i përgatitur në mënyrë perfide, i organizun në mënyrë përfide i realizun me sukses”, ka thënë ndër të tjerash Selmanaj.

Në anën tjetër Krasniqi iu ka drejtuar Selmanajt duke e thënë se ai i ka folur pesë rrena.

“Pse po bohesh nervoz bash për LDK-në ti?”, ka pyetur Krasniqi.

Përplasjet e tyre kanë vazhduar deri në atë pikë sa Selmanaj i thotë Krasniqit se ka lëndë në gjykatë për kohën kur ka qenë Ministër i Kulturës.

 

Shfaqet Hajredin Kuçi, e quajnë ‘miu para termetit’

Periskopi.com Lajme

Hajredin Kuqi pas një kohë të gjatë është deklaruar për situatën politike në vend.
Normalisht, ka zgjedhur RTK-në për të folur.

Dikur dora e djathtë e Hashim Thaçit si në PDK ashtu në Qeveri, ka disa kohë që nuk ka folur për vendimet apo situatën në vendim.

Një ditë më parë ai tha se deri të hënën kreu i LDK-së dhe i PDK-së, të takohen dhe të diskutojnë.

E një nga personat më aktiv në rrjete sociale, Asdren Rrahmani ka ironizuar me të.

E quan mi.

“Minjtë gjithmonë dalin para tërmetit. Qashtu edhe ky mini i Zhitoprometit dul sot ne skene pak mas një kohe qe ish struke ne magacin”, thotë ai./ Periskopi

Mushkolaj: Vetëm LDK-ja s’po e ka të qartë se i ka ardhur fundi koalicionit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli të premten ka qenë shumë kritikë ndaj situatës në vend.

Ndonëse ai nuk ka treguar nëse koalicioni me LDK-në do të prishet, ka thënë se nuk mund t’i zhgënjejmë qytetarët për të ruajtur postet politike.

E sipas analistit politik Imer Mushkolaj, Veseli tashmë disa muaj ka nisur aktivitetin  për prishje të koalicionit me LDK-në.

Ai ka thënë se në këtë situate vetëm partia e kryeministri Isa Mustafa duket se nuk e ka të qartë se koalicioni është drejt fundit.

“Gjithë aktiviteti i z.Veseli në muajt e fundit është në funksion të prishjes së koalicionit . Në këtë situatë vetëm LDK-ja s’po e ka të qartë se i ka ardhur  fundi koalicionit dhe po përpiqen të gjejnë arsyetime  ose thjeshtë t’ia bëjnë vetës mirë se nuk do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net.

Veseli të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit , ku është caktuar për të mërkurën seanca për mosbesim ndaj Qeverisë Mustafa, ka thënë se nuk është Opozita ajo që mund ta rrëzojë Qeverinë, por që ka dhënë vërejtje për situatën në vend.

“Unë do të vazhdoj bisedimin me partnerin e koalicionit, por ajo që mund të them se situata nuk është e kënaqshme. Nuk është opozita ajo që vendos ne do të vazhdojmë bisedimet me partnerin e koalicionit ku kemi komunikim intensiv duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit”, ka thënë Veseli të premten.

Ndërsa për analistin Mushkolaj PDK  po dëshiron prishjen e koaliconit. Ai ka kujtuar se PDK është parti që nuk i respekton marrëveshjet.

“Është shumë e qartë që koalicioni do të prishet pasi kështu po dëshiron PDK-ja. Mocioni do të hidhet në votim dhe natyrisht së PDK-ja e ka në dorë nëse do ta votojë ose jo. Unë besojë që mocioni do të votohet”, është shprehur Mushkolaj.

Partneret e koalicionit janë shprehur edhe zyrtarisht  se nëse nuk kalon marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është mundësi reale.

Qeveria ndonëse ka paralajmëruar se procedimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi do të dërgohet brenda muajit prill, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërsa raportet mes partive në koalicion do të testohen të mërkurën, në seancën e jashtëzakonshme në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, i  dorëzuar nga partitë opozitare.

Lutfi Haziri fillon të frikësohet se mos prishet koalicioni (Video)

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se PDK ka obligim ndaj marrëveshjes së koalicionit me LDK-në dhe se nuk mundet me i jep mbështetje asnjë mocioni për rrëzimin e Qeverise.

Këto komente Haziri i ka bërë për emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

“S’du me paragjyku, por opozita s’mundet me ndërtu mocion kundër Qeverise”, ka theksuar Haziri. “Çdo veprim i njëanshëm i PDK-së ose LDK-së veçse e thellon krizën dhe trondit themelet e shtetit te Kosovës”.

Ai ka mohuar zërat për një takim të mundshëm të liderëve të PDK-së e LDK-së për prishjen e mundshme te koalicionit.

 

Gashi tregon kur prishet koalicioni PDK-LDK-Lista Serbe

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Dardan Gashi duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se “PDK ka paralajmëruar që do të shkojë në zgjedhje, por jo me një hidhërim të madh me LDK-në”.

“Pasi është menduar që këto dy parti ta vazhdojnë qeverisjen edhe më gjatë. Jemi në një situatë, kur LDK është tërhequr në mënyrë të njëanshme. Tash PDK thuajse është në pozitë të njëjtë, duke dashur që Qeveria të prishet përmes votave të opozitës”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

Ai ka thënë se LDK nuk do zgjedhje pasi e kanë postin e kryeministrit.

“PDK i dëshirojnë zgjedhjet shkaku i Veselit që ai të vijë në pozitën e kryeministrit. Dy partitë në koalicion po e kërkojnë rrugën e duhur për të shkruar në zgjedhje, LDK sa ma vonë dhe PDK sa ma shpejtë. Prishja e koalicionit në harmoni nuk do të ndodhë. Nëse kemi prishje të koalicionit kjo do të ndodh që PDK do të gjejë aleat në opozitë”, tha ai.

Lutfi Haziri kurrsesi nuk e pranon se koalicioni në rrezik

Periskopi.com Lajme

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se me Partinë Demokratike të Kosovës besojnë se do ta çojnë mandatin deri në fund.

“Ne me PDK jemi dy partitë kryesore në vend dhe rivalët më të mëdhenj në vend. Oferta e LDK-së do të jetë në bazë të programit qeverisës. Besojmë se do ta qojmë mandatin deri në vitin 2018. Nëse nga PDK kërkohet një ridefinim i marrëveshjes, LDK e zbardh qëndrimin e vet”, tha ai.

“LDK ka partneritet për këtë kabinet qeveritar, marrëveshjen e LDK-së me Thaçin e ka konfirmuar Kadri Veseli në konventën e PDK-së. LDK e gatshme të diskutojë parimet e marrëveshjes, për çka nuk jemi të ftuar. LDK është ajo që do ta bartë përgjegjësinë e vet”, tha Haziri nw Klan Kosova.

Deputeti i PDK-së e pranon: Nuk ka qëndrueshmëri brenda koalicionit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ftuar në emisionin Politikë të Tribuna Channel është shprehur se koalicioni aktual aktual ka vota por nuk ka qëndrueshmëri brenda partive.

Ai ka shtuar se kur ka pasur koalicione më të vogla në numra merreshin vendime më lehtë.

Ndërkaq, Deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje opozitës për unitet.

“Kur kanë filluar bisedimet e Vjenës, Thaçi ka qenë pjesë e grupit të unitetit edhe pse ishte në opozitë. Edhe opozita duhet ta ketë parasysh këto çështje për të qenë unik.” ka shtuar ai.

Elmi Reçica flet për vija të kuqe koalicionesh, thumbon dikë rëndë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka thënë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme kurdo që mbahen ato dhe se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

Periskopi.com Lajme

“PDK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd, nuk ka kufizime siç nuk ka pasur asnjëherë. Por PDK-ja do të del fituese në zgjedhje dhe pastaj do t’i zgjedhë partnerët në bazë të programit”, ka thënë Reçica për lajmi.net.

Ndërsa, duke komentuar deklarimet e disa subjekteve politike për vijat e kuqe me partitë në pushtet, Reçica ka thënë se nuk është në rregull që partitë që nuk e kanë të sigurt hyrjen në Kuvend të flasin për vija të kuqe.

“Besoj që nuk është në rregull që partitë që nuk dihet as nëse do të jenë në Kuvend mandatin e ardhshëm të flasin për vija të kuqe. Një kriter do të duhej të ishte që cilado parti politike që vepron dhe funksionon në Kosovë ta njeh Kushtetutën dhe simbolet shtetërore”, ka shtuar Reçica.

Ushtria thellon dallimet mes partnerëve të koalicionit

Iniciativa e befasishme e presidentit Hashim Thaçi për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri, përmes ndryshimit të ligjit, ka thelluar dallimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Periskopi.com Lajme

 

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk janë përcaktuar ende se cili do të jetë qëndrimi i tyre kur projektligji të sillet për votim, ani pse qeveria e ka futur në procedurë të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.

LDK-ja vazhdon të jetë e rezervuar për shkak të kundërshtimit të hapur që kanë shprehur aleatët strategjikë të Kosovës, ShBA-ja dhe NATO.

Këta dy akterë kanë kërkuar që mandati i FSK-së të avancojë përmes ndryshimeve kushtetuese, për të cilat nevojiten edhe dy të tretat e votave të komuniteteve pakicë. Për shkak të kundërshtimeve të Listës Serbe, amendamentet e propozuara qysh para dy vjetësh nuk janë hedhur asnjëherë në votim.

Deklarata kontradiktore për formimin e qeverisë në Maqedoni

Harmonizohen qëndrimet me partitë shqiptare? Kreu socialdemokrat, Zoran Zaev pohon se ka arritur ujdi me partitë shqiptare. Por nga ana e saj BDI-ja pohon se mund të mbetet në opozitë.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev ka bërë të ditur se i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të partive politike shqiptare për të marrë mandatin nga Presidenti për krijimin e Qeverisë së re. Zaev ka thënë, se ka harmonizuar qëndrimet me partitë politike shqiptare, përfshirë edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Tanimë kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin. Besoj se ka mbetur një pjesë e vogël për t’u biseduar rreth formimit të Qeverisë së Maqedonisë, sepse çështjet kruciale, siç është platforma e Qeverisë së re, platforma e Lidhjes Social Demokrate, platforma e partive politike shqiptare, ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve tanimë janë harmonizuar”, ka theksuar Zaev.

Sipas tij ka mbetur që të diskutohet me kryetarët e partive të tjera për të diskutuar rreth ndarjes së dikastereve ministrore dhe kuadrin që do të jetë pjesë e qeverisë së re .”Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve në fillim të muajit mars, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re, të kryesuar nga social demokratët”, është shprehur Zaev. Ai nuk beson se do të ketë protesta të organizuara nga VMRO DPMNE, e kryesuar nga Nikolla Gruevski si shenjë pakënaqësie apo shfaqje revolte. “Ajo se do të ketë protesta apo bojkot nga VMRO DPMNE nuk do të ndodh, sepse siç e dini kur e majta vjen në pushtet atëherë ka dialog. Ne jemi të hapur për të biseduar për gjithçka dhe të arrihet një zgjidhje. Nëse dëshirojnë pa arsye të mbajnë protesta atëherë le të shëtisin pak rrugëve “, ka thënë Zaev.

BDI në dilemë – pë pozitë apo opozitë?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se BDI-ja mund të mbetet në opozitë dhe kjo është një nga opsionet e debatit në mbledhjen e kryesisë qendrore të mbajtur të premten. Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka analizuar dy opsione, nëse do të përkrahë një qeveri të pakicës, ose të marrë pjese në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

“Shqyrtojmë opcionin të ngelemi në opozitë”, është përgjigjur Ahmeti i pyetur lidhur me pozicionin e partisë së tij në negociatat për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshja se vallë do t’i jep apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që ai të mund të marrë mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov. I pyetur nëse në këto bisedime a bisedohet për një koalicion eventual me VMRON-DPMNE-në , zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani është përgjigjur shkurt, se një gjë e tillë nuk po bisedohet.

VMRO-DPMNE: Nuk do të lejojmë ridefinimin e shtetit

Njoftimet për arritjen e marrëveshjes për gjuhën shqipe kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, e cila ka paralajmëruar kundërshtimin e një zgjidhjeje të tillë me të gjitha format e mundshme.Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vlerëson se LSDM-ja dhe Zoran Zaev duan t’i defaktorizojnë maqedonasit në këtë shtet.

“Tentativa e LSDM-së dhe BDI-së është që të bëjnë defaktorizim të maqedonasve, të popullit maqedonas dhe të bashkësive të tjera etnike si turqit, serbët, vllehët, romët etj. Këtë defakrorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DPMNE-ja do të qëndrojë fuqishëm, në cilën do situatë në mbrojtjen e shtetit dhe të interesave nacionale. LSDM bën garë me veten se sa më shumë do t’u ofrojë partive shqiptare. Kjo duhet ndalur. Dikush nuk e kupton seriozisht këtë, por koha tregon në se LSDM fuqishëm kërkon të bëjë ridefinimin e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Gruevski.

Mbështetje Zaevit, nëse ai pranon platformën shqiptare

Dy partitë e tjera shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se do të deponojnë nënshkrimet e deputetëve të tyre për të marrë mandatin kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, dhe pas kësaj do të fillojnë bisedimet për të marrë ose jo pjesë në Qeveri ndërkohë që kanë thënë se do ta mbështesin Qeverinë e kryesuar nga LSDM-ja. Të dyja partitë pohuan se do të negocionin me LSDM-në për koalicionim të mundshëm, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tyre. Ziadin Sela nga Aleanca betonoi edhe njëherë qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni që nuk do ta barazonte shqipen me maqedonishten.

Drafti për ligjin për gjuhën shqipe është i përgatitur me kontributin tonë dhe janë gjërat kryesore, të cilat ne i mendojmë se duhet të jenë në ligj dhe akoma do të punohet në mënyrë që të jetë një ligj i mirëfilltë për përdorimin e gjuhës shqipe, ka thënë Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.

E “vulosë” Xhavit Haliti: Tregon çka do të ndodhë me koalicionin dhe me zgjedhjet e reja

Pas zërave të shtuar për prishjen e koalicionit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, shumë gjëra qartëson njëri nga njerëzit më të fuqishëm të PDK-së.

Periskopi.com Lajme

Ai në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se nuk ka prishje të koalicionit me LDK-në e as zgjedhje të shpejta.

Ai tha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së nuk është biseduar për prishje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sa i përket deklaratave të Shukri Bujës, i cili tha se shumë shpejt PDK do ta prish koalicionin dhe se ka pajtueshmëri në partinë më të madhe në vend për këtë gjë, Haliti tha që “njerëzit janë të lirë të diskutojnë, dhe që qëndrimin e Bujes e dimë të gjithë sepse e ka shprehur edhe në parlament”.

“ As une e as Shukri Buja nuk mund të marrim vendime të tilla, për këto kujdeset kryetari Veseli”, shtoi tutje Haliti.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së, rreth koalicionit dhe zgjedhjeve.

Hahn: Duhet më shumë kohë për formimin e qeverisë në Maqedoni

Ndryshe nga apelet e një dite më parë për përshpejtim të procesit të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë, duket që kjo do të marrë më shumë kohë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e bëri të ditur komisari evropian për zgjerim Johanes Han i cili pas takimeve të një dite më parë me krerët e partive politike deklaroi se cilësia e marrëveshjes për qeverinë e re është më e rëndësishme se sa shpejtësia e krijimit të ekzekutivit.

“Me sa duket, kjo do të marrë pak kohë. Partitë duhet të negociojnë dhe duhet të marrin vendim në interes të vendit, të qytetarëve, të perspektivës evropiane dhe të jenë të fokusuara në punë konkrete. Ne do të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar vendin dhe lidershipin në vend. Ka të bëjë me cilësinë dhe jo shpejtësinë dhe ata duhet të negociojnë, duhet të dëshmojnë pjekurinë e tyre demokratike, duhet të kenë një program të shkëlqyer, bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, përkushtimin në perspektivën evropiane dhe nëse bëhet kështu unë jam shumë i bindur për të ardhmen e vendit. Unë jam gjithmonë optimist”, ka thënë Johanes Han, komisionari për zgjerim.

Megjithatë nevoja për Qeveri të re dhe rikthimi në funksion të plotë i të gjitha institucioneve shtetërore në një kohë të shpejtë është theksuar edhe gjatë takimit të eurokomesarit Han me presidentin George Ivanov.

Në takim u potencua se është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet Qeveria sepse vetëm me institucione tërësisht funksionale shteti do të jetë i gatshëm të merret me të gjitha sfidat si dhe të angazhohet në reformat evropiane dhe qëllimet euro-integruese.

Negociatat për formimin e Qeverisë nuk kanë lëvizur në drejtim të një marrëveshje. Kreu i BDI-së Ahmeti sot ka zhvilluar konsultime me nënkryetarët e partisë por mbledhja e kryesisë ku pritet të merret një vendim, nuk është caktuar akoma. Ahmeti së fundmi publikisht ka kërkuar të shkruara në letër të gjitha kushtet që ofron LSDM-ja për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive. Nga LSDM-ja deklaruan se nuk e kanë problem t’i dorëzojnë edhe të shkruara kushtet e negocimit, por vazhdojnë t’i mbajnë ato larg syve të opinionit. Një ditë më parë mediat u shmangën dhe nuk arritën të sigurojnë pamje dhe prononcime nga takimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me eurokomesarin Han kurse heshtja e tyre ka vazhduar edhe sot.

Ali Ahmeti tregon me çfarë kushte pranon koalicion

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se partia e tij është e gatshme të kaloj në opozitë në qoftë se Zoran Zaevin, nuk e pranon platformën shqiptare.

Periskopi.com Lajme

Prishja e partneritetit me VMRO DOPMNE-në, nuk i siguron koalicion të domosdoshëm LSDM-së me BDI-në. Madje Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se partia e tij është e gatshme të kaloj në opozitë në qoftë se Zoran Zaevin, nuk e pranon platformën shqiptare dhe nuk realizon marrëveshje të shkurruar për koalicion.

Por, ky kërcënim i Ahmetit për të kaluar në opozitë, sipas analistëve në Shkup, ndihmon VMRO-DPMNE-në që të realizojë skenarin për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Madje njohësit e çështjeve politike i kanë quajtur të pa sinqerta paralajmërimet e Ahmetit se mund të mos bëhet pjesë e qeverisë së re për të ti hapur rrugë zbardhjes së të vërtetës për të.

Ata vlerësojnë se shqiptarët ndëshkuan Ahmetin në zgjedhje pikërisht për shkak të koalicionimit me Gruevskin.

“Shkuarja e BDI-së në opozitë me këto numra ia mundëson VMRO-së realizimin e skenarëve për përsëritje të zgjedhjeve për të marrë një numër më të madh të deputetëve dhe për të ndryshuar situatën aktuale të numrave në Kuvend” deklaroi Sulejman Rushiti, ish politikan.

“Nëse është e vërtet se dëshiron të mbetet në opozitë ai në mënyrë indirekte punon në favor të Gruevskit që kriza të thellohet, qeveri të mos ketë, ndërsa institucionet edhe ashtu janë në duar të partive”, tha ndërkaq analistë Xhevdet Hajredini.

Nga ana tjetër ish-nënkryetari i BDI-së Nazmi Beqiri, në emisionin “Rruga Drejt…” ka thënë se Ahmeti duhet të mbajë llogari më tepër për përmbushjen e platformës shqiptare se sa për formimin e qeverisë. “Le të realizohen kërkesat tona dhe ne vazhdojmë më tutje. Nëse do ketë vendi qeveri apo jo, kjo duhet ti interesoj edhe palës tjetër” u shpreh Beqiri.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komisionerin Johanes Han deklaroi se janë duke i pritur materialet e shkruara nga LSDM-ja. Pasi ti marrin këto material, ai tha se do të thirret Këshilli Qendror i partisë për të vendosur hapat e mëtutjeshëm. “Pa materialet eshkruara, LSDM-ja nuk do ti marr nënshkrimet e BDI-së”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti kërkon që marrëveshja për qeverinë të firmoset dhe dokumentohet, ndërsa më pas të zbatohet në tërësi.

Madje, vetë Ahmeti ka thënë se partia e tij po shqyrton seriozisht mundësinë që të mbetet në opozitë, nëse Zaev nuk i përmbushë kriteret e shqiptarëve.

BDI: S’ka koalicion të domosdoshëm me LSDM-në

.

.

.

.