KMDLNj: Nuk do të ketë ndryshime të mëdha pas zgjedhjeve, shkak problemet politike

Periskopi.com Lajme

Sot (e shtunë) në Kosovë mbretëron heshtje zgjedhore, ndërsa nesër më 11 qershor votohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas votimit të mocionit që rrezoi qeverinë Mustafa.

Se si ishte fushata, çfarë pritet pas zgjedhjeve, a do të ketë ndryshime të mëdha në vend pas premtimeve madhore të partive politike, a do të pranohet rezultati i zgjedhjeve nga partitë/koalicione, për lajmi.net ka folur kryetari i KMDLNJ-së Behgjet Shala.

Shala tha, se pas zgjedhjeve nuk do të ketë përparime të mëdha në vend dhe nuk do të ketë shumë ndryshime që u pretenduan nga partitë politike në fushata.

“Nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga këto zgjedhje pasi të gjithë akterët janë të njohur, të gjithë akterët kanë qenë edhe më herët në pushtet apo në opozitë, pra janë ndryshuar herë në pushtet e herë në opozitë, por nuk garantohet se do të ketë ndonjë përparim të madh”, ka thënë ai.

Përgjegjësi të mëdha do të ketë ai që do të merr mandatin për të qeverisur, ka deklaruar Shala.

“Megjithatë, ai i cili do e merr mandatin për të qeverisur vendin, i merr disa përgjegjësi e cila e dallon nga partitë e tjera. Do të ketë një lëvizje, por jo në aspektin ekonomik, pasi që aspekti ekonomik në Kosovë nuk ka as programe as projekte zhvillimore, nuk ka as përkrahje ndërkombëtare të cilat e qojnë në një drejtim, më shumë do të ketë pasoje apo lëvizje të natyrës politike”, ka theksuar kryetari i KMDLNJ-së.

Ai vlerësoi se kush do që e merr pushtetin do të ketë problem ta realizojë programin për të cilin është angazhuar apo për të cilin ka bërë fushatë gjatë kësaj kohe.

“Realisht në të gjitha fushatat ka premtime që në asnjë mënyrë nuk mund të përmbushën, në këtë fushatë ka pasur premtime t’i quaj pak më realiste, pak më normale. Nuk ka pasur më 200 mijë vende pune, por kanë qenë më të matur në deklarimin e premtimeve që do t’i përmbushin pas zgjedhjeve”, potencoi Shala.

Më tutje, Shala ka folur edhe për fushatën zgjedhore, “në përgjegjësi fushata ka qenë e mirë, paqësore, pa probleme, në përjashtim të serbëve që janë terrorizuar nga Beogradi.”

“Nuk do të ketë ndryshime të mëdha sidomos në planin e zhvillimit ekonomik, Kosova nuk ka kapacitete materiale apo financiare që të shkojë përpara me zhvillim ekonomik. Asnjë investitorë nuk do të investoj në një vend ku ende ka probleme politike, ku ende ka probleme me shtetet fqinjë, ka ende probleme te natyrës së sigurisë”, sqaroi ai.

Sido qofshin rezultatet, sipas Shalës, partitë politike duhet t’i pranon në mënyrë që të instalohet një kulturë demokratike dhe të mos nxjerrin probleme shtesë.

“Mbas zgjedhje nuk do të ketë një qeveri stabile, nuk do të ketë një lëvizje të madhe në kuptimin e sigurimin e votave të mjaftueshme për t’i shtyrë proceset përpara, por do të ketë pak ndryshime dhe do të ketë koalicione të tjera që do të hynë në thjerrëzën e dështimit apo të vrojtimit pak më  afatgjatë”, ka thënë në fund Shala.

KMDLNj ka një thirrje për partitë politike

Periskopi.com Lajme

KMDLNj thërret për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi ka kërkuar  nga subjektet garuese qoftë koalicione apo parti politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit.

Sipas KMDLNj, zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 ishin kërkesë konsensuale e opozitës si dhe vullnet i PDK – së si partner koalicioni qeverisës me LDK – në e cila ishte kundër këtyre zgjedhjeve.

“Në fushatën e pashpallur elektorale që ishte në kundërshtim me vendimet e KQZ –së subjektet politike lidhën koalicione parazgjedhore sikur edhe pranuan anëtarë të rinjë, kryesisht nga OJQ –të, mediet dhe fusha akademike.Gjatë fushatës jozyrtare ku pjesëmarrë ishin të gjitha koalicionet dhe partitë politike përveç akuzave të ndërsjella, fyerjeve, kërcënimeve dhe përpjekjes për cënim të personalitetit, pati edhe sulme fizike ndaj anëtarëve të koalicioneve por edhe të partive politike që është e papranueshme për një proces të drejtë zgjedhor, që nga fillimi i fushatës e deri në ditën e votimit. Serbët e Kosovës që nuk pranuan të jenë pjesë e Lista Srpska – mekanizëm parapolitik dhe parashtetrorë i Serbisë në Kosovë iu nënshtruan kërcënimeve nga Beogradi, që nga presidenti Vucic e deri te socialshovenisti Vulin dhe për pasojë u detyruan të largohen nga lista, u hoqën nga lista pa pëlqimin e tyre deri te rrezikimi i jetës siç ishte rasti i fundit i sulmit me armë zjarri ndaj A. Jabllanoviq që deshi të marrë pjesë në zgjedhjet jashtë subjektit politik të Serbisë në Kosovë – Lista Srpska.” thuhet në reagimin e KMDLNj.

KMDLNj i dënon ashpër të gjitha këto veprime që ndikojnë në mbarvajtjen e fushatës dhe ditës së votimit duke kërkuar që të krijohen kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë ata që marrin pjesë në zgjedhje pavarsisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore, moshore, statutit shoqëror, bindjeve politike, statusit ekonomik dhe kulturor sepse kjo është e drejtë elementare e njeriut për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur si dhe detyrim ligjor i shtetit për të krijuar, ruajtur dhe siguruar kushte për një proces zgjedhor demokratik dhe jodiskriminues.

KMDLNj kërkojnë nga subjektet garuese qoftë koalicione apo parti politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhetë përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike me ç’ rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati. Çdo veprim tjetër do të degradonte procesin zgjedhor duke e bërë atë jo të besueshëm rezultatet e së cilës do të kundërshtohen e që nënkupton se procesi do të kthehej prapa.

KMDLNj thërret për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht kush do të fitojë, në mënyrë që të krijohet një stabilitet politik dhe një qeverisje të cilën e duan qytetarët e Kosovës dhe për të cilën do të përcaktohen përmes votimit!.

KMDLNj thotë se muri në veri NUK do të rrënohet

Për kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala, ndërtimi i murit në veri ka filluar në konferencën e Rambujesë, ndërsa ndërtimi fizik i murit ka nisur javën e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Shala thotë se përkundër zotimeve të institucioneve dhe nxjerrjen e vendimeve të më të cilat konstatohet se muri është i jashtëligjshëm, muri në veri nuk do të rrënohet.

Ai në një intervistë në Tribuna Channel, ka akuzuar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare se është treguar me dy fytyra në këtë rast.

E, sa i përket ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje se KMLDNJ nuk e ka kryer punën siç duhet në rastin e Astrit Dehari, Shala ka thënë se Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye të ankohet, pasi Këshilli të cilin ai e drejton e ka kryer punën e vet me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, ai ka thënë se ka një presion të fuqishëm ndërkombëtar qe kjo marrëveshje të nxjerrjet për votim brenda këtij muaji.

Ndërsa, për Gjykatën Speciale ka thënë se është një precedent i rrezikshëm qe po shkaktohet.

KMDLNj kërkon të vazhdojnë hetimet në rastin Dehari

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të vazhdohen hetimet deri në zbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e Paraburgimit në Prizren me 5 nëntor.

Periskopi.com Lajme

Përmes një kumtese për media, KMDLNj, kërkon nga institucionet vendore që ekspertët mjeko-ligjorë, të angazhuar nga familja Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje të kenë qasje në të gjitha të gjitha Provat materiale “që do t’u ndihmonin në përpilimin e një raporti profesional e që do të kontribuonte në ndriçimin e rastit”.

Po ashtu ky këshill ka bërë thirrje publike të mos pengohet vazhdimi i hetimeve dhe të mos paragjykohet fajësia e askujt pa vendim të një gjykate kompetente.

“Çdo përpjekje për pengimin e hetimeve, nga kushdo qoftë tregon se ka interesim të fshehët e vërteta dhe të mbrohen ata që janë përgjegjës për këtë rast tragjik. Vetëm hetimi i papenguar, i pandikuar politikisht, ku të gjithë, pa asnjë përjashtim , nëse ofrojnë fakte do të kontribuojnë në zbardhjen e rastit, arritjen e drejtësisë përmes një procesi hetimor dhe gjyqësor transparentë”.

“Nga përgjegjësia nuk duhet të përjashtohet askush, nëse duam drejtësi”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj, gjithashtu e ka përkrahur edhe vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, për suspendimin e drejtuesit të burgut të Prizrenit dhe tre zyrtarëve të tjerë deri në përfundim të hetimeve.

KMDLNj: Shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, u ka bërë thirrje palëve t’i ulin tensionet në mënyrë që t’u lejohet organeve të hetuesisë ta zbardhin të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se në qoftë se nuk ndriçohet rasti nga kjo ekspertizë, atëherë duhet të bëhet një ekspertizë tjetër.

Shala ka thënë për “Epoka e re” se shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit meqë, sipas tij, është bërë një lëshim i madh kur Astriti është lënë i vetëm në dhomë, përderisa të tjerët kanë dalë në shëtitje.

Sipas Shalës, është dashur të mos lejohet një gjë e tillë apo të ketë një mbikëqyrje në mënyrë që të evitohet çdo situatë e cila mund ta rrezikojë jetën e tij.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pas vdekjes së Deharit, zyrtarët e burgut, rojtarët në atë pavijon, mbikëqyrësi dhe drejtori i burgut, është dashur të japin dorëheqje.

KLMDNj: Transferimi i të burgosurve serbë në Gërdoc, shkelje të drejtave të tyre

KMDLNj vlerëson se është shkelje e të drejtave të personave të privuar nga liria që të transferohen pa vendim dhe pa paralajmërim, siç është rasti me transferin e bërë.

Periskopi.com Lajme

Monitorues të KMDLNj-së, kanë vizituar  Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, pas njoftimit se janë transferuar 4 persona të privuar nga liria të nacionalitetit serbë nga Qendra e Paraburgimit të Mitrovicës.

Fillimisht monitoruesit takuan zëvendës drejtorin e Burgut me të cilin diskutuan mbi transferin e ndodhur dhe për vlerësimin e Burgut për të transferuarit.

Zyrtarët i pohuan monitoruesve se të transferuarit nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi mbi transferin e as për kushtet dhe sjelljen e stafit në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas këtij takimi monitoruesit takuan nga afër dhe biseduan me të transferuarit ( 3 nga ta, sepse njëri ndodhej në seancë gjyqësore).  J. J. i dënuar, mirëpo ende jo të formës së prerë i deklaroi KMDLNj –së se ai nuk ka asnjë vërejtje për Burgun e Sigurisë së Lartë dhe e vetmja kërkesë e tij ishte që të kthehej në Mitrovicë për arsye të kushteve ekonomike jo të mira e cila i pamundëson vizitat e familjes.

“N. V i dënuar me vendim të formës së prerë, gjithashtu i transferuar nga Q. P. Mitrovicë i deklaroi KMDLNj – së se më shumë preferon të qëndrojë në BSL. Ai pohon se parapëlqen të qëndrojë në BSL për shkak të kushteve dhe trajtimit më të mirë. Gjithashtu, i lartëcekuri ka marrë gjithë tretmanin e nevojshëm me të ardhur në BSL”.

“Edhe i paraburgosuri Z. V u shpreh se nuk kishte asnjë ankesë për tretmanin dhe kushtet në BSL. Të gjithë të transferuarit (3 nga ta) pohuan se i kanë marrë të gjithë gjësendet personale nga Q.P Mitrovicë dhe se janë njoftuar familjet e tyre mbi transferin. Gjithashtu, asnjëri nga ta nuk ndodhet në grevë urie”.

KMDLNJ raporton se si e gjeti Astritin shoku i dhomës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dega në Prizren ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Në të është edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit.

Naser Makolli ka thënë se në gojën e Deharit është gjetur një shishe e plastikës.

Kjo është komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren.

”Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimisht takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.”

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasi që në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerit.

‘Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalë bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrën’, ka thënë fillimisht Makolli.

‘Në kohën e shëtisë së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjetur diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthyr dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficerin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficeri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka pasur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njoftimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tabletë, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkohë, konstatimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri. Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndonjë shqetësim apo ankesë. Takimi me zyrtarin social i ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

’Absolutisht s’kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullisht’, ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri. Shtojcë: Sa i përket shishes e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.”

”Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.”

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësisht mund të njoftohen lidhur me këtë rast, pasi që menaxhmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë.

Madje, ata janë qetësisht të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriçimin e rastit, dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Po ashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.

KMDLNJ dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në veri, ku pati të plagosur

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Qendra Rajonale në Mitrovicë, e ka dënuar rastin e sulmit më armë që ka ndodhur një ditë më parë në familjen e vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovcë, ku Ekremi ka marrë plagë në kokë.

Periskopi.com Lajme

“Dje, më 27.X.2016, rreth orë 14:00, në lagjen Kroi i Vitakut pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, banditë kriminelë çetnikë serbë shkrepën armë zjarri prej kah breshëri plumbash goditën disa shtëpi në lagjen Qendra 1 në Mitrovicë. Më këtë rast disa plumba qëlluan në ballkone, shtëpi dhe oborre të vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani, një plumb e qëllon në kokë Ekrem (Halim) Barani (56 vjeç), baba i katër fëmijëve, i cili që i shtyrë të kërkoi ndihmën e mjekut, ndihmë kjo që iu dha në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së, përcjell ksp.

KMDLNJ kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, policia e EULEX-it, karabinierët italianë, të cilët vazhdimisht kujdestarojnë matanë urës kryesore të lumit Ibër, përkatësisht shumë afër lagjes, prej nga erdhën plumbat dhe nga paqeruajtësit, të cilët janë të thirrur për siguri të qytetarëve, që sa më parë t’i kapin akterët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu jepet dënimi i merituar.

“Duhet të ceket se jo rrallë në pjesën e okupuar të Mitrovicës, natën ditën dhe në çdo kohë dëgjohen të shtëna nga armë të ndryshme automatike dhe jo rrallë plumbat godasin çatitë e shtëpive të lagjeve Ilirida, Qendra 1 etj.”, thekson KMDLNJ.