Klubi Alpin prishtina

Jo veç vetëm bjeshkatari, Klubi Alpin Prishtina edhe me çiklizëm malor

Ata nuk ndalen. Nuk lënë bjeshkë pa e shkelur.

Periskopi.com Lajme

Klubi Aplin Prishtina janë ngjitur edhe deri në Kilimanxharo, përveç shumë tjerash, kësaj radhe kanë vendosur të sjellin diçka të re.

Bordi i Klubit Alpin Prishtina vendosi që zyrtarisht të themelohen sektorë që deri më tani nuk ishin.

Sektori i Çiklizmit Malor – Përgjegjës: Hajdin Kastrioti (Dini)

Sektori i Vëzhguesve Malor – Përgjegjës: Labinot Salihu (Labi)

Aktivitete të lidhura me këta Sektorë janë zhvilluar edhe më herët, por tani do të zhvillohen konform Programit dhe në mënyrë pothuajse të pavarur nga Sektorët e tjerë të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë.