Trump ‘godet’ klimën, bota reagon kundër SHBA’së

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë reaguar për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për ndryshimet klimaterike të arritur në Paris.

Beteja ndaj ndryshimeve klimaterike sot është më e rëndësishme se dje dhe Kina e Bashkimi Evropian janë në të njëjtën linjë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, transmeton Periskopi

Deklarata është bërë nga presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker në hapje të samitit të biznesit Kinë – BE. Junker theksoi rëndësinë e një implementimi të plotë të marrëveshjes së Parisit dhe pohoi se linja e përbashkët e BE dhe Kinës është një mesazh i qartë për botën: Nuk do të ketë hapa prapa nga marrëveshja e Parisit.

Por dhe Moska ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp duke thënë se është detyruar të pranojë këtë vendim dhe pse me hidhërim.

Kreu i komisionit të çështjeve të jashtme në Dumën ruse Leonid Slatski shtoi se shpresonte që shqetësimet si pasojë e vendimit të Uashingtonit të mos realizoheshin dhe që Rusia dhe Kina të bënin të pamundurën për të përmbushur marrëveshjen./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

OKB: Hynë në fuqi marrëveshja për klimën

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hynë në fuqi, duke bërë presion ndaj afro 200 vendeve për të filluar zbatimin e planeve për luftimin e emetimit të gazrave të dëmshëm.

Periskopi.com Lajme

“Ky është moment për të festuar”, tha shefja e Kombeve të Bashkuara për klimë, Patricia Espinosa, dhe ka shtuar se “është, po ashtu, moment pë të shikuar përpara me synim të qartë dhe gatishmëri të ripërtrirë për detyrën e ardhshme”.

Me Marrëveshjen e Parisit parashihet lirimi i ekonomisë botërore nga karburantet e fosileve në gjysmën e dytë të këtij shekulli, duke e kufizuar rritjen e temperaturës mesatare botërore nën 2 shkallë Celsius.

Reklamë
Reklamë