'Kisha'

Dëshmitë serbe për përvetësimin e kishave në Kosovë

Të dhënat, shkrimet cirilike sllave mesjetare dhe bashkëkohore serbe lidhen në rend të parë me historinë dhe zhvillimin e religjionit te popullata në trevën e Rasit-Rashkës (treva e Sanxhakut të Novi-Pazarit të sotëm) dhe trevave të tjera përreth që sot gjenden nën Serbi, trevën e Zetës (Malit të Zi), si dhe në rastin tonë, edhe për Dardaninë, territorin e sotëm të Kosovës, shkruan Enver Rexha për Kohën Ditore në pjesën e parë të serisë “Historia e Kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullit XX”.

Periskopi.com Lajme

Ato dëshmojnë se në Dardaninë mesjetare, në territorin e sotëm të Kosovës, përveç zhvillimit të jetës religjioze – besimit të krishterë nga populli, vendi karakterizohej për nga zhvillimi, ndërtimi i shumë monumenteve religjioze – si kisha e manastire që datojnë nga periudha e krishterimit të hershëm (shek. IV-VI) duke vazhduar edhe gjatë gjithë mesjetës e në vijim.

Po ashtu, dëshmohet se të gjitha monumentet – kishat dhe manastiret e vjetra të vendit, të cilat do t’i paraqesim në vazhdim të punimit me emra – ekzistonin që para pushtimit/okupimit të tij nga sundimtarët e Rasit – Rashkës.