koman

Ancelotti: Mohon zërat për kthimin e Coman në Juventus

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka refuzuar kategorisht zërat për një rikthim të, Kingsley Coman në Juventus.

Periskopi.com Sporti

Coman ishte transferuar në vitin 2015 në Bayern Munchen nga ‘Zonja e Vjetër’ në formë huazim, me mundësi blerje për 18 milionë euro.

Anësori francez sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët e pa prekshëm te ‘bavarezët’ nën urdhërat e ish trajnerit të Bayern Munchen, Pep Guardiola, por nën drejtimin e italianit nuk ka arritur të bëjë të njëjtën pasi ka startuar vetëm në 6 ndeshje, ky dy si zëvendësues.

“Coman? E ardhmëja e tij është në Bayern, tha Ancelotti për Tuttosport.

“Ne të gjithë kemi shpresat te ai, do të jetë një lojtar i madh për Bayernin”, përfundoi tekniku italian. /Periskopi.com

 

coman

Manchester City monitoron yllin e Bayern Munchen

Manchester City është duke e përcjellur situatën e francezit të Bayern Munchen, Kingsley Coman.

Periskopi.com Sporti

Anësori Coman pas një super sezoni të kaluar nën drejtimin e Guardiolas, këtë sezon nuk e ka filluar ashtu siç e la pasi që nën drejtimin e italianit, Carlo Ancceloti nuk po ka shumë hapsirë në formacionin bazë.

E ardhmja e Kingsley Coman në Bayern tashmë është e pa sigurt dhe klubi anglez, Manchester City janë të gatshëm të transferojnë në Etihad Stadium, pasi që Pep Guardiola është një fans i francezit. /Periskopi.com

coman

Dëmtohet Coman

Periskopi.com Sporti

Anësori i talentuar i Bayern Munich, Kingsley Coman ka pësuar një dëmtim në ligamentin e nyjës në këmbën e majtë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit bavarez, ndërsa ish-lojtari i Juventusit pritet të mungojë të paktën në disa prej ndeshjeve të para në kampionatin e Bundesligës. /Periskopi.com