Shikojeni trailerin e filmit që i bëri njerëzit për spital (Video)

Një film, i cili bëri për ujë të ftohtë audiencën dhe në disa raste për spital, ka debutuar trailerin e parë.

Periskopi.com Kulturë

Filmi horror “Raë” nga skenaristja dhe regjisorja Julia Ducournau, flet për një studente vegjetariane veterinarie, e cila kthehet në kanibale pasi detyrohet të hajë mish të gjallë si pjesë e një rituali.

Disa prej skenave më të dhunshme shkaktuan panik në Festivalin e Filmit në Toronto, teksa në ekran shfaqej kjo pjesë.

Shumë persona që ishin pjesë e festivalit thuhet se i ra të fikët dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

“Raë” do të dalë në kinema më 10 Mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në pjesën të globit./ Periskopi.com

 

Reklamë
Reklamë

Flet Ganimete Musliu: Jam rritur në oda, në Drenicë janë përdorur si kinema

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tregon se është rritur në oda.

Periskopi.com Lajme

Thotë se nuk flet si studiuese por nga ajo që ka përjetuar.

Musliu në Klan Kosova tregoi se në familjen ku është rritur asnjëherë nuk ka qenë ndaluar që gratë të hyjnë në oda, të flasin e jo vetëm të shërbejnë.

“Në oda ka pasur rregulla, është ditë çka flitet. Në fshatra nuk ka pasur amfiteatre, apo të ngjashme. Unë i quaj tempuj odat e Drenicës, veçanërisht të Drenicës. Përveç takimeve të rëndësishme që janë mbajtur, të dielave e kemi përdoru si kinema, jemi mbledhur krejt fëmijët dhe kemi shiku filma”, tha Musliu./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë