Kina ndotja

Ndotje alarmante e ajrit në Kinë, rekomandohet shmangja e ambienteve të hapura

Ndotja e ajrit në veri të Kinës në masë të madhe ka vështirësuar jetën në këtë pjesë të shtetit, ndërkohë që autoritetet e vendit kanë shpallur alarmin e shkallës së verdhë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më pak kohë të kalojnë në ambient të hapur.

Periskopi.com Lajme

Enti Meteorologjik i Kinës njoftoi se shkalla e ndotjes së ajrit është rritur në masë të madhe dhe se alarmi i verdhë vlen për Pekinin dhe për provincat Tianjin, Hebei, Henan, Shanxi dhe Shandong, raporton AA

Sinoptikët paralajmërojnë se ndotja e ajrit dhe retë e dendura të smogut do të mbizotërojnë edhe të dielën, ndërkohë që një përmirësim i vogël i cilësisë së ajrit pritet të bëhet të hënën.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët që sa më pak kohë të kalojë në ambiente të hapura, ndërsa gjatë daljes jashtë të mbajnë maska në fytyrë.

Ndotja e ajrit në vendin më të populluar në botë është një problem i përhershëm nga shkaku i zhvillimit industrial, megjithatë problemi është intensifikuar sidomos në dy vitet e fundit.

Pekini dhe Shangai kryesojnë listën e metropoleve më të ndotura të botës, dhe duket se ky është çmimi që paguajnë për zhvillimin e shpejtë industrial dhe urbanizimin galopant.

lippi

Lipi trajner i Kinës

Marcello Lippi ka marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit te Kombëtarja e Kinës.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e Futbollit të Kinës.

Lippi fitoi Kupën e Botës në 2006 me Italinë. /Periskopi.com