Mustafa flet për Ushtrinë e Kosovës, thotë se KFOR-i garanton stabilitet në krejt rajonin

Kryeministri i Kosovës, isa Mustafa ka reaguar pas mbështetjes që ka marr Kosova nga Pentagoni për krijimun Ushtrisë.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se lajmet e mira që na vijnë nga administrata amerikane nën lidershipin e Presidentit Trump janë të pritura dhe të nevojshme për të rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve, raportin Periskopi

Një ditë më parë, shefi i Pentagonit deklaroi se FSK duhet të bëhet ushtri dhe të ofrojë siguri të brendshme në Kosovë.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i bazuar në besimin reciprok ndërmjet njerëzve dhe elitave të të gjitha orientimeve politike, i krijuar dhe sprovuar për dhjetëra vjet me radhë.

Përkrahja e pazëvendësueshme amerikane ishte vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Populli i Kosovës është botërisht i njohur si populli më proamerikan në glob.

Andaj, lajmet e mira që na vijnë nga administrata amerikane nën lidershipin e Presidentit Trump janë të pritura dhe të nevojshme për të rikonfirmuar partneritetin strategjik ndërmjet dy shteteve.

Prania e KFOR-it amerikan në Kosovë është garanci e stabilitetit në krejt rajonin, ndërkaq formimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim me SHBA-të dhe vendet tjera mike në kuadër të NATO-s, do të jetë faktor i fuqishëm për ruajtjen e paqes dhe ballafaqimin me sfidat rajonale e globale me të cilat mund të ballafaqohemi së bashku me vendet demokratike. / Periskopi

 

Shefi i Pentagonit: FSK të bëhet ushtri dhe të ofrojë siguri të brendshme në Kosovë

 

..

KFOR shpjegon fotografinë e tyre me ushtarët serbë

Një fotografi e bërë nga anëtarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë serbë, bëri bujë në Kosovë – për atë se si serbët mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Por KFOR i kanë treguar Klan Kosovës, se kjo fotografi nuk është bërë brenda territorit të Kosovës, por në vijën kufitare serbo-kosovare.

“Në përputhje me mandatin, Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, KFOR kryen aktivitetet e monitorimit të kufirit. Këto kryen rregullisht në bashkëpunim me Ushtrinë e Serbisë ose edhe me Policinë Kufitare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrës për media të KFOR-it, dërguar Klan Kosovës.

“Aktivitetet janë bërë brenda zonave të miratuara përgjatë vijës kufitare serbo-kosovare. Fotografia e përmendur është bërë në njërën nga këto zona dhe kjo nuk tregon forcat serbe në territorin e Kosovës”.

Kur KFOR-i vendoste tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri (Video)

Në këtë video të publikuar në arkivin e agjencisë së lajmeve “Associated press”, shihet se si më 10 shtator 1999 protestuesit shqiptarë dhe serbë përleshen te Ura e Ibrit në Mitrovicë më pjesëtarët e KFOR-it francez dhe italian, në përpjeke për t’u ndeshur mes vete.

Periskopi.com Lajme

Derisa protestuesit shqiptar tentojnë ta kalojnë Urën, serbët e mbledhur matanë e djegin një flamur shqiptar, gjë që pas pak të njëjtën gjë e bëjnë edhe shqiptarët me një flamur serb, shkruan Veriu.info.

Ushtarët e KFR-it shihet duke hedhur bombola të gazit lotsjellës, në përpjeke për ta vënë situatën nën kontroll.

Pas shumë orë proteste, e cila ishte në ditën e dytë të saj, tek Ura e Ibrit arrin komandanti i UÇK-së, Gjeneral Rrahman Rama. Mirëpo, shihet një reagim i drejt i truprojës së tij, pasi që kritikon KFOR-in se kanë vendosur në Urë një tel të rrymës (minuta 2:12), i cili është i lidhur me energji elektrike, gjë që e dëshmojnë edhe pamjet e AP-së.

Po ashtu në fund të videos shihet disa shqiptarë të cilët e kalojnë lumin ibër nëpër ujë me fëmijët e tyre në duar, në përpjekje për të dalë në pjesën jugore të qytetit.

Vetëm këtë vit KFOR-i shkatërroi 267 mjete të rrezikshme

Gjatë këtij viti KFOR-i ka larguar dhe shkatërruar 267 copë mjete të rrezikshme.

Periskopi.com Lajme

Gjatë vitit të kaluar edhe KFOR-i edhe Prania Ndërkombëtare Civile gradualisht kanë rritur aftësitë e FSK-së për detektimin dhe largimin e mjeteve shpërthyese.

Shaktërrimi i mjeteve shpërthyese (EOD), Deminimi humanitar (HD) dhe Edukimi për Rrezikun nga Minat vazhdojnë të jenë iniciativa primare dhe kërkesa themelore edukative e KFOR-it.

“Njësitë vendore të EOD-së kanë ndërtuar përmbajtjen dhe kërkesat për trajnim për të ndihmuar e përcaktuar këto masa të sigurisë dhe detektimit në Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshme të komuniteteve civile në Kosovë. Këto aftësi janë kritike edhe për lëvizjen e lirë të ushtarëve të KFOR-it gjatë kryerjes së detyrave ditore, si në kazerma ashtu edhe jashtë tyre”, thuhet në një kumtesë të kësaj force.

Poashtu bëhet e ditur se regjionet më të kontaminuara janë pjesët përgjatë kufijëve perëndimor të Kosovës, me Shqipërinë dhe Malin e Zi, me zona dytësore për kah rëndësia në kufijët jugor me IRJM-në, transmeton Klan Kosova.

Isa Mustafan në veri e përcollën snajperistët e Policisë së Kosovës

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me disa ministra qëndroi sot për herë të parë në pjesën veriore të Kosovës. Ai mori pjesën në përurimin e urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, investim ky i KFOR-it.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë, pasi që serbët në Rudare, në rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq, bllokuan kalimin e eskortës së kryeministrit, duke vendosur kamionë, autobus, vetura, etj, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kryeministri gjeti alternativa tjera dhe arriti që të merr pjesë në përurimin e urës 400 mijë eurosh, investim i KFOR-it.

Për sigurinë e kryeministrit dhe ministrave, u përkujdes një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, megjithatë, eskorta e tij u përcoll vetëm nga policia e Republikës së Kosovës.

Që siguria të jetë në nivelin më të lartë, pati edhe pjesëtare të forcave speciale të Policisë së Kosovës të pajisur me armë të gjata dhe snajper.

 

 

Me krejt çka mundën serbët tentuan ta ndalojnë Mustafën që të mos shkojë veri (VIDEO)

Njësia më elitare e policisë zbarkoi kishte zbarkuar në veri.

Periskopi.com Lajme

E këtu në zonën midis Zveçanit e Leposaviqit po e ruan shefin e qeverisë Isa Mustafën, që në rajonin e dominuar nga serbët erdhi goxha me vështirësi.

Në fakt, ceremoninë e inaugurimit të një ure që u financua nga KFOR-i, kryeministri erdhi nga rrugë malore pasi ajo me e shkurta iu ishte bllokuar nga serbët në Rudar.

Këtu te Kryqi i madh, dhjetëra serbë lokalë e bllokuan me krejt çka mundën rrugën që Mustafës t’i pamundësohej kalimi këndej pari.

Por në fakt edhe në vendin ku shefi i qeverisë arriti, veç ishin marrë masa të rrepta sigurie. Derisa fjalimet po vazhdonin situata monitorohej nga njësitet e intervenimit të shpejtë. Veç tyre edhe karabinierët ishin ne gjendje gatishmërie.

Mustafa thotë se deri në veri e përcolli Policia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mohuar edhe njëherë se iu është ndërprerë rruga nga serbët për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës që lidhë Zveçanin dhe Leposaviqin. Mustafa në një prononcim për RTK ka thënë se tha se nuk ka pasur asnjë pengesë në rrugë.

Periskopi.com Lajme

“Ne nuk kemi pas asnjë pengesë. Jemi vonuar vetëm 10 minuta në vendin qe jemi nisur. Kemi marr pjesë në inaugurimin e urës dhe s’ka pasur asnjë pengesë. Gjatë gjithë kohës kemi qenë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës po ashtu ka thënë se raportet reale me serbët nuk janë siç duken. Ai ka thënë se situata e sotme nuk mund të quhet edhe si problem ndëretnik.

“Problemi është se ata ende janë nën ndikim të Serbisë dhe Serbia po i mashtron disa liderë serbë në Kosovë. Diçka tjetër flasin në media e ndryshe sillen zakonisht. Ne kemi komunikim të rregullt me kryetarët serbë të veriu dhe ata vijnë në zyrën time pa problem”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ka qenë krejtësisht jo e drejt mospjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve të veriut në këtë përurim, pasi që sipas tij, kjo urë prej 400 mijë eurosh është në të mirë të të gjithëve që jetojnë atje.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovë.

15267721_1179461565453412_3129774645713412503_n 15232174_1179461555453413_5523174790480282651_n 15326621_1179461385453430_3286579748957090465_n 15284178_1179461335453435_2886483108715984571_n 15317916_1179461245453444_5773798678479312601_n 15284190_1179461242120111_908453800420361423_n

Serbët e Veriut ndërpresin komunikimin me KFOR-in, shkak Mustafa

Përfaqësuesit politik të serbëve të veriut të Kosovës kanë ndërprerë komunikimin dhe marrëdhëniet me KFOR-in, thuhet nga kabineti i kryetarit të Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit politik serbë të Kosovës dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it I cili sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit, transmeton Tanjug.

Në deklaratë precizohet se përfaqësuesit serbë nga komuna veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi të kenë thënë se “KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar linjën e hollë që e ndan atë nga paqeruajtësit nga okupatori sepse në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti”.

Ndryshe sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka marrë pjesë në përurimin e urës në Bistricë edhe pse një grup i serbëve kanë bllokuar rrugën në fshatin Rudare por kryeministri ka përdorur rrugë alternative për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Komandanti i KFOR-it: Jemi gati për të intervenuar në çdo situatë

Pjesëtarë nga Policia e Kosovës, EULEX-i, FSK-ja, si dhe ata të KFOR-it, përfunduan ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2”. Në këtë ushtrim ata kanë demonstruar ballafaqimin me katastrofat natyrore dhe protestat, ku u ndeshën me koktej molotovi, mjete të forta, gaz lotsjellës dhe përleshje mes tyre.

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarë nga Policia e Kosovës, EULEX-i, FSK-ja, si dhe ata të KFOR-it, përfunduan ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2”. Në këtë ushtrim ata kanë demonstruar ballafaqimin me katastrofat natyrore dhe protestat, ku u ndeshën me koktej molotovi, mjete të forta, gaz lotsjellës dhe përleshje mes tyre.

Ushtrimi u zhvillua në bazën e Njësive Speciale, të kampit Vrella. I pranishëm në këtë ushtrim ishte edhe komandanti i KFOR-it, Giovani Fungo, i cili shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar pjesëtarëve të FSK-së.

“Jemi këtu për të testuar aftësinë tonë dhe të tregojmë që jemi gati për të intervenuar. Sot do të shihni vetëm majën e Ajsbergut, puna me partnerë, puna me Policinë e Kosovës, dhe me EULEX-in bën të mundur që të implementoj moton time “Besim dhe përkushtim”. T’i besojmë njëri-tjetrit, të përkushtohemi ndaj njëri-tjetrit për mjedisin e sigurt dhe lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës, për këtë jemi trajnuar, këtë mundohemi të arrijmë”, tha Fungo, raporton Kosovapress.

Kurse, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Christian Rreiner, tha se qëllimi i ushtrimit është t’i ofrojmë mjedisit një platformë dhe siguri në Kosovë. Ai tha se pjesëtarët e KFOR-i, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, e kanë dëshmuar se janë të aftë të përballen me incidente, katastrofa të natyrës dhe të mjeteve shpërthyes.

“Qëllimi im është që t’iu jap një prezantim të shkurtër që ta kuptojmë se cili është qëllimi i ushtrimit tonë. KFOR-i gjatë trajnimit dhe kombinimit të ushtrimeve, mundëson mjedisit platformë dhe mundësi për të sjellë së bashku një numër relevant të organizatave që janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë. Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe menaxhmenti i emergjencave kanë dëshmuar gjatë viteve të fundit nga një numër i incidenteve se janë të aftë të përballen me incidente, katastrofa të natyrës dhe mjete shpërthyese. Këto janë dëshmi dhe prova pozitive të progresit. Trajnimi dhe ushtrimet të kombinuara me forcën dhe udhëheqjen janë faktorët më të rëndësishëm për të arritur suksesin në problemet e përditshme”, tha Rreiner.

Ushtrimi fushor “Shpata e argjendtë 2”, i cili u përmbyll sot, kishte nisur më 21 të këtij muaji. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte avancimi profesional i pjesëtarëve të sigurisë në Kosovë.

KFOR-i nuk parasheh asnjë lloj rreziku në Kosovë

Ushtria portugeze do të largohet nga territori i Kosovës në vitin 2017, pas 18 viteve në misionin e NATO-s, vendim të cilin qeveria e Portugalisë e ka arsyetuar me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ministri portugez i Mbrojtjes, Azeredo Lopes, ka thënë se kushtet strategjike dhe operacionale për dërgimin e forcave ushtarake vendore kanë ndryshuar.

“Siguria dhe stabiliteti në Kosovë është përmirësuar dhe kemi një zhvillim më normal në Kosovë”, ka thënë ai.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare ka thënë se tërheqja nga Kosova do të nis në çerekun e dytë të vitit 2017 dhe do të përfundojë në muajin qershor.

Në Kosovë aktualisht janë të vendosur 189 ushtarë portugezë në kuadër të misionit të KFOR-it, raporton portali portugez “portocanal”, por që në periudha të ndryshme, si ajo e pasluftës, kjo shifër ka shkuar deri në 300.

KFOR-i momentalisht përbëhet nga një forcë shumëkombëshe prej 5000 trupash.