batatina1

Batatina: E mposhtim Trepçën ‘89

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar se janë favoritë në derbin ndaj Trepçës ’89.

Periskopi.com Sporti

Llapi e pret sot ‘minatorët’ në kryendeshjen e Vala Superligës së Kosoës.

“Jemi dy ekipe të forta,me një diferencë të vogel në pikë,kjo një ndeshje e rëndësishme por ne kemi një ekip më të kompletuar, i kam të gjithë lojtarët nuk kam mungesa si me Dritën dhe mendoj që do të fitojmë .”

“I ftoj të gjithë qytetarët e Llapit të jenë në “Zahir Pajaziti” edhe pse kushtet për ta par ndeshjen nuk janë të mira ,Legjendat janë duke u bërë gati për ndeshje,besoj se do të jenë të pakten 5000.”

“Vitin tjetër besoj se do ta kemi një stadion me 7000 ulse dhe kushtet do të jen shum të mira për ta përkrahur Llapin ” – tha Batatina. /Periskopi.com/