Revista britanike ‘Glory Magazinë’ me raport special për futbollin e Kosovës (Foto)

“Glory Magazinë” është njëra ndër revistat më me nam në ishullin britanik që në edicionin e fundit të saj ka vendosur të bëj një speciale për futbollin kosovar, duke përfshirë Përfaqësuesen e Kosovës, tifozët “Dardanët” si dhe dy klubet e elitës së futbollit kosovar, Gjilanin dhe Lirinë.

Periskopi.com Sporti

Mediumi prestigjioz “Glory” ka filluar reportazhin me shtetin e vogël të Gadishullit Ballkanik, i cili i dalë nga lufta ka gjetur forcën dhe kurajon që në vitin 2016 të garojë për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, përballë vendeve më të fuqishme në botë si Kroacia, Turqia, Ukraina, Islanda dhe Finlanda.

kosovowarspread-579x420

Gazetari i njohur i këtij mediumi Lee Nash ishte prezent në duelin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për të investiar figurat eminente të futbollit tonë dhe një pjesë të tifozërisë “Dardanët”.

cover-696x696

Pas rikthimit në Kosovë “Glory” u ka kushtuar vëmendje të veçantë dy klubeve të elitës së futbollit kosovar, Gjilanit dhe Lirisë.

kosovoliriaspread-579x420

Derisa tek klubi prizrenas janë fokusuar tek historia dhe tradita që ruajnë ndër vite bardh e zinjtë tek Gjilani flitet për rivalitetin me rivalin lokal Drita, organizimin e brendshëm të klubit dhe tifozët e zjarrtë “Skifterat”, transmeton Gazetasheshi.com.

download-1

Pjesë e këtij reportazhi maratonik tek kuq e bardhët u bënë kryetrajneri i kësaj skuadra, Arbnor Morina, si dhe dy futbollistët Gëzim Rusi dhe Isa Eminhaziri.

kosovogjilanispread-579x420

Për më tepër flitet se si Kosova një vend i shndërruar në “Teatër lufte” ia ka dalur të mbijetojë me pasionin për sportin dhe futbollin në përgjithësi.

Ky numër i revistës është në shitje në Britaninë e Madhe dhe kushton 10 funte.

 

Zyrtare: Liria bëhet me trajner të ri

Liria e Prizrenit ka vendosur për trajnerin e ri.

Periskopi.com Sporti

Bordi i klubit ka vendosur që Genc Tamniku të drejtoj klubin fund të stinorit.

“Jemi marrë vesh që deri në fund të këtij stinori Genc Tamniku të drejtoj skuadrën. Më pas do të ulemi dhe të shohim mundësinë e vazhdimi ose jo të bashkëpunimit”, ka thënë kryetari, Mirsad Çollaku.

Tamniku të martën do të drejtoj skuadrën në stërvitje. /Periskopi.com

Licensohen katër futbollistët e huaj të KF Lirisë

Liria zyrtarisht ka licensuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), katër futbollistët e huajt të ardhru nga Afrika.

Periskopi.com Sporti

Dy ganezët dhe dy nigerianët përveç licencimit kanë kryer edhe kontrollin mjekësor të obligueshëm pas regjistrimit dhe tash e tutje do të kenë të drejtë loje për ekipin prizrenas.
Liria këtë fundjavë, të dielën, ndeshet me Ferizajin dhe pritet të shihet nëse do të debutojë ndonjëri nga të huajt e ardhur së fundi në ekip. /Periskopi.com

Krasniqi: Nuk ua plotësova dëshirat

Trajneri Ramiz Krasniqi është përgjigjur ndaj deklaratës së drejtorit të KF Liriës, Mitat Muhameti.

Periskopi.com Sporti

Krasniqi është larguar nga klubi prizrenas pas mos marrveshjeve me drejtuesit e klubit, ku pas një konflikti fizik gjatë seancës stërvitore, ish trajneri i shumë skuadrave ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i klubit. Ai ka reaguar duke thënë se nuk ua ka plotësuar dëshirat dhe se dikujt i ka penguar puna e tij.

“Dua të sqaroj edhë një herë se dikujt i ka penguar puna ime, pasi nuk kam lejuar t’ua plotësojë dëshirat dikujt dikujt, siç janë mësuar ata me trajnerë tjerë, dhe t’ua inkuadrojë lojtarët e preferuar, të cilët nuk ishin në formë. Të gjithë i dinë principet e mia, nga të cilat nuk dalë. Unë nuk mund të ndryshojë. Deri në fund të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe 7 xhiro, ku pesë ndeshje i luajnë në shtëpi, pra gjithçka le të mbetet në ndërgjegjën e tyre”, deklaroi Krasniqi.

Ai po ashtu i është kundërpërgjigjur kryetarit të klubit prizrenas, Mirsad Qollaku, ku deklaroi se nuk do të marrin më trajnerë të shkollës së ish-Jugosllavisë.

“Sa i përket asaj deklaratës për trajnerët e ish Jugosllavisë, që paska thënë kryetari, le ta dinë të gjithë se si kam punuar unë. Në stërvitje kam pasur çdo herë dhjetëra tifoz, të cilët e dijnë se si kam punuar dhe që në fillim ju kam treguar se nuk lejoj ndokush të vije dhe të përzihet. Unë ia kujtoj kryetarit se jam ndër trajnerët më të mirë dhe bashkë me shtabin teknik gjatë kësaj kohe kemi bërë punë të mirë në Liri”, shtoi ish-trajneri i Prishtinës e Feronikelit. /Periskopi.com

Ramiz Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të KF Lirisë

Trajneri i mirënjohur, Ramiz Krasniqi, ka vendosur për t’u larguar nga posti i trajnerit të KF Lirisë.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i shumë skuadravë kosovare këtë vendim e ka marrë pas konfliktit fizik me antarin e kryesisë të klubit, Mithat Muhameti. Lajmin e bëri të ditur vetë Krasniqi, pas seancës stërvitore ku është përshendetur me lojtarët e tij.

“Unë sot jam përshëndetur me skuadrën. Më ka thirrë kryetari i klubit në mbledhje nesër, por s’do të shkoj. Për 99% nuk do të jem më trajner i Lirisë”, deklaroi Krasniqi për “GazetaOlle.com”.

KF Liria nën drejtimin e trajnerit Krasniqi këtë sezon është shumë më serioze dhe momentalisht gjindet në poztën e tretë në tabelë më 12 pikë. /Periskopi.com