Revista britanike ‘Glory Magazinë’ me raport special për futbollin e Kosovës (Foto)

“Glory Magazinë” është njëra ndër revistat më me nam në ishullin britanik që në edicionin e fundit të saj ka vendosur të bëj një speciale për futbollin kosovar, duke përfshirë Përfaqësuesen e Kosovës, tifozët “Dardanët” si dhe dy klubet e elitës së futbollit kosovar, Gjilanin dhe Lirinë.

Periskopi.com Sporti

Mediumi prestigjioz “Glory” ka filluar reportazhin me shtetin e vogël të Gadishullit Ballkanik, i cili i dalë nga lufta ka gjetur forcën dhe kurajon që në vitin 2016 të garojë për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, përballë vendeve më të fuqishme në botë si Kroacia, Turqia, Ukraina, Islanda dhe Finlanda.

kosovowarspread-579x420

Gazetari i njohur i këtij mediumi Lee Nash ishte prezent në duelin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për të investiar figurat eminente të futbollit tonë dhe një pjesë të tifozërisë “Dardanët”.

cover-696x696

Pas rikthimit në Kosovë “Glory” u ka kushtuar vëmendje të veçantë dy klubeve të elitës së futbollit kosovar, Gjilanit dhe Lirisë.

kosovoliriaspread-579x420

Derisa tek klubi prizrenas janë fokusuar tek historia dhe tradita që ruajnë ndër vite bardh e zinjtë tek Gjilani flitet për rivalitetin me rivalin lokal Drita, organizimin e brendshëm të klubit dhe tifozët e zjarrtë “Skifterat”, transmeton Gazetasheshi.com.

download-1

Pjesë e këtij reportazhi maratonik tek kuq e bardhët u bënë kryetrajneri i kësaj skuadra, Arbnor Morina, si dhe dy futbollistët Gëzim Rusi dhe Isa Eminhaziri.

kosovogjilanispread-579x420

Për më tepër flitet se si Kosova një vend i shndërruar në “Teatër lufte” ia ka dalur të mbijetojë me pasionin për sportin dhe futbollin në përgjithësi.

Ky numër i revistës është në shitje në Britaninë e Madhe dhe kushton 10 funte.

 

Reklamë
Reklamë

Çka po ndodh me klubin e Gjilanit?

Sidoqoftë, tani duket se problemet janë zgjidhur dhe futbollistët sot kanë qenë pjesë e një sesioni stërvitor.

Periskopi.com Sporti

Kjo është konfirmuar nga faqja e klubit në Facebook, ku shkruhet: “Gjilani rikthehet normalitetit!

“Futbollistët u janë kthyer stërvitjeve dhe kanë vazhduar në normalitet përgatitjet për duelin e rradhës të cilin e zhvillojmë ndaj Ferizajt.

“Falenderojmë tifozët për pjesëmarrje dhe kërkojmë nga ta mbështetje maksimale sepse me ju mund të fitojmë çdo betejë!”. 

Reklamë
Reklamë