gameiro

Gameiro refuzoi Barcelonën

Sulmuesi i Atletico Madrid, Kevin Gameiro konfirmon se ka refuzuar kalimin te Barcelona në verën e këtij viti.

Periskopi.com Sporti

Francezi ka mbrojtur ngjyrat e Sevillas për tre sezone, nga viti 2013 deri më 2016, kur edhe u bashkua me skuadrën nga Madridi.

Por, ai thotë se nuk kishte dilema rreth kalimit te Atletico.

“Kam pasur mundësinë që të shkoj te Barcelona”, deklaroi Gameiro.

“Por, në mendjen time e kisha të qartë se duhej të kaloja te Atletico dhe kur kjo e fundit më kontaktoi mua, atëherë u qartësua gjithçka”, shtoi 29-vjeçari. /Periskopi.com