conte-mou

Conte godet Mourinhon: Këtë yll nuk është dashur ta largosh nga Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur rreth të kaluarës së Kevin de Bruyne te Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se është për keqardhje pse ai sot luan në tjetër ekip dhe jot ë Chelsea, duke kritikuar kështu indirekt Jose Mourinhon, i cili në atë kohë drejtonte të kaltërit nga Londra.

“De Bruyne ka luajtur në Chelsea dhe vërtetë është një lojtar i madh”, deklaroi Conte.

“Është keqardhje e madhe pasi ai sot luan për tjetër ekip. Ai është një lojtar fantastik për Manchester Cityn. I uroj gjitha të mirat atij, pas përballjes me ne”, shtoi italiani. /Periskopi.com

man-city-liverpool-capital-one-cup_3423352

City pa një yll ndaj Unitedit

Manchester City do të luajë ndaj Manchester Unitedit pa një yll. Bëhet fjalë për Kevin de Bruyne, i cili nuk është i gatshëm për këtë sfidë.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar trajneri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola.

“Kevin? Në asnjë mënyrë! Ai nuk mund të luajë”, deklaroi Guardiola.

Ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester United zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Kupës EFL. /Periskopi.com

kevin-de-bruyne-manchester-united-manchester-city_101xamzi4hn4s1irqg07asdira

De Bruyne: Nuk kam asgjë ndaj Mourinhos

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka insistuar se nuk ka asnjë problem me ish trajnerin e tij, Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Belgu nuk kishte arritur të fitojë një vend në formacionin e Chelseat nën Mourinho, ku portugezi kishte vendosur të shes drejt ekipit gjerman, Wolfsburg.

Jose Mourinho kishte deklaruar se Kevin De Bruyne nuk ishte i gatshëm për të luftuar për vendin e tij në formacion duke vendosur për të larguar nga skuadra e Chelseat.

“Nuk kam problem me Jose”, tha De Bruyne për Dail Mail.

“Nesë ai ka deklaruar ashtu për shtypin atëherë ata do t’i besojnë sepse në ato momente vetëm ato gjëra kanë mundur të dëgjojnë, por unë nuk mendoj se jam ashtu siç ka thënë ai.

“Unë gjithmonë kam dashur të luajë. Kam luajtur mjaft shumë në karrierën time dhe jam vetëm 25-vjeçar. Pra unë jam përgjigjur mjaft mirë”, përfundoi mesfushori belg.

De Bruyne pas transferimit të tij në Wolfsburg kishte shkëlqyer për “ujqërit” duke siguruar një transferim tek Manchester City. /Periskopi.com

de bruyne aguero silva

Lëndohet lojtari kryesor i Cityt

Manchester City do të duhet t’ia dalë pa futbollistin më në formë, Kevin de Bruyne. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në sfidën ndaj Swanseas dhe pritet të mungojë për të paktën katër javë.

Periskopi.com Sporti

Belgu pritet t’i mungojë ‘qytetarëve’ në pesë ndeshjet e ardhshme, kundër Celtic dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Tottenham, Everton dhe Southampton në Premier Ligë.

Ai zhvilloi paraqitje fantastike në këtë fillimsezon të Premier Ligës, duke shënuar dy gola dhe duke bërë katër asistime. /Periskopi.com