Korrupsioni

Korrupsioni ia rrezikon Kosovës rreth 300 milionë dollarë

Kosova rrezikon të përjashtohet në fundvit nga programi investiv i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili ofron qasje në rreth 300 milionë dollarë.

Periskopi.com Lajme

Sebep për këtë është bërë vlerësimi për shkallë të lartë të korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është vetëm goditja e fundit që ka marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi.

Për të njëjtën arsye, Kosova ka mbetur enklavë në hartën e Evropës – mungesa e rezultateve për ta luftuar korrupsionin është një nga dy arsyet pse Bashkimi Evropian ende nuk i ka liberalizuar vizat me Kosovën.

Po ky ambient ia ka humbur perspektivën ekonomike shtetit, ngaqë ka trembur shumë investitorë dhe ka rritur konkurrencën jolojale.

Petrit Selimi është emëruar nga kryeministri Isa Mustafa si koordinator nacional i MCC-së.

o-connell

O’Conell: Korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta

Në takimin e Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O'Conell, ka thënë së korrupsioni në Kosovë nuk luftohet përmes tryezave të rrumbullakëta, por, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa konkret në luftimin e kësaj dukurie.

Periskopi.com Lajme

“Ju bëjë thirrje udhëheqësve të institucioneve kosovare që të bëjnë hapa konkret në luftimin e korrupsionit. Nuk mund të luftohet korrupsioni me tryeza të rrumbullakëta”, ka thënë ambasadori O’Conell. /Zeri/

20161118110924728646

Thaçi tallet me qytetarët, i fton t’iu besojnë institucioneve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se hap i rëndësishëm për sundim të ligjit në Kosovë është nxjerrja e Kodit Penal.

Periskopi.com Lajme

Thaçi në Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit tha se që nga dita e parë që ka marrë detyrën ka inkurajuar institucionet për të bërë një rishikim të drejtës penale.

Sipas Thaçit me këto rishikime nuk do të lejohej kandidimi në zgjedhje i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.
Ai tha se institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme në sundim të ligjit, por ende ka sfida përpara.
Duke folur në Këshillin Kundër Korrupsionit Thaçi tha se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Besimi qytetar se institucionet po bëjnë punën në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të reflektohet pozitivisht në raporte ndërkombëtare. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm për krijimin e një klime të sigurt për investime”, citon kp të ketë thënë Thaçi.

Sipas tij statistikat dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetime të rastit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke folur në këtë fushë Thaçi tha se Kosova ka bërë shume se çdo vend tjetër në rajon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës Thaçi tha se Bashkimi Evropian ndoshta nuk është duke u mërzitur për kredibilitetin në Kosovë “por mendoj që kjo qasje injoruese nuk do të kalojë pa pasoja”.

Ndërsa edhe kryeministri Isa Mustafa ka folur në lidhje me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Sipas tij për aq sa është punuar në këtë fushë po aq janë perceptimet për prezencën e korrupsionit në vend.
Mustafa po ashtu kritikoi edhe raportin e Transparency Internacional, i cili sipas tij mund t’i ketë dy fytyra për Kosovën.

“Në njërën anë thuhet se Kosova qëndron mirë në luftën kundër korrupsionit .Dhe e dyta se qytetarët e shohin korrupsionin si problemin më të madh dhe institucionet s’po bëjnë sa duhet. Ka dallim të madh mes perceptimit dhe ballafaqimit të qytetarëve me korrupsionin”, tha Mustafa.