Murtezaj: Jemi cak i kërcënimeve terroriste

Periskopi.com Lajme

Kandidati i LDK-së për deputet që ishte edhe zëvendësministër i punëve të jashtme ka deklaruar se nuk duhet larguar vëmendjen nga kërcënimet globale, e që sipas tij, këtu është edhe terrorizmi.

Ai pranoi se edhe Kosova është cak i kërcënimeve të tilla. Kështu deklaroi ai në Tribunë Zgjedhore.

“Nuk duhet ta heqim nga vëmendja se i gjithë rajoni, edhe kjo pjesë e Evropës është cak i kërcënimeve globale, po mendoj për terrorizmin global”, tha ai.

“Sa i përket sigurisë brenda Kosovës, ne jemi një nga vendet më të sigurta sa i përket jetës së qytetarit, janë disa fenomene që duhet të kemi vëmendjen më shumë”, tha Murtezaj./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Dardan Molliqaj kërcënohet me jetë, merr mesazhe tepër të rënda

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ngase sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj është kërcënuar me jetë, sërish.

Kjo parti bënë të ditur se ai u kërcënua mbrëmë, e shtunë, 6 maj, sërish nga profili i njëjtë. Ata i kanë treguar se po e përcjellin gjatë gjithë kohës prej sulmit e tutje, i cili i ndodhi më 21 mars të këtij viti.

Fjalë ofenduese dhe sharje ka në mesazhin e fundit, e ku edhe i tregojnë që po e përcjellin dhe ja tregojnë orën se ku ka qenë në dy ditët e fundit.

E gjithashtu kërcënim të dytë ka marrë edhe nga vëllai i drejtorit të operacioneve në Polici, Xhavit Qalaj, që është Rashit Qalaj.

“Ndëgjo mirë, për shpifjet ndaj babait tim se gjoja bashkëpunëtor i SPS nëse nuk kërkon falje publike kam me të faru me shka të ki të gjallë, e sa për vllaun Rashit Qalaj nëse ki dëshmi dil me to paditë rregullone sipas Ligjit e me mu ki punë, beso ki me i ra pishom që je gjallë”, shkruhet në mesazhin që e kanë publikuar Vetëvendosje.

“Vetëm dije mirë se më ke shumë borxh, ku sipas kanuni e di shkak të pret, të betohem , nëse nuk kërkon falje do e pësosh keq”, vazhdon mesazhi kërcënues.

Albulena Haxhiu nga kjo parti e cila ka paraqitur këto mesazhe kërcënuese tha se neglizhenca e policisë i ka inkurajuar sulmuesit.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Policia dhe gjyqësia në Kosovë nuk bëjnë detyrat e tyre.

Sipas tij, këto dy institucione po shfrytëzohen për t’i luftuar kundërshtarët politik, persekutuar kundërshtarët politik e mbi të gjitha Lëvizjen Vetëvendosje.

Konjufca thotë se policia po e neglizhon këto kërcënime. Kjo sipas tij, i len të besojnë se krejtësisht mund të jetë e organizuar nga segmentet e Policisë.

“Shpjegimet tona për kapjen e shtetit, paraqitja e jonë e skemave të krimit të organizuar në Kosovë, i shqetëson ata dhe kundërgodasin vetëvendosjes me shantazhe e shumëçka”, tha ai.

Konjufca tha se shantazhet po shtohet kohëve të fundit./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Kërcënimet me jetë ndaj politikanëve shqiptarë ndër vite, rastet më të bujshme

Periskopi.com Lajme

Lajmi se ekziston një skenar për ekzekutimin e kryetarit të opozitës u pranua pjesërisht edhe nga kryeministri Rama.Basha është i fundit, po as i pari dhe i vetmi politikan që është kërcënuar me jetë pas vitit ’90.

Që nga Berisha tek Rama e Tahiri, ja atentatet ose kërcënimet më të bujshme politike…

Organet e posaçme shtetërore kanë shtuar masat e sigurisë për kreun e PD-së, Lulzim Basha pas një informacioni të marrë në rrugë zyrtare e më tej të bërë publik nga gazetari Blendi Fevziu se ka një skenar për asgjësimin e tij.

Lajmin e pranoi dhe vetë kryeministri Edi Rama dje, por jo në përmasat që është përhapur mediatikisht.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, padiskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet. Por përtej çfarë pompohet në katundin mediatik ju siguroj se kryetari i PD është më i mbrojtur se asnjëherë dhe sigurisht që do të jetë tërësisht i mbrojtur deri në fund me gjithçka që shteti ka për detyrë”, tha Rama .

Më shumë se kushdo tjetër ky i fundit është i interesuar që kundërshtarit të tij politik të mos i ndodhë asgjë e keqe ndërkohë që dy palët ndodhen në një betejë politike për zgjedhjet e reja.

Vetëm 6 vite më parë në të njëjtin pozicion ishte vetë Edi Rama, i cili si kryetar i Partisë Socialiste në atë kohë në opozitë mori kërcënim me jetë dhe ndaj tij u shtuan masat e sigurisë.

Por ndryshe nga rasti i Bashës, ku ai nuk është kërcënuar, por është një informacion i siguruar nga SHISH, Rama mori mesazhe në telefonin e tij celular ku kërcënohej me disa ditë pas protestës së 21 Janarit, ku ishin vrarë 4 protestues të opozitës.

Atentatet ose kërcënimet më të bujshme politikeShqipëria në historinë e saj ka shënuar vrasje kryeministrash dhe ministrash, por pas vitit ’90 vetëm vrasja e Azem Hajdarit, funksionar dhe deputet i PD-së është atentati më i bujshëm ndaj një politikani.

Në 9 maj 1996 Presidenti Sali Berisha u kërcënua gjatë një takimi me homologun italian Luigi Scalfaro.

Një i ri me granatë në dorë kërcënoi se do t’a shpërthente por ai u ç’armatos dhe u arrestua.

4 qershor 1997. Gjatë një mitingu në fshatin Shkallnuer një person me emrin Ilir Çeta hodhi një granatë në podiumin ku po fliste presidenti Berisha, po ajo nuk shpërtheu.2

1 shtator 1997. Makina e Arta Dades, ministre e Kulturës në atë kohë, shpërtheu në Shkodër pasi iu vu poshtë një sasi tritoli.

12 janar 1998. Makina e ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka, bllokohet në rrugë nga një makinë tjetër.12 shkurt 1998. Dikush telefoni në polici dhe tha se kishte vënë bombë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano, por ky alarm rezultoi fals.

14 shtator 1998. Pas vrasjes së Azem Hajdarit, sulmohet me antitank dhe armë të tjera godina e Kryeministrisë që kishte si synim vrasjen e Fatos Nanos, i cili në fakt nuk ndodhej në zyrë.

15 shtator 1998. Sulmohet eskorta e ministrit të Brendshëm Perikli Teta. Autori mbeti i vdekur nga kundërpërgjigja e truprojave të ministrit.

13 prill 2001. Dikush goditi xhamat e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, dhe hodhi fishekë brenda në shtëpi. Rama vetë tha se ishin “karamelet e Berishës”

19 gusht 2011. Ilir Meta sapo kishte dhënë dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Energjisë. Ai bëri publike dy sms kërcënuese që i kishin ardhur nga një nr jashtë vendit. Policia e mori në mbrojtje atë dhe familjen.

10 shkurt 2015. Hidhet në erë farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. /tesheshi

Reklamë
Reklamë

Pekini kërkon ndihmën ruse për qetësimin e situatës me Korenë e Veriut

Periskopi.com Lajme

​Kina kërkon bashkëpunimin e Rusisë për të kontribuar për lehtësimin sa më shpejt të situatës me Korenë e Veriut, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi për homologun rus, Sergei Lavrov.

“Objektivi i përbashkët i dy vendeve tona është rikthimi i të gjitha palëve në tryezën e negociatave”, theksoi Wang gjatë një bisede telefonike me Lavrov dje në mbrëmje, sipas një komunikate të publikuar në faqen e internetit të ministrisë.

Kjo telefonatë ndodhi në momenti kur marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së janë shumë të tendosura.

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi shqyrtimin e problemit të programit bërthamor koreano-verior dhe njoftoi se një aeroplanmbajtëse amerikane ishte nisur drejt gadishullit korean.

“Koreja e Veriut është e gatshme të kundërpërgjigjet për çdo sulm bërthamor me një sulm bërthamor sipas mënyrës tonë”, theksoi numri dy i Phenianit.

Ai u shpreh para një parade ushtarake të organizuar me rastin e 105-vjetorit të lindjes së themeluesit të vendit, Kim Il-Sung.

“Kina është e gatshme të koordinohet ngushtë me Rusinë për të kontribuar në qetësimin e situatës në gadishull dhe për të inkurajuar palët të rifillojnë dialogur”, theksoi dje në mbrëmje kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi.

Ai iu referua bisedimeve me gjashtëshen (dy Koretë, Japonia, Rusia, KIna dhe SHBA) ndërprerë që prej disa vitesh.“Të pengosh luftën dhe kaosin në gadishull është konform interesave të përbashkëta të Pekinit dhe Moskës”, Wang Yi.

Reklamë
Reklamë

Ushtarët e Dukagjinit po e presin “aminin” e Daut Haradinajt për luftë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Është pikërisht deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i cili ka nxitur shumë debate pas deklaratës së tij të fundit se nëse vëllai i tij Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, lufta është e pashmangshme.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë Haradinaj, e reagimet ishin të menjëhershme nga të parët e Serbisë.

Kurse një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada e Rugovës, Adnan Hyseni përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka theksuar se do t’i përgjigjen kurdoherë ftesës së Daut Haradinajt.

Reklamë
Reklamë

Mediat serbe “alarmohen” nga intervista e Daut Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Deklarata e Daut Haradinajt dhënë për “Infobox” të RTV Dukagjini, se nëse vjen deri te ekstradimi i Ramushit mund të shpërthej lufta, ka alarmuar mediat në Serbi.

“Mund të na fusin në luftë, asgjë tjetër. Për të tjerët nuk e di, por për veten po. Nëse gabojnë dhe e bëjnë një gjë të tillë (ekstradojnë Ramushin) duhet të jenë të gatshëm për tema serioze. Nëse e duan e Kosovën pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka deklaruar Daut Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ramush Haradinaj pritet që më 27 prill të paraqitet në Gjykatën e Colmarit në Francë, ndërsa ky vendim po pritet me padurim edhe nga mediat serbe të cilët vazhdimisht po propagandojnë.

Reklamë
Reklamë

Kërcënon Turqia: Do të anulojmë marrëveshjet me BE-në për migrantët

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu kërcënoi sonte se vendi i tij do të anulojë marrëveshjen me BE-në për migrantët të muajit mars 2016, me të cilën në mënyrë dramatike është ulur kalimi i tyre në Evropë.

Periskopi.com Lajme

“Ne mund ta përmbyllim marrëveshjen njëanshëm. Ende nuk i kemi informuar bashkëbiseduesit tanë, gjithçka është në duart tona”, tha ai në një intervistë për TV Kanal 24, me rastin e tensioneve me disa vende të Unionit, transmeton KosovaPress.

“Tashmë mund të themi se nuk dëshirojmë ta zbatojmë më, ka marrë fund. Nuk ka nevojitet leja e askujt”, ka theksuar numri një i diplomacisë turke.

Ai ka kritikuar BE-në, se përkundër marrëveshjes, nuk ka lejuar liberalizimin e vizave për qytetarët turq.

Pothuajse 200.000 migrantë kanë arritur në ishujt grekë ndërmjet dhjetorit 2015 dhe fundit të shkurtit 2016, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më vonë ishin vetëm 3.500.

Përveç liberalizimit të vizave, marrëveshja parashikon edhe ndihmën financiare për Ankaranë prej tre miliardë euro.

Marrëdhëniet e Turqisë dhe BE-së janë përkeqësuar për shkak të refuzimit të Holandës dhe Gjermanisë javën e kaluar që të lejojnë ministrat turq që në territorin e tyre të marrin pjesë në mitingjet e mbështetjes për zgjerimin e kompetencave për presidentin turk Recep Tayip Erdogan, për të cilën gjë në Turqi muajin e ardhshëm do të merret vendimi në referendum.

Reklamë
Reklamë

Kë po e kërcënon Thaçi me dorëheqje?

Një deklaratë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “dorëheqje në rast të mosvotimit të Ushtrisë së Kosovës”, është parë nga njohës të rrethanave politike, si një lloj presioni ndaj ligjvënësve në vend dhe mbi të gjitha ndaj faktorit ndërkombëtar që e ka kundërshtuar idenë e projektligjit të prezantuar të Thaçit.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi, tha të premten se “do të paraqesë dorëheqje dhe do ta çojë vendin në zgjedhje nëse ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës”.

Deklarata e tij e bërë në televizionin publik të Kosovës, RTK, erdhi pak ditë pas dorëzimit në Kuvendin e Kosovës të një projektligjit që parasheh transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Ushtri të rregullt të saj.

Projektligji ngjalli reagimet e NATO-s dhe në veçanti të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë që e cilësuan si një ‘hap të njëanshëm’ dhe vlerësuan se “miratimi i ligjit të propozuar do të çonte në rivlerësimin e bashkëpunimit me Forcat e Sigurisë të Kosovës si dhe ndihmës afatgjatë për këto forca”.

Por, analistët në Kosovë thonë se ‘kërcënimet e Thaçit’ janë bërë pikërisht për faktin se ai është i “bindur se deputetët e Kosovës do ta votojnë ushtrinë” dhe në të kundërtën nuk do të kërcënonte me dorëheqje.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirëse në ‘nivelin parimor deklarata për dorëheqje tregon guximin t’i qëndrohet pas idesë së rëndësishme’ megjithëse thotë ai, në ‘aspektin praktik deputetët e kanë të pamundur të votojnë kundër ushtrisë’.

“Së pari është një qëllim i presidentit Thaçit që të faktorizohet në skenën politike që të dëshmojë fuqinë dhe pushtetin e tij mbi proceset politike dhe fakti i dytë është sepresidenti Thaçi e ka një besueshmëri të madhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojë për shndërrimin e FSK në ushtri dhe kësisoj ai do të përfitojë një kapital të madh moral dhe politik para qytetarëve të Kosovës”, thekson Muhaxhiri

Por, për Petrit Zogajn, një analist politik në vend “të gjitha arsyet që kanë çuar presidentin Thaçi në kërcënimin për dorëheqje, janë të dëmshme për shtet-formimin dhe për raportet politike të brendshme dhe me partnerët ndërkombëtarë’.

“Deklarata e Thaçit po tregon që ai po dyshon që ka një konsensus të brendshëm të paktën të partive shqiptare në raport me projektligjin për ushtrinë. Me këtë deklaratë ose me këtë kërcim për dorëheqje, po thotë hapur se nuk ka pasur aspak konsultime me partitë e koalicionit dhe me partitë tjera opozitare që ky projekt ligj të shkojë në Kuvend”, konsideron Zogaj.

Sipas tij, kërcënimi me dorëheqje është “një lloj mesazhi për partnerët ndërkombëtarë që nëse kjo iniciativë e tij për ushtrinë mund të ketë një qasje hezituese nga partnerët ndërkombëtarë atëherë Thaçi mund të krijojë një lloj destabiliteti politik brenda dhe qeverisës”.

Projektligji i presidentit Thaçi, që fillimisht iu dorëzua kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, u procedua në Qeverinë e Kosovës, ndërkohë që partneri në koalicion LDK, i dha përkrahjenme kërkesën për bashkërendim me SHBA-në”.

Aktualisht, projektligji nuk është proceduar në Kuvend, por ai është parë me shumë kundërshtime në veçanti nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. Në rrjetin social twitter ai shkroi se “Shtetet e Bashkuara besojnë që siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Nuk duam ta shohim Kosovën në mosmarrëveshje me partnerët kryesorë”.

Por, pavarësisht kundërshtimeve, presidenti Thaçi tha se “çështjes do t’i shkojë deri në fund’ duke vlerësuar se “ka deklaruar se FSK-ja duhet të transformohet në ushtri dhe kthim mbrapa nuk ka.

Ky kundërshtim ndaj deklarimeve ndërkombëtare për analistin e çështjeve politike Artan Muhaxhiri, ka qenë e pritshme dhe sipas tij, liderët politikë duhet të jenë më këmbëngulës në raport me idetë burokratike që mund të vijnë nga Brukseli apo ndonjë shtet tjetër.

“Ka qenë e pritshme që në një moment të vijë edhe deri te kundërshtimi i ideve ndërkombëtare pasi që për fat të keq shume herë disa ide që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe NATO nuk përputhen me mentalitetin në Kosovë. Tani është një mundësi e mirë që institucionet e Kosovës të faktorizohen në raport me Bashkësinë ndërkombëtare duke ngulur këmbë se realiteti i Kosovës është ndryshe nga deklaratat e burokratëve perëndimor në raport me Kosovën”, vlerëson Muhaxhiri.

Forca e sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit Ahtisaari, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Zëvendësnegociatori Albert Rohan pak ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se FSK-ja është vetë ushtria e Kosovës.

Forca e Sigurisë e Kosovës tre vjet më parë përmbushi kapacitetet operacionale dhe autoritetet në vend nisën rishikimin e sektorit të sigurisë duke kërkuar më shumë kompetenca për FSK-në që do të çonte drejt krijimit të ushtrisë. Kjo megjithatë duhej të bëhej me ndryshimet kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave. Por kundërshtimi i deputetëve serbë të mbështetur nga Beogradit zyrtar ka penguar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Në vitin 2014 përplasjet rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës çuan vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.(REL)

Reklamë
Reklamë

Musliu: Kërcënimet s’mund të ma ndalin punën

Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, ka komentuar lajmin se disa deputetë të koalicionit qeverisës kanë marrë kërcënime në rast se e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Musliu thotë se presionet apo shantazhet nuk ndikojnë në punën e saj si deputete.

Periskopi.com Lajme

Sado që Musliu tregon se nuk ka marrë asnjë kërcënim serioz, ajo megjithatë vlerëson se në rast të situatave të tilla të kërcënimit të deputetëve duhet të raportohen organet përgjegjëse të sigurisë.

“Asnjëherë s’kam marrë ndonjë kërcenim serioz që do të ja vlente për tu raportuar. Qytetarët tashmë janë mësuar me vendimmarrjen time dhe e dinë që presionet, kërcënimet apo shantazhet nuk ndikojnë asnjëherë në punën time”, u shpreh Musliu përgjatë bisedës me gazetametro.net

Deputetja e PDK’së thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arsye që t’i frikësohen askujt për punën e tyre, e në vend të kësaj ata duhet thjesht të kryejnë punën për më të mirën e vendit.

“Deputetët s’kanë pse t’i frikësohen askujt për punën që bëjnë dhe vendimet që marrin, thjesht duhet të punojnë me ndërgjegje të qetë dhe me besim në vetvete që po e bëjnë më të mirën për vendin, shoqërinë dhe veten e tyre duke respektuar besimin e konfirmuar me votën qytetare”, u shpreh ajo.

“Siguria e deputetëve dhe e secilit qytetar nuk duhet bazuar në deklaratat mediale sepse konsideroj  që çdo gjë deri më tani ka qenë e bazuar vetëm mbi bazën e raporteve të mediave. Unë ende nuk kam dëgjuar që nëse deputetet/e ka raportuar në polici ndonjë rast eventual të kërcënimit. Prandaj, i bëj thirrje secilit që merr ndonjë kërcënim serioz ta raportoj në organet kompetente për siguri”, shtoi Musliu.

Musliu shpreh urimin e saj që kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë, e kështu deputetët të përqendrohen në problemet e qytetarëve.

“Uroj që kjo situatë të përmbyllet sa më parë dhe fokusi ynë të kthehet tek problemet e përditshme të qytetarëve të cilat nuk janë të pakta e që fatkeqësisht që tri vite shumë pak kemi pasur hapësirë që t’i trajtojmë”, u shpreh ajo.

Përndryshe, kujtojmë që Kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se në fillim të këtij muaji qeveria do ridërgojë në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër, tri partitë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën paralajmëruan disa herë bllokimin e marrëveshjes në fjalë me çdo kusht. Kurse, Bashkimi Evropian përsëriti Demarkacionin si kusht që shtetasit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në shtetet anëtare të zonës Schengen.

Reklamë
Reklamë

Kërcënohet me jetë Lama, autor i dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”

Është kërcënuar me jetë autori i dokumentarit “Rrëfime për Kosovën” Fatmir Lama, pas transmetimit të episodit të parë të ciklit të dytë, të quajtur “Dhuna shtetërore”, ku shpalosen fakte dhe dokumente për bashkëpunëtorët e atëhershëm të Serbisë, raporton KTV .

Periskopi.com Lajme

Por, telefonata kërcënuese të cilën Lama e mori nga biri i Bislim Vatovcit, njërit nga të përmendurit në dokumentar, përfundoi në polici.

E, më tronditëse pritet të jenë episodet e tjera të dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”, për të cilat autori thotë se opinioni duhet të njihet me historinë e vërtetë të asaj kohe. I biri i Bislim Vatovcit, në asnjë rast nuk e mohon vërtetësinë rreth të atit, por vetëm kërcënon pse është hulumtuar arkivi.

Policia tashmë ka konfirmuar se është duke kryer hetimet në këtë rast të kanosjes.

 

Reklamë
Reklamë

Mustafa thotë se nuk frikësohet nga askush (Video)

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur rreth kërcënimeve që deputët e koalicionit kanë marr ditëve të fundit, në rast të votimit të demarkacionit.

Periskopi.com Lajme

Mustafa në emisionin “Euro Tribuna” me Menduh Abazin, ka thënë se me  kërcënime të tilla,  edhe po të mbushej sheshi nga Grandi e deri të Kuvendi nuk do ta frikësonin.

Ai ka thënë se kërcënuesit anonim, po të ishin trima do shkonin dhe ta merrnin tokën të cilën supozojnë se po u mbetet jashtë kufirit.

Për më shumë ndiqeni deklaratën e tij dhënë në “Euro Tribuna”.

 

Reklamë
Reklamë

Vulin i Serbisë iu rikthehet kërcënimeve për Kosovën, flet për Haradinajn

Dikur, i parapaguar për vizita në Kosovë me leje e pa leje, për provokime dhe për kërcënime ndaj vendit tonë, Aleksandar Vulin, sot është rikthyer në zanatin e dikurshëm.

Periskopi.com Lajme

Ai, tash ministër për punë sociale në Qeverinë e Serbisë, siç njofton FoNet, ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve në Kosovë duke thënë se “ lojërat e pushtetit në Prishtinë nuk guxojnë të reflektohen te serbët e Kosovës”, transmeton koha

Vulin duke folur për ndalimin e Ramush Haradinajt e duke shfaqur frikën për trazira në mundshme në Kosovë, ai ka thënë se “dua t’ua tërheqë vëmendjen të gjithëve se në Kosovë nuk guxon askush të lëndohet, të fyhet apo të frikësohet për shkak se është arrestuar Haradinaj.

Reklamë
Reklamë
Ridvan haqifi

Ky është komandanti i shqiptarëve në ISIS

Ridvan Haqifi është emëruar komandant ‘në parimin e islamit’ – më të dijëshmit udhëheqin, madje edhe në ‘namaz’ (lutje). Derisa edhe xhihadi konsiderohet ‘ibadet’ (mënyrë adhurimi) dhe si rregull i tillë, solli Haqifin në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS.

Periskopi.com Lajme

Ishte shumë i varfër dhe hamall në Gjilan. Tashmë është komandant i shqiptarëve në ISIS. Terroristi me gisht lart duke kërcënuar në foton e njohur tashmë ndërkombëtarisht është Ridvan Haqifi.

Ai është lindur në fshatin Bukovik më 4 korrik të vitit 1990. Vjen prej një familje shumë të varfër, derisa tregimet e njerëzve që e njihnin atë, flasin se i njëjti pos punës si imam ka kryer edhe punën e hamallit në treg në Gjilan, për të plotësuar nevojat financiare të familjes. Kështu tregojnë bashkëfshatarët e tij që e njohin nga vogjlia.

Komandanti Haqifi është në lidhje familjare me Naim Aliun, (nip i tij) aktualisht Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Gjilan. Por, në kohën kur Haqifi u radikalua ai ishte në pozitën e ligjëruesit kryesor në rrethin e Gjilanit.

Përndryshe, Ridvani posedon dije islamike, sepse edhe ishte nxënës i medresesë “Alaud-din”- Dega në Gjilan, që është shkollë publike e finacuar mga finacat publike, por e mbështetur me fonde edhe nga BIK. Por e kontrolluar apo e rregulluar kompletisht sipas korrikulumit dhe planit arsimor nga BIK’u.

Sipas të dhënave që posedon Gazeta Metro, Haqifi që tash është drejtuesi i shqiptarëve në ISIS ishte radikalizuar nga Zeqirja Qazimi, tash një imam i dënuar me 10 vite burg për rekrutim të terroristëve, të cilin e shihni në përcjhellje të policisë më poshtë.

zeqirija-qazimi-768x432

Qazimi e kishte “talebe” Haqifin, siq e cilësojnë islamikët, e që në shqip i bie si nxënës personal. Po ashtu dihet se Haqifi pas orëve të mësimit në Medrese shkonte për mësime shtesë te Imami Zeqirja Qazimi, në xhaminë e që e udhëhiqte në Gjilan. Aty dhe ka mbajtur ligjërata, prej të cilave një sërë prej tyre gjinden edhe në linqe të ndryshme të postuara nga ky grup  në youtube, e ku shihet duke i mbajtur  ligjeratat në zyrën personale të Imam Qazimit tashmë të dënuar.

Ajo çka është arritur të dihet nga stafi i Gazeta Metro është se Haqifi e zëvendësoi terroristin e famshëm, Lavdrim Muhaxheri në Komandë në ISIS në fundin e viti 2014. E që sipas njohësve dhe studiuesve të funksionimit të kësaj strukture terroriste të bazuar në dogmë fanatike islamiste, edhe zëvendësimi i tij është bërë ‘në parimin e islamit’ – më të dijëshmit udhëheqin, madje edhe në ‘namaz’ (lutje). Derisa edhe xhihadi konsiderohet ‘ibadet’ (mënyrë adhurimi) dhe si rregull i tillë, solli Haqifin në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS. Pasi që ai gëzon dije më të mëdha fetare sesa Lavdrim Muhaxheri.

Aktualisht, analizat mbi përgjimet e reja të interceptuara nga Shërbimi i Intelegjencës Izraelite MOSAD për sulmin e mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nënvizohet se Lavdrim Muhaxheri e Ridvan Haqifi udhëzonin njerëz për të bërë sulme, e që poashtu kanë nxjerrë edhe faktin që Haqifi mund të jetë ngritur në detyrë.

Përgjimet lënë të kuptohet se tash Haqifi është pjesë e shërbimit sekret të Shtetit Islamik, i quajtur ‘Emnija’ (siguri), që besohet se e ka kryesuar zëdhënësi i ISIS’it, Abu Muhammad al-Adnani, i cili është vrarë gjatë një sulmi ajror ne fund te muajit gusht të këtij viti.

abu-muhammad-al-adnani-800x450

Por tashmë ende nuk dihet pasardhësi i tij dhe kryesuesi i ‘Emnija’ së ISIS.

Ky sherbim sekret terrorist, brenda vetës ka edhe departamentin e jashtëm, ku dyshohet se tashmë është aktivizuar Haqifi, e që po ashtu shton dyshimet se ai mund të ketë koordinuar edhe ndihmuar sulmet e fundit në Belgjikë dhe Francë.

Reklamë
Reklamë

Adem Salihaj mësyu të thoshte diçka tjetër, e ndryshoi temën minutën e fundit

Ishte bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova që vazhdon të jetë në LDK, Adem Salihaj, e që kohëve të fundit ka dal kundër qëndrimit të partisë së tij për Demarkacionin, të premten habiti të gjithë.

Periskopi.com Lajme

Ftoi një konferencë për media, para Kuvendit të Kosovës, pranë bustit të Ibrahim Rugovës, për të rrëfyer një të ashtuquajtur ‘zbulim’.

Pretendon se ka zbuluar gjurmë të ilirëve, por Periskopi mëson se ai nuk doli aty për këtë çështje.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ai ka disa ditë që planifikonte një temë tjetër ta thotë, por që në fund e ndryshoi mendjen. Nuk dihet se çfarë pretendoi të thoshte, por diçka ka që e ndaloi.

Po i pyetur nëse tentoi të fliste për vrasjen e pasluftës dhe u kërcënua nga dikush, ai mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Jo, nuk jam kërcënuar nga askush, sot isha në katër televizione të ndryshme dhe i thash të gjitha ato, që mendoj se duhet thënë lidhur me deklarimet e Thaçit dhe aktualitetin politik”, tha Salihaj.

Ngriti dyshime vendi ku kërkoi të shpaloste këtë ‘zbulim’, pranë bustit të Ibrahim Rugovës.

Pak ditë më parë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetime për atentatit ndaj Rugovës, e një natë më parë tha se atentati ndaj tij ndodh pak qaste para se ata të dy bashkë, Rugova dhe Thaçi të në nënshkruanin një koalicion për krijimin e Qeverisë së re. Kjo sipas Thaçit, ndodhi në vitin 2015.

Salihaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, e shumëkush priti që pranë bustit të tij, të shpaloste ndonjë informatë për të.

Salihaj që publikisht ka ngritur zërin kundër Demarkacionit, kështu edhe kundër qëndrimit të partisë së tij, LDK-së, mundi që këtë zbulim të tijin ta bënte në shumë mënyra të tjera, por zgjodhi sikur dikur, Nazim Bllaca të ftonte mediat në mes të rrugës.

Ndryshe shumë media në botë, që shumë vite kanë raportuar për këtë popull, madje edhe gjenetikisht ka dalë se ADN-ja e popullit Kalash janë një përzierje gjaku nga Evropa që nga koha e pushtimeve të Aleksandrit. Ky popull thuhet se me shumë gjasa janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtrive të lashta greko-maqedonase e që në Pakistan u zhvendosën rreth 2 mijë e 300 vite më parë.

Jo vetëm mediat nëpër botë, në Kosovë, publicisti Fahri Xharra që shumë vite thotë se ky popull janë me prejardhje shqiptare, pra ilirë.

E Salihaj kur e pyetën ditën pse zgjodhi tani këtë temë, kur dihet moti për këtë popull, tha se nuk e dinte që këto informata ekzistojnë moti./ Periskopi

Reklamë
Reklamë