hhj

Adoleshenti kërcënon vajzat: Nëse nuk bëni seks me mua, do t’ua publikojë fotografitë lakuriq

20 vjeçari Alistar Wilson nga Britania e Madhe ka kërcënuar dy vajza adoleshente, se në qoftëse ato nuk do të bënin seks me të, ai do të postonte foto lakuriq të tyre në rrjetin social Facebook, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Wilson i cili ndjekë mësimet në njërën nga shkollat më prestigjioze të vendit, përmes “ seks mesazheve “ kishte arritur të siguronte foto lakuriqe të vajzave, me të cilat më pas i kërcënoi.

Ai i paralajmëroi ata se në rast se nuk pranon të bënin seks me të, atëherë fotografitë do të shpërndaheshin. Përveç seksit, ai kërkoi nga vajzat që të paguanin nga $100.

Gjate një video – regjistrimi dëgjohet Wilson teksa kërcënon 18 vjeçaren “Bëj seks me mua ose do t’i postoj fotografitë, i dua edhe paratë deri të martën në xhillollogarinë time“ dhe më pas e mbyll telefonin. Vajza i thotë disa herë se si do të sigurohej se ai nuk do ta kërcënonte më, derisa Wilson i përgjigjet “Ky është problemi yt”.

Njejtë ai kishte bërë edhe me një 17 vjeçare teksa vajza thotë “Ai dukej shumë qesharak dhe sharmant, mirëpo manipulues” deri kur ai i dërgoi një video – mesazh në Facebook me fjalët e njëjta.

Ajo e kishte paralajmruar se kjo çfarë ai po bënte quhej “Kërcënim” dhe do të mund të përfundonte në burg. Wilson më pas pendohet dhe i kërkon falje duke thënë “Unë jam njeriu më i keq në botë, të lutem më fal”, mirëpo deri atëherë video – regjistrimi ishte në duar të policisë.

Vout citohet të ketë thënë “Kur vajza i tha se çfarë nëse fotot do të binin në duar të gabuara “ ai përgjigjet “ Ndonjëherë kur mban diçka me forcë është shumë e dobishme”.

Alistar Wilson e ka pranuar fajin dhe është dënuar nga gjykata me tetë muaj burg me kusht për 18 muaj, punë të papaguar 100 orë dhe me 10 ditë rehabilitim.

Ai gjithashtu është i detyruar të paguajë dëmshpërblim prej $3.500 dhe $2.500 për vajzën më të re dhe ka një urdhër kufizimi për dy vajzat.

Alister Smith thekson se “ seks – mesazhet “ dhe dërgimi i fotografive lakuriq është një fenomen shumë i përhapur tek adoleshentët, këto nuk janë produkt i kriminalitetit apo i keqdashjes, mirëpo të një papjekurie të thellë emocionale./ Periskopi /

 

slavko-simiq-720x478

Sllavo Simiq kërcënohet me jetë, kërkon mbrojtje 24 orëshe nga Policia e Kosovës

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq është kërcënuar me jetë. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Policisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, pos Simiqit, është kërcënuar edhe familja e tij.

 “Simiq ka kërkuar mbrojtje të afërt 24 orëshe nga ana e Policisë së Kosovës”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ndryshe, Simiq ishte kthyer në Kuvendin e Kosovës në seancën e kaluar. Ai para deputetëve ka thënë se serbët nuk do të tërhiqen nga kërkesa pëe Asociacionin.

Ndërkohë, para pak ditësh kishte një përplasje të ashpër brenda vetë Listës Srpaska. Simiq madje ishte shkarkuar nga shefi i deputetë të Listës Srpaska.

Kjo thyerje e Listës ka ardhur për shkak të emërimit të ministres së re të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Shqiptari kërcënon live në Facebook dy belgë (Video)

Vëllai i tij i vogël plagosi me thikë dy persona nga 24 vjeç në Belgjikë. Për ngjarjen e ndodhur në Ninove, vëllai i madh i shqiptarit ka kërcënuar me vdekje përmes një videoje në Facebook, dy shtetasit belg.

Periskopi.com Lajme

“Vëllai im ndodhet në burg. Thuaji atyre që të kenë kujdes. Do t’u vras. Dhe nuk do ta bëj me thikë, por me tjetër armë”, kërcënon shqiptari me një holandishte të çalë.

Mediat belge raportojnë se në videon live që zgjat rreth 19 minuta, shqiptari duket se ndodhet nën efektin e alkoolit.

Një ditë para videos, shqiptar postoi një foto me flamurin shqiptar, me kapele dhe me dy pistoleta. “Njëra ka ikur, po tjetra është ende këtu”, shkruante ai.

Pas videos së gjatë shqiptari, publikon dhe një tjetër ku thotë se do të qëllojë me një pistoletë prej ari dhe ndaj policisë dhe në një fragment tregon dhe armën.

Policia belge po heton rastin dhe prokurori i çështjes thotë se kërcënimi është marrë seriozisht.

Vëllai i tij i vogël, 16 vjeç, u arrestua pak ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, ai plagosi dy persona.

therrje

Nën kërcënim të thikës grabitet marketi në Prishtinë

Policia e Kosovës bën të ditur se dje nën kërcënimin e thikës është grabitur një market në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

 

“Viktima, punëtore në një market raporton se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur parat në arkë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, përderisa, nuk raportohet për të lënduar, thuhet më tutje në komunikatën për media të PK-së.

20161124223644220646

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë me ndërhyrje ushtarake

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë me ushtri, pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ia kujton Tiranës zyrtare, aleates së saj të NATO-s, se ka një ushtri më të fuqishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo moment.

Gjatë një aktiviteti të Forcave të Armatosura të Greqisë në Selanik , ministri i Mbrojtjes i këtij vendi, Panos Kammenos, është pyetur rreth komenteve të fundit të zyrtarëve shqiptarë dhe atyre turq. Në përgjigje të pyetjes, Kammenos ka thënë se “Forcat e Armatosura të Greqisë janë këtu, janë të fuqishme dhe nuk kanë frikë as shqiptarët, as turqit”.

Valon Murtezaj

Murtezaj thotë se Nikoliqi po kërcënon

Asnjë deklaratë e autoriteteve të Serbisë nuk mund ta ndalojë Kosovën të anëtarësohet në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe institucionet e Kosovës janë duke punuar për një anëtarësim të tillë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministrii Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës janë duke punuar në përmbushjen e standardeve që ndërlidhen me mundësinë për anëtarësim në UNESCO, ndonëse ai nuk ka përmendur afate të mundshme se kur dhe nëse Kosova do të aplikojë për pranim në këtë organizatë.

“Kosova e ka kërkesën e saj plotësisht legjitime për t’u anëtarësuar në UNESCO. Aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme dhe ministritë e tjera përkatëse, ajo e Kulturës, janë duke punuar për të avancuar standardet që lidhen drejtpërdrejt me këtë anëtarësim”, deklaron Murtezaj.

Deklarata e zëvendësministrit të Jashtëm, Murtezaj, vjen një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ka thënë se në rast se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, pa u shqyrtuar kjo çështje në dialogun në Bruksel, atëherë ai do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që ta ndërpresë dialogun me Kosovën.

“Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që t’i ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq. Këtë deklaratë presidenti serb e ka bërë për një të përditshme në Serbi.

Ai ka theksuar, gjithashtu, se Serbia duhet ta vazhdojë presionin te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ta pengojë këtë të fundit të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Por, zëvendësministri Murtezaj thekson se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk varet nga qëndrimet e autoriteteve të Serbisë.

Deklaratën e presidentit serb ai e vlerëson si një thirrje kërcënuese dhe për destabilizim.

“Janë për të ardhur keq dhe nuk ka asnjë qëndrim të asnjë qeveritari të Serbisë që mund ta ndalojë Kosovën që të bëhet pjesë e UNESCO-s. Thirrjet për ndërprerje të dialogut dhe për mbrojtje (të serbëve) janë në fakt thirrje apo kërcënim për destabilizim të Kosovës, të cilën gjë institucionet e Kosovës nuk do ta lejojnë asnjëherë”, thekson Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL)

Putini kërcënon Evropën: Lansohet raketa ruse, që për 13 minuta arrin Britaninë e Madhe (Foto/Video)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbuluar një super armë që lë në hije sistemet mbrojtëse raketore të NATO-s, thonë ekspertët rus të raketave.

Periskopi.com Lajme

Forcat e armatosura ruse mburren se kjo raketë lëvizë me shpejtësi aq të madhe, sa që është e pamundur që ajo të shpërthehet apo rrëzohet derisa lëviz, transmeton Telegrafi.

Madje pretendohet se ajo mund të arrijë nga Kalingradi për në Mbretërinë e Bashkuar Madhe për vetëm 13 minuta, pasi që lëviz me shpejtësi prej 6500 kilometra në orë.

Detajet e kësaj arme të re eksperimentale të Kremlinit janë zbuluar nga një korporatë që merret me prodhimin e armëve të rënda.

Por prezantimi i kësaj rakete gjigante të quajtur “Object 4202”, ka nxitur dyshime rreth agresionit rus në kohën kur janë rritur tensionet mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Kjo super raketë është projektuar posaçërisht që të montohet në maje të raketës së tjetër të re bërthamore të quajtur “Satan 2”, që ishte prezantuar gjatë muajit të kaluar.

“Object 4202” është lansuar mijëra milje nga një bazë ushtarake në Yasny të Rusisë në drejtim të Kamchatka, ku sipas zyrtarëve të Kremlinit testi ka përfunduar me sukses.

Kjo kokë bërthamore që është e padukshme për sistemin anti-raketor të ushtrisë amerikane, lëviz me shpejtësi aq të madhe sa që është pothuajse e pamundur të goditet apo shpërthejë derisa lëviz. /Telegrafi/

 

3-138 4-106