RRYME

ZRRE i monitoron reduktimet e KEDS-it: Nuk do të ketë reduktime pas orës 19:00

Duke ju referuar gjendjes së krijuar kohëve të fundit, nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe me qëllim që të kemi një pasqyrë më reale nga terreni për ndërprerjet që po ndodhin, ZRRE-ja nga fundi i muajit tetor ka nisur një verifikim të përgjithshëm të procesit të mirëmbajtjeve të planifikuara të rrjetit të shpërndarjes nga KEDS-i.

Periskopi.com Lajme

Sipas, ZRRE-së reduktimet do të pezullohen pas oreks 16:00. “ZRRE ka kërkuar nga KEDS që nga sot, e deri nё përfundim të verifikimeve të mëtejshme, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për qëllim të mirëmbajtjes, të mos ketë pas orës 16:00. Gjithashtu ZRRE ka kërkuar qё ndërprerjet për qëllim të mirëmbajtjes gjatë ditës tё mirёplanifikohen, në mënyrë që të eliminohet çfarëdo efekti negativ tek konsumatorët”.

Stafi i ZRRE-së ka punuar me kapacitete të shtuara gjatë tërë kohës edhe në orët e vona të natës për të verifikuar ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e mirëmbajtjes dhe ka trajtuar çdo ankesë të pranuar,s hkruan Telegrafi.

“ZRRE mbetët e përkushtuar që problemet me ndërprerjet e energjisë me të cilat konsumatorët janë ballafaquar, me theks të posaçëm nga ora 16:00 deri në ora 20:00 në disa lokalitete të vendit, të mos përsëriten më. Gjithashtu, ZRRE do të vazhdoi të monitoroi të gjitha ndërprerjet që mund të ndodhin nga KEDS (qofshin ato të planifikuara apo të pa planifikuara), për të pasur një furnizim sa më të rregullt të konsumatorëve. Po ashtu ZRRE do të vazhdojë punën e saj për të siguruar se efektet negative në sistemin elektroenergjetik (në mënyrë të veçantë ndërprerjet e energjisë elektrike) do të minimizohen aq sa është e mundur”, ka njoftuar ZRRE. /Telegrafi/

20161118082256718646

As KEK-u e as KEDS-i nuk marrin përgjegjësi ta heqin një shtyllë elektrike afër një pompe të benzinës

Periskopi.com Lajme

As KEK-u e as KEDS-i nuk po marrin përgjegjësi për heqjen e një shtylle elektrike të tensionit të lartë, e vendosur 12 vjet më parë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) afër një pompe të benzinës në Rezallë të Skënderajt, shkruan Koha Ditore.

Kjo shtyllë elektrike ishte vendosur në vitin 2004, rreth 4 vjet pas hapjes së pompës “REZ-IMEX”. Pronari i saj, Sabit Hoxha, thotë se shtylla ishte vendosur pa pëlqimin e tij.

Përçuesi i tensionit të lartë, sipas Hoxhës, është i vendosur mbi çatinë e pompës, derisa ka shtuar se që nga fillimi ka bërë kërkesa që t’i largohet, por vazhdimisht është injoruar kërkesa e tij si nga KEK-u ashtu edhe nga KEDS-i.

Rryma mungon

Kriza energjetike e kaluar në banalitet në Kosovë

Kosova që nga paslufta vazhdon të përballet me krizë të thellë energjetike. Për rrjedhojë, jo pak investitor potencial janë larguar nga vendi ynë. Ky telash ende i pazgjidhur po vazhdon ta pengojë zhvillimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

Pas një varg tentativash e analizash për të zgjidhur këtë problem, rreth një dekadë më parë u pa e udhës që përfundimisht të ndërtohet një termocentral i ri, pasi që termocentralet ekzistuese janë të vjetra dhe nuk mund t’i mbulojnë nevojat energjetike të vendit.

Mirëpo edhe 17 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas planifikimit të ndërtimit të termocentralit të ri, Kosova vazhdon të përballet me të njëjtin problem.

Pala më e dëmtuar për shkak të kësaj krize besohet të jenë bizneset në vend të cilat vazhdimisht e kanë ngritur problemin e energjisë elektrike si problem kyç në pengimin e zhvillimit të biznesit vendor.

Ibrahim Rexhepi nga STRAS thotë se pa energji nuk ka zhvillim ekonomik.

“Përderisa nuk kemi prodhim të ri të energjisë elektrike nuk mund të llogarisim që çështja do të tejkalohet me potencialet e tanishme që i ka Kosova”, thotë ai.

Në anën tjetër Ministria e Zhvillimit Ekonomik insisto se gjithçka apo shkon në rregull me projektin.

“Nuk ka pengesa në mbarëvajtjen e projektit, por ka procedura që po zbatohen në përpikëri”, thuhet në përgjigjen tyre.

“Kosova e Re” pritet të fillojë së ndërtuari gjatë vitit të ardhshëm.

KEK-u

Kushëriri i Hashim Thaçit në aktakuzën për tenderin e KEK-ut

Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) më 7 korrik të këtij viti ka ngritur aktakuzë të re ndaj Hysni Hoxhës, ish kryetar i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). Po ashtu përveç këtij në aktakuzë janë të përfshirë edhe 6 zyrtarë të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Aktakuza ka ardhura pas hetimeve rreth një tenderi të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku  në atë kohë pala që pretendon se është  dëmtuar ka kërkuar nga Organet e Hetuesisë që hetojë rastin.

Në aktakuzën e siguruar nga portali Infokusi, shihet se përveç Hoxhës, aty është përfshirë edhe Emin Tmava, Hanefi Hajdini, Driton Pruthi, Muhamet Selmani, Nijazi Thaçi si dhe Azem Duraku, ky i fundit më herët ka qenë ekspertë shqyrtues në OSHP, ndërkaq tash është drejtor i Prokurimit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Driton Pruthi, aktualisht është  zyrtar i Prokurimit në KEK, po ashtu zyrtarë i lartë në këtë kompani është edhe Nijazi Thaçi, ndërkaq Muhamet Selmani, po ashtu ka qenë zyrtarë për prokurim në KEK, ndërkaq aktualisht është deputet i PDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës.

Portali ka kontaktuar edhe avokatet mbrojtës të akuzuarve  në këtë rast, por ata vetëm kanë konfirmuar aktakuzën. Sipas tyre, EULEX-it në këtë rast ka ngritur aktakuzën pa bazë ligjore për shkak sa janë tejkaluar të gjitha afatet e parapara ligjore.

Po ashtu sipas tyre në këtë rast nuk ka asnjë fakt të vetëm për shkeljet për të cilat pretendon pala ankuese, kompania “SMH Kosovo”, e cila ishte garë për këtë tender, por nga zyra e Prokurimit të KEK-ut është shpallur si ofertues i pasuksesshëm për shkak të çmimit më të lartë se sa operatori i rekomanduar dhe më pas përfitues i kontratës për  furnizim me pjesë për makina të rënda të KEK-ut.

Rasti për të cilin është ngritur aktakuza ka ndodhur në mars të vitit 2011 rreth një tenderi për furnizim me pjesë rezerve të makinerisë së rëndë.