keds

Ky është arsyetimi i KEDS-it për ndaljen e rrymës

KEDS me anë të një komunikate ka arsyetuar reduktimet që po ndodhin në disa vende në Kosovë. KEDS tregon se janë duke bërë përpjekje që të ndërrojë rrjetin e vjetër gjë që do të ndikonte në përmirësimin edhe të gjendje elektrike."Duam të njoftojmë publikun edhe një herë se ne jemi duke vepruar në përputhje të plotë me udhëzimet e ZRRE-së.

Periskopi.com Lajme

KEDS ka trashëguar një rrjet shumë të vjetër, dhe ne po e përmbushim detyrimin tonë në ngritjen dhe përmirësimin e tij. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndërpresim furnizimin dhe ne po përpiqemi që ta bëjmë këtë në mënyrën më efikase të mundshme, në mënyrë që të mos shkaktojmë shqetësime për konsumatorët. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të intervenohet në rrjet pa u ndalur energjia elektrike, meqë kjo mund të mund të shkaktonte humbje të jetëve të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se rrjeti është shumë i vjetër, shpesh ka ndërprerje dhe prishje emergjente që janë jashtë kontrollit tonë, në të cilat sërish ne detyrohemi të intervenojmë për t’i sanuar, në përputhje të plotë me ZRRE-së, në mënyrë që qytetarit të mos mbesin ma rrymë. Ne e kuptojmë se kjo është e papërshtatshme për konsumatorët dhe po bëjmë çdo përpjekje që në këto raste ekipet të ndërhyjnë sa më shpejtë që munden.

Ne do të vazhdojmë të informojmë dhe të raportojmë tek institucionet publike relevante si ZRRE-ja dhe të tjerët, vazhdimisht dhe në mënyrë të detajuar në lidhje me veprimet e ardhshme emergjente që duhet të kryhen.

Edhe një here, shpresojmë në mirëkuptim dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim. Dëshirojmë të ju sigurojmë që ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin tonë më të mirë për konsumatorët” thuhet në komunikatën e KEDS.

keds

Vrasje, rrahje, kërcënime – punëtorët e KEDS-it në rrezik për jetën për shkak të shkyçjeve

Më 25 nëntor ishte sulmuar një punëtor i KEDS-it në qytetin e Obiliqit nga disa protestues që po kërkonin sqarim për reduktime të energjisë elektrike.

Periskopi.com Lajme

 

Punëtori i KEDS-it me inicialet R.G. kishte marr lëndime të lehta nga 10 persona që i ishin duke protestuar para zyrave të kësaj kompanie në Obiliq.

Katër ditë pas këtij rasti është gjetur një punëtor tjetër i KEDS-it i vrarë në fshatin Dumosh të Podujevës.

Shukri Podvorica ishte gjetur mëngjesin e 28 nëntorit i vdekur në rrugën Dumosh-Batllavë, por ende nuk dihen arsyet dhe s’ka të dyshuar për këtë rast.

Lajmi.net ka kërkuar nga Policia e Kosovës sqarime për rastin, por kanë thënë se ende është duke u hetuar.

Në Federatën Sindikale të Pavarur Elektrokosova, konsiderojnë se punëtorët janë të rrezikuar për shkak se detyrohen të shkyçin njerëz nga rrjeti dhe për këtë i nënshtrohen rrezikut dhe janë të pambrojtur.

Hysni Gashi, kryetari i FSPE-së, thotë se me ndalimin që e ka bërë ZRRE-ja për mirëmbajtjen e rrjetit shpresojnë se do t’i nënshtrohen rrezikut më pak.

“Shpresoj se ky lajmi për ndalimin  mirëmbajtjes së rrjetit,  përveç se është i mirë për konsumatorë gjithashtu edhe për punëtor meqenëse ndoshta nuk do të ofendohemi dhe sulmohemi për shkak të reduktimeve”, thotë Gashi për lajmi.net.

Ai ka thënë se sulmet ndodhin pothuajse të gjitha rastet për shkak të reduktimeve.

“Më datën 15.6.2016 për shkak të reduktimeve janë sulmuar në teren pasi kanë qenë duke punuar në trafo punëtorët A.P dhe I.G pasi që konsumatori ishte revoltuar që pse reduktime në këtë kohë kur ka rrym të mjaftueshme. Gjithashtu me datën 25.11.2016 është sulmuar fizikisht koordinatori i operimeve në Obiliq pran zyrave të KEDS-it nga një grup qytetarësh me arsyetimin se po i bën reduktimet”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEDS-it njoftim për sa raste janë sulmuar punëtorët, por nuk kanë raport zyrtar.

“Të dyja rastet kanë ndodhur në Obiliq dhe janë proceduar në polici, por kemi pasur raste të tjera për të cilat nuk kemi njoftim zyrtar nga Menaxhmenti edhe pse kemi kërkuar disa herë”, thotë Gashi.

Në Policinë e Kosovës thonë se kanë ndodhur 150 sulme ndaj personave zyrtar nga janari i këtij viti deri në muajin nëntor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se të gjitha rastet që kanë të bëjnë me sulme ndaj personave zyrtar në kryerjen e detyrës raportohen në një vend.

“Ndërsa të gjitha veprimet policore ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në vend sipas konsultimeve relevante edhe me prokuroritë kompetente, si dhe gjithnjë duke u bazuar në procedura standard të operimit për veprime policore në mënyrë sa më profesionale. Lidhur me rastet e tilla të raportuara mund të ju konfirmojmë se deri në periudhë të vitit, janë raportuar rreth 150 raste “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thotë Hoxha për lajmi.net.

Lajmi.net i ka dërguar pyetje KEDS-it me post elektronike, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje

Rryma mungon

Gjysma e Kosovës në terr për 28 Nëntor

KEDS-i njofton të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike se nesër nuk do të ketë rrymw në disa zona të Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Sipas KEDS-i këto ndërprerje do të jenë për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte.

Ja njoftimi i plotë i KEDS-i

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Prishtinë

1.

Më 29.11.2016, ne NS 110/10(20 ) kV Prishtina 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J10 Përparimi (10000005) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-i Hungarez, Spitali Medikus, Tregu me Shumicë dhe Betonjerka.

2.

Më 29.11.2016, në NS 110/10(20 ) kV Prishtina 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J23-Komuna e re (10000015) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rekalitë, Komuna objektet e reja, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Prroni i Njelmët, Mekanika, kontigjenti Portugez i KFOR-it, MAP-AKI dhe Ambasada Amerikane.

3.

Më 29.11.2016 në NS 35/10 kV Fushë-Kosova do të shkyçet:

Dalja 10 kV Udhekryqi kabllovik (10012002)  prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ana e djathtë e qytetit të Fushë-Kosovës.

4.

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Besia do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lluzhan (10013011) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Prugovci-1(te Villa Natyra, Verbovcët, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli dhe Kazerma e FSK-së në Vranidoll.

5.

Më  29.11.2016, ne NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçen:

Dalja 10 kV  Nr.22 Shaip Kamberi (11000005)  prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr. Shaip Kamberi dhe rr.Robert Gajdiku.

6.

Më  29.11.2016 në NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J27 Kodra e Trimave 5 (13000015) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave (një pjesë) dhe Kodra e Trimave 5.

7.

Më 29.11.2016 në  NS 220/35/10 kV Podujeva  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Podujeva 3 (14000003) prej orës  12:00  deri në ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Tregu i shtazëve, Viadukti dhe Ina e Vjetër.

Dalja 10 kV Fshatrat 1(14000009) prej ores  08:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Buricë, Gllamnik, Llapashtinë e Ulët.

8.

Më 29.11.2016   në NS 35/10 kV Fushë-Kosovë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Albana (15018008) prej orës  12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatine e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët, FSK-ja.

9.

Më   29.11.2016 në NS 35/10kV Mazgit do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Shkabaj ( 15019002)  prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkabaj, Mazgit një pjesë, Obiliq një pjesë, Reforma dhe Al Petrol.

Prizren

1.

Më  29.11.2016  në NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Rahoveci ( 30000015)  prej orës  08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I dhe Tulltorja II.

2.

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Prizreni 4 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Bajram Curri (30033008) prej orës 12:00 deri  në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Ëiliam Ëalker, bizneset afariste:”Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”,”Sharri Beton”dhe “Sharri Pllast”.

3.

Më  29.11.2016 në NS 35/10 kV Pirana  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Randobrava(30034010) prej orës 12:00 deri ne orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Randobravë, Retije e Ulët dhe Retije e Epërme.

4.

Më   29.11.2016 në NS 35/10 kV Dikanca  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Brodi (30036003) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: fshati Brod dhe bizneset afariste: N.P.T “Kuk Comerc”(Motel Argjena).

5.

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Prizren 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Solidariteti (31000001) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin rrugët: Solidariteti.

6.

Më   29.11.2016  në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Peqani (32000007) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllacë dhe Pompat e benzinës (Bes co etj).

7.

Më 29.11.2016 në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10 kV Budakova ( 32000008)  prej orës  08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Ferizaj

1.

Më  29.11.2016 në NS 35/10 kV Vrelle do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drenica (41048001) prej orës 08:00 deri ne ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirena, Leletiqi, Bainca, Shale, Krojmir, Pjetershticë, Dugë dhe Karaqicë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

2.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/35/10kV Bibaj    do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Fshatrave (40000002) prej orës  12:00  deri në ora 15:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Sojeva, Merosala, Dardania dhe Zllatari.

Arsyeja e shkyçjes: dislokim i rrjetit 10kV nga traseja e Autostradës. Dislokim bëhet për nevojat e Bektell-Enka- Autostrada Prishtinë-Shkup.

Pejë

1.

Më 29.11.2016  në  NS 110/35/10kV Peja 1  do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Radavci (50000004)  prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna dhe Jabllanica e Madhe.

2.

Më 29.11.2016  në  NS 35/10kV Peja 2  do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Maja e zeze (50051007) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjimnazi, Kisha Ortodokse, Lidhja rezervë TS-7/2, KFOR-i Italian, KFOR-i argjentinas.

3.

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Dardania II ( 51000004)  prejë ores  08:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pompa e Benzines Raushiq, Tregu Raushiq, Jasiqi2, Jasiqi1, Banja, Mulliri Jusaj, Molika, kontroll teknik Jakup Beqaj, Asfallti, Ideal Vokshi, Te Billepoja, Dardanija 2, Dardanija1, Dardania7 dhe Dardania 4.

Dalja 10 kV Lumi i Bardhë. (51000005) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ibrahim Haxhitë, Lumbardhi.

4.

Më  29.11.2016  në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gremniku (52000011) prej orës  12:00 deri në 16:00

jatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Kpuzi dhe Qeskova.

5.

 

Më  29.11.2016  në NS 35/10 kV Klina do të shkyçet:

Dalja 10 kV Jagoda (52056005) prej ores  08:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshati Jagodë, Budisallcë, Stublla, Lutogllava dhe Tersteniku.

6.

Më 29.11.2016, në NS 110/10 kV Deçani  do te shkyçet:

Dalja 10 kV Strellci (53000004) prej ores 08:00 deri në ora 12:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Dalja 10 kV Isniqi(53000008) prej ores 12:00 deri ne ora 16:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ahmetgjekajt. Tishukajt. Mehmetaj, Mulajt, Kuklec, Osadautaj.Tahirsylaj, Rexhametaj dhe Osmanajt.

7.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Istog (Burimi)  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Istogu II (54000007) prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti, Dushkaja Bujupët, Dushkaja e Re, Dragulovc, Dubravë Ferma, Standardi, Shkolla fillore, Loshët, Banesat, Kuvendi komunal, Banesat 2, Motel Trofta, Spitali dhe Lugu.

 

Dalja 10 kV Istogu I ( 54000008) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Istogu i Poshtëm, Muzhevinë Arifaj, Muzhevinë Blakaj, Muzhevinë Gateri, Muzhevinë 1, Ukaj, Dragolevci I Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatolli, Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevinë Jahaj, Dragolevc e Reja.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Gjilan

1.

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Rrafshina (Viti)  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Smira ( 61067006) prej orës  12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Smira, Betonjerka Gentriti, Kabashi, Dobreshi, Cernovitë, Smirë Kulla dhe Smirë Depo.

 

Dalja 10kV Binqa ( 61067008) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatëkohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshati Mogillë, Kabash, Rafshinë, Bozovik, Shoshar dhe Debelldejë.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Mitrovicë

1.

 

Më 29.11.2016 në NS 35/10 kV Mitrovicë II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fidanishtja (71075003) prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë:  Lagjja Fidanishtë.

 

2.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:

 

Dalja 10kV Tregu i Blertë (73000002) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

 

Pa energji do te mbesin rrugët: Bedri Pejani,Kadri Zeka,Nexhip dhe Ferat Draga, Mic Sokoli, Adem Jashari, Gjergj Fishta, Lidhja e Lezhës, 22Maj, Alpet Shqiptare, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Ramiz Sadiku.

 

Dalja 10 kV Qytet e Fshatra (73000003) prej orës  08:00 deri në ora  12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjykata e Re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

 

3.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Skënderaj do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Runiku (74000005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Tërnac, Kuçicë, Kotorri, Qubreli, Vitak, Kostërc, Runikë, Bajë, Syriganë, Radishevë dhe Çitak.

 

Dalja 10 kV Tërnavci (74000012), prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Kline e Ulët, Tërnavc dhe Kuçicë.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

 

4.

 

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Shupkovci  do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Shala (71074001) prej orës 12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofci, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja dhe Selaci.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10 kV.

 

Gjakovë

 

1.

 

Më 29.11.2016  në NS 35/10 kV Gjakova I do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Ponosheci (80080006) prej orës  12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mejë, Rrypaj, Rracaj, Dallashaj, Sheremet, Korenicë, Guskë, Devë, Duzhnje, Babaj, Bokes, Nec, Ramocë, Shishman, Smolice, Popoc, Ponoshec, Morinë dhe Orize.

 

Më 30.11.2016  në NS 110/10 kV Gjakova 2 do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Ura e Terzive ( 81000004) prej orës  12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kushavec, Ujëz, Fshaj, Rugovë, Muhader, Smaq 2.

 

3.

 

Më  29.11.2016  në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ketë shkyçet:

 

Dalja 10 kV Opterusha ( 82000010) prej orës 12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Hoqë e Madhe, Zoqishti, Optrerusha, Brestovci, Hoqë e Vogël, Nagavci dhe Celina.

 

4.

 

Më 29.11.2016  në NS 35/10 kV Malisheva do të ketë shkyçet:

 

Dalja 10 kV Mirusha (82082002) prej orës  08:00 deri në orën  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirusha, Gurbardhi, Burimi, Lubizhda, Turjaka, Damaneku, Bubla, Panorci, Llapqeva dhe Mrasori.

 

Dalja 10 kV Dragabili ( 82082006) prej orës  12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralija, Kravasarija, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

keds

Kompania turke s’e respekton Festën e Flamurit

Kompania turke “Limak-Çalik”, e cila vite më parë ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë, nuk do t’i lejojë punëtorët e KEDS-it të pushojnë për Festën e Flamurit, më 28 nëntor.

Periskopi.com Lajme

 

Moslejimi i punëtorëve të kësaj kompanie që të pushojnë për 28 Nëntor është në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që të hënën të pushojnë punëtorët në vend.

Sipas kryeministrit Isa Mustafa, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo ditë për shqiptarët të hënën do të jetë ditë pushimi në Kosovë.

“Vetëm punëtorët e kompanisë turke do të punojnë të hënën për Festën e Flamurit, ndërsa të gjithë të punësuarit tjerë do të pushojnë. Nuk e kuptoj se ende po vazhdon hakmarrja e turqve ndaj shqiptarëve për Festën e Flamurit, njëjtë siç kishte ndodhur para më shumë se 100 vjetëve, përkatësisht më 28 nëntor 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë”, thotë për “Zërin” një punëtor i KEDS-it, i cili ka preferuar të flasë në kushte anonimiteti.

rryma-po-shtrenjtohet_hd1

Këto vende nesër nuk do të kenë rrymë

KEDS njofton për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme

Periskopi.com Lajme

 

Komunikata e plotë:

Prishtinë

1.Më 25.11.2016 në  NS 110/10 kV Prishtina 2  do të shkyçet:

Dalja 10 kV  Nr.26 Nexhmi Mustafa (11000009)  prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr. Vushtrria.

2.Më 25.11.2016  në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV J11 Kodra e Trimave 11 (13000005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave 10, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 6 dhe Nexhmi Llumnica.

3.Më  25.11.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:·         Dalja 10 kV  Llausha(14000013) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

4.Më 25.11.2016, në NS 35/10(20) kV Batllava do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Orllani (14015002) prej orës 12:00 deri ne ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti,

5.Më 25.11.2016  në NS 35/10(20) kV Koliqi do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Koliq(14016002) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.

6.Më 25.11.2016 në NS 35/10 kV Fushë-Kosovë do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Apollonia(15018015) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banesat e Apollonisë.

7.Më 25.11.2016 në  NS 110/35/10kV Palaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Palaj (18024001) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelëet, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10kV.

8.Më  04.12.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet kthina 10 kV e Transformatorit T-2 prej orës 06:00 deri ne ora 12:00.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, pjesa afër HotelBesianës, qyteti, Polonica, lagjja Hoxheviq, Ballovci, Llapashtica, Sekiraqa, Gllamnik, Konushevci, Burica, Penuha, Godishnjaku, Lluzhani, Shakovica, Sallabaja, Majaci, Zhegrova. Lupçi, Popova, Tenezhdolli, Vranidolli, Dumnica, Shtedima, Mirovc, Livadicë, Dogana, Fabrika e armaturës, Euroblloku, NTP “Mullisi”, “Vëllazërimi”, “Laberion”, Elkos Grup dhe Fabrika e Ambalazhit Plastik.

Arsyeja e shkyçjes: punime nga KOSTT-i.

9.Më 25.11.2016  në NS 110/10 kV Prishtina 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nr.25 Karadaku-Vreshtat (Kodi: 11000008) prej orës 06:00 deri ne ora 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër Xhemail Ibishi.

Arsyeja e shkyçjes: punime nga firma MBG.

Prizren

1.Më 25.11.2016 në NS 35/10kV Prizreni 4 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Shkolla Normale (30033004) prej orës 08:00 deri  në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Tusus 1, Lagjja Tusus 2, Lagjja Tusus 3, Lagjja Tusus 4, Lagjja Tusus 5, Shkolla Normale, KFOR-i turk dhe Lagjja e Trimave.

2.Më 25.11.2016 në NS 35/10 kV Pirana  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Hasi 2 (30034003) prej orës  12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

  • Dalja 10 kV Krushës (30034011) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, bizneset: Sep. “10Maji”, Sep. “Agimi”, Sep. “Isa Rexhepi”, Sep. “Arbëria”, Sep. “Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”.

3.Më 25.11.2016  në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

 

  • Dalja 10 kV  Gjinovci (32000003)  prej orës 12:00  deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca. bizneset:N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10kV.

4.Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Studenqani (32000018) prej orës  10:00 – 13:00 dhe prej orës 15:00 – 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka dhe Pompat e ujit: Studenqan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Pejë

1.Më 25.11.2016, në NS 110/10 kV  Peja 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Zahaqi (51000010) nga ora   12:00 deri ne ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

  • Dalja 10 kV Qyteti II (51000013) nga ora   12:00 deri ne ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ramiz Sadiku 1 dhe 2, TS 8/2, Hamam Xhamia, Buçuku -kompleks banimi, Qendra zejtare, Hazba 2, DD I, DD II dhe TS 8/1.

 

2.Më  25.11.2016  në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gllareva(52000009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dresniku, shkolla, Benita kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5 shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Qabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, depo M. Jaha, Mirusha transport dhe Lagjja Buzalla.

3.Më 25.11.2016, në NS 110/10 kV Deçani  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Ledinat (53000001) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gramaqeli, Belegu, Baballoqi, Dubrava, Irzniqi, Ledinat dhe Prokolluku.

  • Dalja 10 kV Lluka (53000009) prej orës 12:00 deri në ora  16:00.

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Lluka e Epërme 1 dhe Muçaj- Llukë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

4.Më 25.11.2016  në  NS 35/10 kV Gurrakoci do te  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dobrusha (50052001) prej orës 08:00 deri ne ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha Epërme, Staradran, Elshan, Berisha Mavraj, Llugat e Poshtme dhe e Epërme dhe Ruhot.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

5.Më 26.11.2016    në   NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Klinavci(52000002) prej orës 09:00  deri në ora 12:00 dhe prej ores 15:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kërnicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudicë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i trafostacionit  sipas projektit Lot 11 Peja.

Gjilan

1.Më 25.11.2016   në  NS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Kllokoti (61065004) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.

Arsyeja: revizion i daljeve 10 kV.

Mitrovicë

1.Më  25.11.2016 në  NS 35/10 kV Mitrovicë II do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Iber Lepenci  (71075012)  prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët:  Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu,  Shaban Idrizi, Elmaz Peci, Hoxhë Hasan Tasini, Gani Hajra dhe fshatrat: Zhabar i Ulët dhe i Epërm, Shipol dhe Lushtë.

  • Dalja 10 kV Stadioni (71075009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja “Migjeni”, Lagjja “Stadioni”,  Zhabar i Ulët, rrugët: Ymer Berisha, Rexhep Dedia, Hajr Haxhia,  Mursel Boletini, Ali Gaxha, Safet Boletini,  Xhevat Isufi dhe Sherif Tërrstena.

2.Më 25.11.2016  në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nadakovc (73000014) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Btp Petroll, te përmendorja e Hamdi Feratit, Nadakovc- Gubetini, Nadakovc-blinda, Naser Imeri, Sfaraqak dhe lagjja Xhafaj.

3.Më 25.11.2016 në  NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Prekazi (74000003)  prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Klina e Ulët, Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm,  Mikushnicë dhe Lubavec.

  • Dalja 10 kV Likoci (74000001)  prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kryshefc, Morinë, Makermal, Polluzha, Shtuticë, Likofci i Ri, Rezallë,Tushil, Rezallë e Re, Likofci, Obri e Ulët, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

4.Më 25.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Maxhunaj (73000011) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Dumnicë e Mesme, Dumnicë e Epërme, Vilancë, Ropicë, Samadrxhë, Zagori, Ceceli dhe Sllakofcë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Gjakovë

1.Më 25.11.2016 në NS 35/10kV Xërxa    do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Denji(82081007) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë shkyçjes të kësaj dalje pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ratkoci, Denji, Dobidol, Çifllaku, Polluzha, Kozmiku, Guri i Kuq, Kramovik, Rakovinë dhe Babovci.

2.Më 25.11.2016 në NS 35/10kV Malisheva  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Bellanica (82082005) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralia, Kravasaria, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.

3.Më 25.11.2015, NS 35/10 kV Xerxa  do të ketë shkyçje totale prej orës 06:00 deri në ora 06:05.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xërxa, Fortesa, Denji, Ratkoci, Dobidoli, Qifllaku, Kramoviku, Rakovina, Guri i Kuq, Polluzha, Kozniku, Gexhe, Malësia e Vogël, Babovci, Ratkoci Bërnjak, Seperacioni Ganija, MotelAdora,HOTEL Europa 1-2 dhe Policia Xerxë.

Arsyeja e shkyçjes: Punime të KOSTT-it në NS 110/35/10 kV Gjakova 1- Kalimi me  furnizim i NS 35/10 kV Xërxë nga NS 110/35 kV  Gjakova 1 në NS 110/35/10 kV Rahoveci.

Ferizaj

1.Më  25.11.2016  në  NS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Sillosi ( 40041001) nga ora 07:30 deri në ora 08:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci I Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.

  • Dalja 10 kV Betoni ( 40041002) nga ora 09:00 deri në ora 10:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rr.Prizreni, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjak dhe bizniset private.

Arsyeja e shkyçjes: kontrollimi I trafostacioneve në Dremjak dhe në Pojatë.

2.Më  25.11.2016  në  NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Qyteti( 40043005) nga ora 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK dhe kha teqja Policia dhe Kuvendi Komunal.

  1. Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
  • Dalja 10 kV Sllovia (41000003) nga ora   12:00 deri ne ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat:  Dobratin, Gushtericë, Livagjë, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

  1. Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
  • Dalja 10 kV Zona Industriale(41000009) nga ora  08:30 deri ne ora  10:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët komercialë: Emonek, Qendra Sportive, Kokakolla, Semenarna, Motrat binjake, Baza e Asfaltit, Pompa, Mulliri Milenium, Janina, Inxhinieringu, Fabrika e Bllokave, Betonjerka Egzoni, Betonjerka Unioni, Delfini, Lesna Dekor, Integrali, Eurofood dhe konsumator tjerë komercialë që furnizohen nga kjo dalje.

Arsyeja e shkyçjes: kryerja e punimeve sipas kërkesës Nr-10330 të  datës 23.11.2016.

KEDS

KEDS vazhdon jashtëligjshëm shpërndarjen e faturave

Në vitin 2013, KEDS u dënua me pesë mijë euro për arsye se shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike e bëri jashtëligjshëm.

Periskopi.com Lajme

Kjo nuk i mjaftoi KEDS-it, pasi edhe më tutje vazhdoi të shpërndajë faturat në mënyrën e vjetër, pa i futur në zarf, gjë që bie ndesh me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, raporton KTV.

Konsumatorët e KEDS-it ankohen se kushdo që dëshiron mund t’i shohë shpenzimet e energjisë të secilit konsumator, pasi punëtorët e KEDS-it vetëm i hedhin pranë dyerve.

Thonë se një gjë e tillë është e padrejtë, derisa akuzojnë këtë të fundit se përveç shtrenjtimit të rrymës dhe vjedhjes së konsumatorit nuk di të bëjë diçka tjetër. Duke qenë se KEDS nuk është kujdesur për mbrojtjen e të dhënave duke e shkelur ligjin, Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave ka bërë padi në adresë të tij.

Zyrtarë të KEDS-it thonë se janë duke e shikuar çdo mundësi për të ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së faturave.

20161118082256718646

As KEK-u e as KEDS-i nuk marrin përgjegjësi ta heqin një shtyllë elektrike afër një pompe të benzinës

Periskopi.com Lajme

As KEK-u e as KEDS-i nuk po marrin përgjegjësi për heqjen e një shtylle elektrike të tensionit të lartë, e vendosur 12 vjet më parë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) afër një pompe të benzinës në Rezallë të Skënderajt, shkruan Koha Ditore.

Kjo shtyllë elektrike ishte vendosur në vitin 2004, rreth 4 vjet pas hapjes së pompës “REZ-IMEX”. Pronari i saj, Sabit Hoxha, thotë se shtylla ishte vendosur pa pëlqimin e tij.

Përçuesi i tensionit të lartë, sipas Hoxhës, është i vendosur mbi çatinë e pompës, derisa ka shtuar se që nga fillimi ka bërë kërkesa që t’i largohet, por vazhdimisht është injoruar kërkesa e tij si nga KEK-u ashtu edhe nga KEDS-i.

Rryma mungon

Kriza energjetike e kaluar në banalitet në Kosovë

Kosova që nga paslufta vazhdon të përballet me krizë të thellë energjetike. Për rrjedhojë, jo pak investitor potencial janë larguar nga vendi ynë. Ky telash ende i pazgjidhur po vazhdon ta pengojë zhvillimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

Pas një varg tentativash e analizash për të zgjidhur këtë problem, rreth një dekadë më parë u pa e udhës që përfundimisht të ndërtohet një termocentral i ri, pasi që termocentralet ekzistuese janë të vjetra dhe nuk mund t’i mbulojnë nevojat energjetike të vendit.

Mirëpo edhe 17 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas planifikimit të ndërtimit të termocentralit të ri, Kosova vazhdon të përballet me të njëjtin problem.

Pala më e dëmtuar për shkak të kësaj krize besohet të jenë bizneset në vend të cilat vazhdimisht e kanë ngritur problemin e energjisë elektrike si problem kyç në pengimin e zhvillimit të biznesit vendor.

Ibrahim Rexhepi nga STRAS thotë se pa energji nuk ka zhvillim ekonomik.

“Përderisa nuk kemi prodhim të ri të energjisë elektrike nuk mund të llogarisim që çështja do të tejkalohet me potencialet e tanishme që i ka Kosova”, thotë ai.

Në anën tjetër Ministria e Zhvillimit Ekonomik insisto se gjithçka apo shkon në rregull me projektin.

“Nuk ka pengesa në mbarëvajtjen e projektit, por ka procedura që po zbatohen në përpikëri”, thuhet në përgjigjen tyre.

“Kosova e Re” pritet të fillojë së ndërtuari gjatë vitit të ardhshëm.