APOSTOLOVA

Apostolova thotë se demarkacioni është kusht për vizat

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova gjatë një konference për shtyp ka thënë prerazi se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë kushte për liberalizim vizash.

Periskopi.com Lajme

Ajo megjithatë ka thënë se është bërë progres në këtë drejtim, por ka përmendur edhe kushtin e Demarkacionit me Malin e Zi, që ka thënë se nuk do të ketë viza pa e përfunduar këtë punë.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është duke u kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së, por se kushtet dhe standardet janë të njëjta për të gjitha shtetet e edhe për Kosovën.

“Të arriturat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë bërë disa përmirësime dhe iu përgëzojmë në këtë raport. Por nuk ka asgjë që po e diskriminon popullatën e Kosovës krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kushtëzimet dhe standardet janë përcaktuar gjatë procesit të negocimit. Kosova është dakorduar dhe varet nga politikanët që të drejtojnë dhe të përmbushin këto kushte”, ka thënë ajo gjatë konferencës.

“Tani Kosovës i mbetet që të plotësoi edhe kushtin e parë që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse duam të ndëshkojmë dikë atëherë janë ata politikanë që nuk kanë marrë veprimet e duhura për përmënimin e këtyre kushteve”, ka thënë ajo./Lajmi

Federica Mogherini

Arrestohet për trafik kokaine mbesa e Mongherinit, pjesë e grupit shqiptar

Mbesa e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian dhe zëvendëspresidentja e KE-së, Federica Mongherini është mes 15 të arrestuarve të një grupi shqiptar të trafikut të kokainës në restorantet VIP të Romës.

Periskopi.com Lajme

Gaia Mogherini ka marrë masën “arrest me burg”.

26-vjeçarja është vajza e vëllait të madh të Frederica Mongherini, e cila gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme në Itali.

26-vjeçarja akuzohet se më 28 shkurt të vitit 2015 ka marrë një sasi të paspecifikuar kokainë me qëllim tregtimin e saj nga Manuel Zumpano, djali i një prej kriminelëve më të njohur të Romës në vitet 80-të.

Ky i fundit konsiderohet si kreu i një grupit që merrej me trafikun e kokainës bashkë me shqiptarin, Rigers Duriçi.

Zumpano dhe Duriçi, sipas hetuesve, kanë tregtuar sasi të mëdha dhe lloje të ndryshme droge si dhe kanë lidhje direkte me trafikantë nga Spanja dhe Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se të ardhurat e grupit në javë ishin 100 mijë euro nga shitja e kokainës në një nga zonat historike të kryeqytetit italian. Në dy vite, përllogaritet, se janë përfituar më shumë se 2 milionë euro./Panorama