trepca

KB Trepça shkatërron skuadrën maqedonase Feni në Ligën Ballkanike

Trepça ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Mitrovicasit kanë triumfuar kundër skuadrës maqedonase Feni me rezultat 70:45, përcjell Telegrafi.

Torcidat gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të shkëlqyer në fazën sulmuese dhe mbrojtje të çeliktë të mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Trepça në dhjetëminutëshin e parë krijoi epërsi prej nëntë pikëve duke përfunduar këtë çerek me 19:10.

Edhe në vazhdim vendasit treguan lojë më të bukur duke ngritur epërsinë në 16 pikë, përkatësisht 36:20.

Edhe në dhjetëminutëshin e tretë mitrovicasit triumfuan. Kësaj radhe Trepça triumfoi 14:7.

Në çerekun e fundit mitrovicasit e menaxhuan rezultatin dhe kështu triumfuan me rezultat 70:45.

Pas kësaj, Trepça ka dhjetë pikë dhe zë vendin e katërt ndërsa Feni mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore.

trepca-1-780x439

KB Trepça turprohet nga Karpos Sokoli

Karpos Sokoli e ka mposhtur me rezultat të thellë 85-69 ekipin e Trepçës në duelin e zhvilluar në palestrën Boris Trajkovski në Maqedoni.

Periskopi.com Sporti

Dueli i cili ishte i vlefshëm për Ligën e Ballkanike, ishte një prej atyre dueleve vendimtare, por që Trepça nuk e fitoi.

Periudha më e dobët ishte ajo e treta, ku vendasit e çuan epërsinë në 17 pikë, pas një periudhë të mirë të dytë të Trepçës.

Periudha e fundit ishte vetëm formalitet, pasi humbja vetëm se ishte e vulosur.

Më i miri në këtë takim ishte Wise me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse ai u pasua nga Ljujic me 14 pikë e tetë kërcime dhe Samir Zekiqi me 12 pikë.

sigal-prishtina-780x439

Veseli: Sportisët janë amabasadorët më të mirë të shtetit

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, i është gëzuar fitores së Trepçës në kuadër të Ligës Ballkanike dhe njëherësh e ka uruar Prishtinën dhe Pejën për paraqitje të dinjitetshme në FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Në atmosferën e nxehtë të krijuar nga tifozët Torcida në Mitrovicë, basketbollistët e Trepçës dhuruan një spektakël me fitoren e dytë të tyre në Ligën Ballkanike, duke i shkaktuar liderit të grupit, klubit Sutjeska nga Mali i Zi, humbjen e parë pas tri fitoreve rresht”.

“Edhe Prishtina e Plisat dhe Peja e Shqiponjat kishin paraqitje dinjitoze”.

“Sportistët po vazhdojnë të jenë ambasadorë të shkëlqyeshëm të shtetit tonë!”, ka shkruar Veseli. /Periskopi.com/

tre

Trepça fiton në Ligën Ballkanike

KB Trepça ka shënuar fitore të vështirë në Ligën Ballkenike, duke mposhtur Sutjeskan 75:73

Periskopi.com Sporti

Skuadra kosovare, KB Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, kësaj radhe ndaj Sutjeska me rezultat 75:73.

Vendësit kanë qenë më të mirë nga fillimi, por fitoren e rrezikuan vetëm në çerekun e fundit, të cilin e humbën 17:21.

bashkimi

KB Bashkimi nuk njeh kundërshtarë, mposht edhe Trepçën

KB Bashkimi e ka mposhtur Trepçën për të marrë pozitën e liderit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Periskopi.com Sporti

‘Arpagjikët’ kanë fituar takmin me rezultat 63:51 në Sezai Surroi. Vlen të theksohet se Bashkimi ishte përforcuar me dy lojtarë para derbit me Trepçën.

Pas kësaj fitore ata janë ngjitur në pozitën e parë në tabelë, pas kësaj ndeshje ata do të përballen me Rahovecin. /Periskopi.com

trepca

KB Trepça arrin të përmbys rezultatin në Ligën Ballkanike

Klubi basketbollist, Trepça ka arritur të përmbys rezultatin në minutat e fundit të takimit ndaj, Korposh Sokolit.

Periskopi.com Sporti

Mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 82:80.

Klubi nga Mitrovica ishte në disavantazh prej shtatë pikësh kur kishin mbetur më pak se tre minuta lojë deri në fund, por vendasit arritën që të përmbysnin gjithçka për fitoren e parë.

Trepça tani ka tri pikë pas dy takimeve në grupin B. /Periskopi.com