dsc02197

KB Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Arpagjik’t kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër Sigal Prishtinës me rezultat 85:74.

Pjesa e parë i takoi vendasve në saje të basketbollistit amerikan, Kejuan Johnson, i cili në njëzet minutshin e parë realizoi 18 pikë.

Në fakt, çereku i parë u takoi kampionit aktual të kësaj lige, të cilët e përmbyllën me epërsi prej tetë pikëve, 25:17.

Por, vendasit u këndellën në dhjetë minutshin e ardhshëm duke i lejuar mysafirët të realizonin 12 pikë, ndërsa basketbollistët e Bashkimit shënuan 27 sosh për ta përmbyllur pjesën e parë në epërsi 44:37, përcjell Telegrafi.com


Edhe në pjesën e dytë vendasit treguan lojë më të mirë ndërsa te mysafirët ndikoi edhe loja e ndeshjes së shtunës kundër Pejës.

Portokallezinjtë e vazhduan me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë dhe këtë dhjetë minutësh e fituan me rezultat 21:20, përkatësisht rezultati në semafor tregonte 65:57.

Megjithëse dhjetë minutshin e fundit e fituan mysafirët me , kjo nuk ishte e mjaftueshme për të korrur fitore dhe kështu, Bashkimi triumfoi me rezultat 85:74.

Basketbollisti më efikas Kejuan Johnson i Bashkimit me 29 pikë dhe tetë asistime ndërsa për Sigali Prishtinën ishte Malcolm Rhet dhe Andrew Lawrence me 16 pikë.

sigali1

LIVE VIDEO: Sigal Prishtina- BC Enisey

Sigal Prishtina do të presë klubin rus Enisey Kranosyarsk ku do të kërkojë fitoren e radhës në Europe Cup për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

Periskopi.com Sporti

Prishtina llogaritet edhe favorite për këtë duel ndaj rusëve, të cilët mposhtën ekipin nga kryeqyteti i Kosovës në Rusi vetëm pas vazhdimeve.

Sigal Prishtina do të kërkojë që të hakmerret për atë humbje dhe të fitojë.

Transemetimin e kemi përcjellur nga FIBA.