sigal-prishtina-780x439

Veseli: Sportisët janë amabasadorët më të mirë të shtetit

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, i është gëzuar fitores së Trepçës në kuadër të Ligës Ballkanike dhe njëherësh e ka uruar Prishtinën dhe Pejën për paraqitje të dinjitetshme në FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Në atmosferën e nxehtë të krijuar nga tifozët Torcida në Mitrovicë, basketbollistët e Trepçës dhuruan një spektakël me fitoren e dytë të tyre në Ligën Ballkanike, duke i shkaktuar liderit të grupit, klubit Sutjeska nga Mali i Zi, humbjen e parë pas tri fitoreve rresht”.

“Edhe Prishtina e Plisat dhe Peja e Shqiponjat kishin paraqitje dinjitoze”.

“Sportistët po vazhdojnë të jenë ambasadorë të shkëlqyeshëm të shtetit tonë!”, ka shkruar Veseli. /Periskopi.com/

sigal-prishtina-nuk-ia-del-t-euml-fitoj-euml-ndaj-kozuvit_hd-780x439

KB Prishtina e pa fat në FIBA Europe Cup

KB Prishtina nuk ka arritur të fitojë ndaj skuadres së Rilskit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

KB Prishtina është mposhtur me rezultat të ngushtë 100:98.

Prishtina ka treguar paraqitje shumë të mirë nga fillimi, duke siguruar vazhdimet, pasi koha e rregullt përfundoi 84:84.

Në vazhdime skuadra vendëse ishte më e koncentruar, pasi shënoi 16 pikë, për dallim nga KB Prishtina vetëm 14. /Periskopi.com/

prishtina3

KB Prishtina mbetet pa kryesi?

Periskopi.com Sporti

Klubi i Basketbollit Prishtina ka mbetur pa kryesi.

Kështu është njoftuar nga faqja zyrtare e tifozëve të kësaj skuadre, Plisat.

Thuhet se klubin do ta udhëheq Shkelzen Fetiu deri në zgjedhjen e kryesisë së re.

“Klubi i Basketbollit Prishtina mbetet pa kryesi deri në themelimin e një kryesie të re. I mbetet Shkelzen Fetiu ta udhëheq klubin”, shkruan në njoftimin e Plisave.