kb-peja

KB Peja fiton bindshëm në Ligën Ballkanike

Peja ka regjistruar fitore prej 90-64 kundër KK Karpos Sokoli në palestrën“Karagaçi”, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Skuadra vendase ishte bindshëm më e mirë në çerekun e parë të lojës, në të cilin shënoi dyfish më shumë pikë se kundërshtari (24:12).

Pejanët luajtën më mirë edhe në fraksionin e dytë (26:21) dhe shkuan në pushim me rezultat 50-33.

Dominimi vazhdoi edhe në pjesëlojën e tretë, në të cilën nikoqirët shënuan 16 pikë më shumë se kundërshtari nga Maqedonia (26:10).

Përkundër se mysafirët ishin më të mirë në çerekun e fundit (14:21), fitorja u takoi pejanëve.

Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës në Grupin B nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.

kb-peja

Mposhtet KB Peja në FIBA Europe Cup

Peja nuk ka arritur ta mposhtë liderin e Grupit G, Gaziantep, në palestrën “Karagaçi”, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Skuadra vendase e nisi mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi (21:15), përcjell Telegrafi.com

Në pjesëlojën e dytë, mysafirët shënuan katër pikë më shumë se nikoqirët (20:24) dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41-39.

Përsëri edhe në dhjetëminutëshin e tretë, vizitorët realizuan dy pikë më shumë (14:18) duke e mbyllur këtë fraksion me dy pikë epërsi.

Dhe gjithçka u vendos në çerekun e fundit kur skuadra mysafire i doli të ishte fituese (66-76).

cameron

Peja transferon një super-basketbollist (Video)

Klubi i basketbollit, Peja ka nënshkruar me lojtarin amerikan Cameron Rundles.

Periskopi.com Sporti

Rundles, i cili luan në pozitën e organizatorit, është paraqitur në ekipin Montana dhe Wofford.

Karrierën profesionale e ka vazhduar në Evropë, ku në sezonën 2013/14 ishte pjesë e ekipit Jekabpils në Supërligën e Latvisë, e cila luante edhe ne Baltic Basketball League.

Sezonën 2014/15 luajti në Cherkaski Monkeys në Ukrainë për të vazhduar në ekipin hungarez të Falco KC.

Në FIBA Europe Cup ka pasur një mesatare prej 15 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje.

Kujtojmë faktin se KB Peja sonte luan kundër ekipit të njohur turk Gaziantep në ora 19:30.

kb-peja

KB Peja mposhtet në Qipro

KB Peja është mposhtur nga AEK-u në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

KB Peja ka pësuar edhe humbjen e katërt në këtë garë, kësaj radhe nga skuadra greke AEK me rezultat 81-64.

Skuadra pejane është në grupin G, ku ka regjistruar vetëm një fitore. /Periskopi.com/

peja

Peja kërkon fitoren në Qipro

Peja kërkon fitore ndaj Petrolina AEK Larnaca për t'u stabilizuar në vendin e tretë në grup dhe për të rritur gjasat për kualifikim në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Peja të mërkurën (sot, 18:00) në Larnaca të Qipros e luan ndeshjen e pestë në kuadër të Grupit G të FIBA Europe Cup. Aktualisht është e treta në grup me një fitore e tri humbje, ndërsa për të shpresuar që të kalojë grupin, i duhet të ruajë pozitën e tretë.

Fitoren ekipi pejan e ka arritur pikërisht ndaj AEK Larnacas, në ndeshjen e dytë, me shifrat 87:82. Ka humbur dy herë nga Cluj-Napoca e Rumanisë dhe një herë nga Gaziantepi turk. Ndeshjen e fundit e luan të martën tjetër kur e pret Gaziantepin. Që të ruajë vendin e tretë në grup, Pejës do të mund t’i mjaftojë edhe një humbje e lehtë nga AEK-u, me më pak se pesë pikë dallim. AEK-u është i fundit në grup, pa fitore të arritur.

Të mërkurën (sot, 19:00), ndeshje luan edhe Sigal Prishtina. Prishtina në Samokov të Bullgarisë, përballet me Rilski Sportist në kuadër të Grupit H. Por Prishtina është pa gjasa të kalojë tutje në raundin e dytë.

kb-peja

Peja ndjek hapat e Sigal Prishtinës, mposhtet në shtëpi nga U-BT Cluj

Klubi basketbollistik i Pejës ka regjistruar humbje para tifozëve në “Karagaçi” nga U-BT Cluj Napoca (76-99).

Periskopi.com Sporti

Skuadra vendase nuk e nisi mirë sfidën, ashtu që çereku i parë përfundoi me rezultat 13:21.

As në pjesëlojën e dytë nikoqirët nuk treguan lojë të mirë (17:30) dhe shkuan në pushim me disavantazh të lartë 30-51.

Pejanët ia dolën të shënojnë 20 pikë në çerekun e tretë, por pranuan 24, ashtu që kundërshtari e thelloi akoma më shumë avantazhin dhe ky fraksion përfundoi me rezultat 50-75.

Përpjekjet e vendasve për të humbur me disavantazh më të ulët në çerekun e fundit, ishin të kota, pasi rumunët ishin të pandalshëm.

Kjo është humbja e tretë e Pejës në Grupin G, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore.

Derisa Cluj i ka të gjitha katër ndeshjet e deritanishme  fitore.

 

peja

Peja transferon një amerikan, priten largime

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se skuadra e Pejës, ka paraqitur për regjistrimi fundorin amerikan Kevin Bruwell shkruan GazetaOlle.com

Periskopi.com Sporti

Bruëell është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi edicionin që lamë pas ishte aktivizuar pikërisht te skuadra pejane.

Ardhja e Bruwell i cili luan në pozitën dy mund të largoj një nga lojtarët aktual të Pejës, LaMarcus Reed dhe Austin Tillston.