dsc02197

KB Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Arpagjik’t kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër Sigal Prishtinës me rezultat 85:74.

Pjesa e parë i takoi vendasve në saje të basketbollistit amerikan, Kejuan Johnson, i cili në njëzet minutshin e parë realizoi 18 pikë.

Në fakt, çereku i parë u takoi kampionit aktual të kësaj lige, të cilët e përmbyllën me epërsi prej tetë pikëve, 25:17.

Por, vendasit u këndellën në dhjetë minutshin e ardhshëm duke i lejuar mysafirët të realizonin 12 pikë, ndërsa basketbollistët e Bashkimit shënuan 27 sosh për ta përmbyllur pjesën e parë në epërsi 44:37, përcjell Telegrafi.com


Edhe në pjesën e dytë vendasit treguan lojë më të mirë ndërsa te mysafirët ndikoi edhe loja e ndeshjes së shtunës kundër Pejës.

Portokallezinjtë e vazhduan me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë dhe këtë dhjetë minutësh e fituan me rezultat 21:20, përkatësisht rezultati në semafor tregonte 65:57.

Megjithëse dhjetë minutshin e fundit e fituan mysafirët me , kjo nuk ishte e mjaftueshme për të korrur fitore dhe kështu, Bashkimi triumfoi me rezultat 85:74.

Basketbollisti më efikas Kejuan Johnson i Bashkimit me 29 pikë dhe tetë asistime ndërsa për Sigali Prishtinën ishte Malcolm Rhet dhe Andrew Lawrence me 16 pikë.

bashkimi1

Skuadra kosovare në luftë për fazën e dytë të Ligës Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.

Periskopi.com Sporti

Trajneri malazez i Bashkimit, Dragan Radovic, në prononcimin e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Kozuvit në BIBL ka thënë se fitorja për Bashkimin ka qenë jetike ashtu që të mbeten në garë për fazën e dytë.

“Shumë fitore me rëndësi për skuadrën tonë dhe tani vazhdojmë të mbetemi në garë për fazën e dytë të garave”.

“Mendoj se kemi luajtur një pjesë të parë të shkëlqyer, me ritëm të mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, por nuk kemi arritur të shënojmë disa pikë nga mundësitë e mëdha, që na vështirësoi punët në pjesë të dytë. Sidoqoftë, i uroj lojtarët për fitoren”, ka thënë Radovic pas fitores së parë të tij këtë stinor në BIBL me Bashkimin.

bashkimi

Pas katër humbjesh KB Bashkimi shijon fitoren në Ligën Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.

Periskopi.com Sporti

Bashkimi e ka nisur mirë takimin ndaj Kuzovit duke e mbyllur në epërsi prej 22-16, përcjell Telegrafi.com

Skuadra prizrenase e vazhdoi lojën e mirë edhe në çerekun e dytë  edhe pse e humbi 19-20.

E gjithë pjesa e parë u mbyll në epërsi prej pesë pikës, 41-36.

Por forma e skuadrave kosovare po shkon në rënie në pjesën e dytë dhe kjo ndodhi edhe me Bashkimin.

Prizrenasit në këtë çerek shënuan vetëm 11 pikë, duke pranuar 19 dhe duke humbur epërsinë.

Çereku i fundit ishte dramatik.

Herë njëra skuadër e herë tjetra kalonin në epërsi, ndërsa në fund prizrenasit fituan 19-16.

Rezultati përfundimtar doli të jetë në të mirë 69-66.

Te vendasit shkëlqyen Eric Palm 25 pikë, ndërsa Kejuan Johnson shtoi 21. Pas katër humbjesh Bashkimi shijon fitoren.

Lojtari më efikas i mysafirëve ishte Kenyon McNeal Jr. me 22 pikë.

teodo-baskimi-7

Bashkimi nesër zhvillon ndeshjen e radhës në BIBL

Bashkimi të martën është nikoqire e Kozuvit nga Gjevgjelia e Maqedonisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Periskopi.com Sporti

Kjo ndeshje do të luhet nesër me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren, përcjell Telegrafi.com

Në duelin e parë të zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve në Gjevgjeli fitore patën realizuar maqedonasit me rezultat 80:63, transmeton gazetaolle.
Nga katër ndeshje të luajtura deri më tani, Bashkimi ka po aq disfata të regjistruara në kuadër të grupit, andaj për prizrenasit çdo ndeshje që do ta zhvillojnë tani e tutje në BIBL është shumë e rëndësishme, nëse duan të kualifikohen për në fazën tjetër të kësaj gare.

teodo-baskimi-7

KB Bashkimi ende nuk dinë për fitore në BIBL

KB Bashkimi vazhdon me humbje në Ligën Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Prizreni ka pësuar humbjen e katër radhazi nga Teodo e Tivarit me rezultat 86-74.

Rezultati i pjësës së parë ishte 43-37.

Bashkimi nuk arriti të kthejë rezultatin në favor të tyre as në pjesën e dytë, ku çerekun e tretë e mbyllen 22-18.

Takimi përfundoi me rezultat 86-74.

MVP i ndeshjes ishte lojtari më i mirë i Teodos, Milan Stanojevic me 23 pikë, i ndihmuar nga Petar Kusovac me 20.

Te skuadra kosovare më i miri ishte Erik Palm me 17 pikë. /Periskopi.com/

 

bashkimi

KB Bashkimi nuk njeh kundërshtarë, mposht edhe Trepçën

KB Bashkimi e ka mposhtur Trepçën për të marrë pozitën e liderit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Periskopi.com Sporti

‘Arpagjikët’ kanë fituar takmin me rezultat 63:51 në Sezai Surroi. Vlen të theksohet se Bashkimi ishte përforcuar me dy lojtarë para derbit me Trepçën.

Pas kësaj fitore ata janë ngjitur në pozitën e parë në tabelë, pas kësaj ndeshje ata do të përballen me Rahovecin. /Periskopi.com

bashkimi

Këto janë dy përforcimet e KB Bashkimit

Klubi i basketbollit nga Prizreni, Bashkimi ka konfirmuar se është përforcuar me dy basketbollistë.

Periskopi.com Sporti

Përmes një postimi në Facebook KB Bashkimi bën të ditur se ka transferuar Ermin Jazvin dhe Eric Palm.

“Ermin Jazvin luan në pozitën 4/5 dhe është i gjatë 209 cm dhe vjen në një moment ku kemi nevojë për cilësitë dhe gjatësinë e tij. Jazvin në sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e ekipit hungarez Kaposvari gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës”, thotë KB Bashkimi.

Kurse për Eric Palm njofton se luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 188 centimetra. Së fundmi ai ka luajtur në Sllovaki në ekipin Iskra Svit.

“29 vjeçari më parë ka qenë edhe pjesë e Bundensligës Gjermane në basketboll dhe i përket nacionalitetit amerikan. Eric Palm sonte do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin ndërsa Ermin Jazvin pritet që nesër të mbërrijë në qytetin e lashtë”, thuhet më tutje.

bashkimi

Humbja e tretë për KB Bashkimin në Ligën Ballkanike

Bashkimi ka pësuar edhe humbjen e tretë nga po aq ndeshje në Ligën Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Këtë herë Bashkimi u mposht nga Beroe në Bullgari me rezultat 72:63.

Ekipi prizrenas nga të katër periudhat triumfoi vetëm në të tretën.

Në Grupin A të Ligës Ballkanike prin Beroe që ka gjashtë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Bashkimi ka tri pikë. /Periskopi.com