boa_1479978627-3989874

Boateng kritikohet dhe tallet nga Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge nuk është ndarë i kënaqur me përformancën e mbrojtësit gjerman, Jeroman Boateng.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Bayern Munichu, Jerome Boateng ishte fajtori kryesorë për humbjen 3:2 nga Rostov në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ish anëtari i Manchester City duhet të harrojë sa më shpejtë këtë përformancë, pasi ishte ai fajtori kryesor për dy golat e parë që Bayerni i pranoi, ku edhe u zëvendësua nga Carlo Ancelotti.

teng
Jerome Boateng, Fc Bayern Munchen

Kjo paraqitje e dobët është vërejtur edhe nga kryetari i skuadrës Karl-heinz Rummenigge, i cili tha se Boateng duhet të qetësohet.

“Boateng duhet të qetësohet. Ka kaluar shumë kohë që nga vera. Do të ishte mirë për të dhe për skuadrën që ai të mos rrëzohej aq shpesh”, tha Rummenigge për agjencinë. /Periskopi.com/

bunjaku

Bunjaki: Rummenigge shihemi në Euro 2020

Fitorja e Gjermanisë ndaj San Marinos me rezultat 8:0 ka ngjallur temë debati në botën e futbollit. Gjermanët janë çuar në këmbë, duke propozuar që kombëtaret e mëdha të mos ndeshen fare me ato të voglat

Periskopi.com Sporti

Madje, Karl-Heinz Rummenigge e ka futur Kosovën në të njëjtin rang me Gjibraltarin, Andorrën e San Marinon. Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen shtetet e vogla të luajnë në mes vete në parakualifikime. Por, Albert Bunjaki deklaron se Kosova nuk është e këtij niveli nënçmues dhe se shpejt do ta befasojë botën

Fitorja prej 8:0 e Gjermanisë si mysafire e San Marinos në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” ka hapur temë debati në botën e futbollit, e cila e ka prekur edhe Kosovën dhe si e tillë konsiderohet në disfavor të vendit tonë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Fillimisht sulmuesi gjerman, Thomas Muller, kishte shprehur neveri për kombëtaret e vogla. Pas ndeshjes me San Marinon, Muller kishte thënë se nuk e kupton FIFA-n se pse lejon që edhe skuadrat më të dobëta në planet të marrin pjesë nëpër kualifikime, kur dihet se ekipet si ai i San Marinos nuk mund t’i bëjë ballë aspak një skuadre të madhe siç është ajo e Gjermanisë. Sipas tij, duke i lejuar ekipet e vogla të garojnë nëpër eliminatore, FIFA po u shkakton dëme të mëdha kombëtareve të nivelit të lartë.

Kjo temë nisi nga Muller, për t’u përhap shpejt nëpër mediet botërore dhe duke u dhënë material analistëve për debatim. Së fundmi idenë dhe vërejtjen e Mullerit e përkrahi edhe ish-futbollisti i famshëm gjerman, Karl-Heinz Rummenigge. Madje, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut e injoroi edhe Kosovën, e cila po merr pjesë për herë të parë në një kampanjë kualifikuese për Botëror.

Zëri shkruan se tri humbjet e fundit rresht të pësuara nga Kroacia (6:0), Ukraina (3:0) dhe Turqia (2:0) kanë bërë që Rummenigge ta fusë Kosovën në të njëjtin “thes” me San Marinon, Andorrën e Gjibraltarin, që nuk kanë pikë respekti në botën e futbollit. “Tani po luajmë kundër San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Pyes veten përse nuk ka kualifikime për këto shtete të vogla?”, ka thënë Rummenigge në një intervistë për “Sport-Bild”. Madje, ai është ankuar se këto shtete kanë të drejtë të barabartë votimi në UEFA e FIFA me shtetet e mëdha si Gjermania.

Në anën tjetër, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse shtetet e mëdha vazhdojnë të takohen me ato të vogla. Megjithëkëtë, ai thekson se FIFA do ta analizojë këtë punë. “Magjia e futbollit është se skuadrat e vogla dhe ato shumë të vogla mund të luajnë ndaj skuadrave të mëdha. Kjo nuk ndodh shpesh. Këtë nuk e shoh si diçka dramatike”, ka thënë ai. “Ndërkohë, ne duhet ta analizojmë këtë punë. Do ta bëjmë më të mirën, do të vendosim për zgjidhjen më të mirë”, është shprehur Infantino.

Bunjaki: Kosova do të befasojë në eliminatoret e ardhshme

Por, ndaj Mullerit, Rummenigges dhe gjithë atyre që po e krahasojnë Kosovën me Gjibraltarin, San Marinon e Andorrën ka reaguar përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaki.

Përzgjedhësi kosovar beson se shtetet e vogla si ato të lartpërmendura në një të ardhme pjesëmarrjen në kualifikime do ta kërkojnë nëpërmjet parakualifikimeve. Por, thotë se Kosova nuk është e atij niveli, andaj do të marrë pjesë direkt nëpër kualifikime.

“Kjo temë daton edhe më moti. Sigurisht se në një të ardhme sistemi do të ndryshojë. Pra, skuadrat e vogla do të luajnë në parakualifikime”, thotë Bunjaki në një bisedë me “Zërin”.

Por, ai qetëson tifozët duke i siguruar se Kosova nuk do të jetë e rangut të San Marinos, Gjibraltarit e Andorrës. “Kosova është ekipi më i ri në botë që i ka zhvilluar deri më tani vetëm katër ndeshje. Loja jonë ka treguar se nuk jemi të atij niveli, madje qysh në fillimin tonë. Ne brenda një kohe të shkurtër kemi bërë përparim në ranglistën botërore. Ndërsa, synimi ynë është që pas këtyre kualifikimeve ta shohim veten në mesin e 100 kombëtareve më të mira të ranglistës së FIFA-s”, shtoi seleksionuesi kosovar.

Ai është i bindur se në eliminatoret e “Kampionatit Evropian 2020”, Kosova do ta befasojë botën e futbollit. “Këto kualifikime po na shërbejnë për t’u komponuar dhe për t’u rritur si skuadër. Prej lojës në lojë po dëshmohemi më të mëdhenj. Dhe, në kualifikimet e ‘Evropianit 2020’ do ta shihni se si do të përflitet nëpër botë për Kosovën, normalisht për të mirë”, potencoi Bunjaki me plot optimizëm.

16 shtetet e rrezikuara

Mediet e huaja theksojnë se 16 shtete, si: Lituania, Finlanda, Letonia, Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Luksemburgu, Qipro, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Malta, Lihtenshtajni, San Marino, Andorra e Gjibraltari mund të marrin pjesë në parakualifikime. /Zëri/

 

1707222018-karl-heinz-rummenigge-2spaocvoef

Rummenigge: Nuk luhet ndaj Kosovës

Edhe presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, është përfshirë në debatin për rolin që kanë kombëtaret e vogla në kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Periskopi.com Sporti

E gjitha kjo nisi kur Thomas Muller kritikoi FIFA pas fitores 8:0 të Gjermanisë ndaj San Marinos, me pretekstin se kombëtaret e mëdha nuk duhet të luajnë ndaj atyre të voglave.

Për këtë deklaratë Muller ka marrë një përgjigje të gjatë nga San Marino.

Kjo duket ka bërë që në këtë debat të përfshihet edhe Karl-Heinz Rummenigge, në një intervistë të dhënë për ‘SportBild’, e cila do të publikohet nesër, përcjell lajmi.net.

“Ne tani po luajmë ndaj San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Jam duke pyetur veten pse nuk ka kualifikime për kombëtaret e vogla”, ka deklaruar Rummenigge.

Rummenigge kërkon kualifikime shtesë për kombëtaret e vogla, para se të mbërrijnë te ato më të mëdha, ndërsa këtu ka përmendur edhe Kosovën.

rummenigge

Presidenti i Bayernit sulmon klubet angleze

Presidenti i Bayern Munich, Kar-Heinz Rummenigge, ka lansuar një sulm ndaj klubeve angleze.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se këto klube merren me kidnapimin e talentëve të rinj.

“Ne nuk duam të sjellim 10 apo 11 vjeçarë në Munich sikurse klubet angleze, sepse aty flasim për kidnapim. Do të kisha probleme morale me veten”.

“Prioritetet tona janë që të jemi siç është Gjermania dhe zona e Bavarisë – të pastër moralisht”.

“Për këtë arsye talentët tanë vijnë nga Rosenheimi dhe jo nga Rio”, deklaroi Rummenigge. /Periskopi.com