34cf7fd100000578-0-image-a-43_1464774346212

Deschamp i gatshëm të kthejë Benzeman

Trajneri i Francës, Didier Deschamps i hap dyert, sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për mediat franceze numri Deschamps la të hapura mundësitë që ish lojtari i Lyonit të rikthehet të luajë me ekipin përfaqësues.

Deschamp në fjalën e tij bëri të ditur se arsyeja që ai nuk është mbështetur te Benzema gjatë kësaj periudhe ka patur të bëjë vetëm me faktin se lojtari u përfshi në çështjen Valbuena duke i bërë shantazh këtij të fundit.

Megjithatë trajneri u tregua i gatshëm për të grumbulluar sërish në kombëtaren franceze 28-vjeçarin edhe pse për diçka të tillë duhet të vendosin instancat më të larta të shtetit, sepse skandali në cilin u përfshi i Benzema i kaloi përmasat e futbollit duke u kthyer në një çështje kombëtare, pasi në lojë ishte imazhi i shtetit francez në sytë e Evropës dhe Botës.

“Benzema ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren franceze, por më pas ndodhën gjëra të çuditshme, kur marr disa vendime të caktuara unë e bëj për të mirën e ekipit”, theksoi trajneri i gjelave.

Benzema ka që nga tetori i vitit 2015 që nuk grumbullohet në kombëtaren franceze por Deschamps la të kuptohet se situata në të cilën ndodhet futbollisti nuk do të jetë e njëjtë pas 4 muajsh apo ndoshta 1 viti.

zidane1

Zidane ka një super-lajm para derbit me Atleticon

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se sulmuesi Karim Benzema do të përfshihet në skuadër për sfidën e nesërme ndaj Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Derbi i kryeqytetit spanjoll por edhe më gjerë, zhvillohet nesër mbrëma.

“Benzema do të jetë në skuadër”, tha Zidane.

“Ne do të presim dhe të shohim nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë. Nëse është në ekip nënkupton se mund të luajë nga minuta e parë”, shtoi ai.

Benzema ka pasur probleme kohëve të fundit me dëmtim. /Periskopi.com

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Lajm shumë i keq për Real Madridin

Karim Benzema ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Leganes në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi madrilène ka pësuar një dëmtim, të cilin e pësoi në sfidën që Franca e zhvilloi ndaj Polonisë.

Lajmin për mungesën e tij në sfidën e nesërme e ka konfirmuar trajneri Zinedine Zidane.

“Karim nuk do të luajë nesër”, deklaroi Zidane.

“Ai ka disa problem pas ndeshjes në Poloni”, shtoi ai. /Periskopi.com

benzi

Reali shënon edhe golin e dytë (Video)

Real Madridi e ka thelluar në 0:2 epërsinë ndaj Legia Warsaw.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Karim Benzema, i cili në minutën e 35-të shënoi gol pas asistimit të Gareth Bale. /Periskopi.com

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Zbulohet: Ky është ylli i Realit i cili është i përkëdhelur nga Florentino Perez

Fabio Capello nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të Karim Benzema. Sulmuesi francez është gjithnjë në formacionin bazë të ndeshjeve të Realit të Madridit edhe pse këtë vend ndoshta e meritojnë më shumë lojtarët e tjerë.

Periskopi.com Sporti

Sipas Fabio Capellos që e ka drejtuar 2 herë Realin e Madridit, Benzema aktivizohet gjithnjë që nga minuta e parë nga Zidane, për faktin e thjeshtë se ai është i përkëdheluri i Florentino Perez.

“Të jesh i detyruar që të bësh një zgjedhje mes Benzema e Morata-s është një dilemë që çdo trajner e dëshiron ta këtë”, tha Capello për “Fox Sports Italia”. “Mendoj se Zidane e ka gjetur zgjidhjen. E nis ndeshjen me Benzema për të kënaqur presidentin Perez pasi francezi është i përkëdheluri i tij. Më pas ai aktivizon Morata-n që vendos fatin e ndeshjeve”.

Karim Benzema ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, 9 nga të cilat i ka nisur që nga minuta e parë.

benzema

Benzema rikthehet në Francë?

Federata Franceze e Futbollit po mendon t’i japë edhe një tjetër mundësi Karim Benzemas për të luajtur për skuadrën përfaqësuese.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Real Madridi është lënë jashtë edhe në Europianin e këtij viti, për shkak të problemeve gjyqësore që kishte, ku shkak ishte shantazhi ndaj Mathieu Valbuenas.

Lajmin për mundësinë e përfshirjes së Benzema në skuadrën e Francës e ka dhënë Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet.

“Benzema mund të grumbullohet në kombëtare. Nuk më pëlqen që t’i ndëshkoj përjetë njerëzit. Hetimet për çështjen ku ai është i përfshirë po vazhdojnë edhe pse unë mendoj se ato po zgjaten pak, por drejtësia është e tillë. Lojtari nuk ka qenë asnjëherë problem për kombëtaren dhe Deschamps e ka mbrojtur gjithmonë dhe kur nuk ka pasur rezultate të larta”, u shpreh ai. /Periskopi.com

benzema

Franca vazhdon ta injoroj Benzeman

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps vazhdon ta injoroj yllin e Real Madridit, Karim Benzema.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit nuk gjendet fare në listën për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Benzema është lënë jashtë skuadrës kombëtare që para Euro 2016, për shkak të një shantazhi që i kishte bërë francezit tjetër, Mathieu Valbuena.

lista-franca /Periskopi.com

benzema-griezmann

Arsenali e do sërish Benzeman

Periskopi.com Sporti

Arsenali nuk është i gatshëm të heq dorë nga transferimi i mundshëm i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se klubi nga Londra e veriut është gati të ofrojë plot 40 milionë funte për francezin.

Raportohet se është trajneri Arsene Wenger, ai i cili e do në skuadër ish-sulmuesin e Lyonit. /Periskopi.com

benzema-griezmann

Benzema më i mirë se Griezmann

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo beson se Karim Benzema është lojtari më i mirë francez, duke renditur prapa tij yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

“Antoine Griezmann ka pasur padyshim një sezon të madh për klubin dhe për kombëtaren. Megjithatë, unë do të thoja se Karim Benzema është lojtari më i mirë francez”, deklaroi Rivaldo.

“Benzema ka treguar qëndrueshmëri të nivelit të lartë dhe ka dëshmuar se është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”. /Periskopi.com