kardiologjia / ARKIV

Zhurmë e erë e padurueshme në Kardiologji

Pacientët në Repartin e Kardiologjisë Invazive përveç me sëmundjet e tyre po përballen edhe me zhurmë dhe erë të padurueshme, të shkaktuara afër dhomave ku ata janë të shtrirë.

Periskopi.com Lajme

Përveç problemeve shëndetësore, pacientët e Repartit të Kardiologjisë në QKUK po vuajnë edhe nga zhurma dhe era e padurueshme që vijnë nga punimet që po bëhen afër dhomave ku janë të shtrirë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet një punëtor që po kryen punë renovimi në Repartin e Kardiologjisë Invazive.

Zhurma që shkakton ai me mjetet e punës është e padurueshme.

Shefi i Repartit, Basri Sejdiu, e pranon se aty po shkaktohet zhurmë dhe erë e pakëndshme nga prerja e pllakave dhe e pjesëve të metalta, por se kjo nuk paraqet rrezik për pacientët.

Sipas tij, aty po përgatitet një dhomë ku do të vendoset një aparat modern i kardiologjisë.

“Po janë duke u përgatitë, se së shpejti pritet ky projekti austriak që ka qenë për aparat të ri, dhe në atë pjesë pritet me u vendos aparati, e në pjesën paraprijëse të asaj hapësire i kanë bërë disa renovime”, tha Sejdiu.