turk

Shënuan 20 gola, por u dënuan

Futbollistët e klubit turk Ulubey Belediyespor kanë pritur premi pasi fituan 20 me 0 ndaj rivalit Karabukspor, por u zhgënjyen pavarësisht fitores së thellë.

Periskopi.com Sporti

Alihan Akyol realizoi pesë gola për ekipin e tij dhe priste që pas ndeshjes të merrte bonus për golat, megjithatë klubi i presidentit u nda i pakënaqur me mosrespektimin e kundërshtarit dhe ka deklaruar se ata nuk do të marrin asnjë shpërblim, përcjell Koha.Net

“Lojtarët tanë nuk treguan respekt për kundërshtarin. Andaj do t’i dënoj dhe nuk do ua jap bonuset”, ka thënë presidenti Isa Turkcan pas takimit.

Ulubey ka pasur start fantastik sivjet duke fituar tri ndeshjet e para dhe ka goldiferencë prej +26 deri tani. Ky ekip prin në Ordu Divizioni i parë Grupi A. /Periskopi.com/