Kandidatët që kanë numrin e njëjtë sikur edhe subjekti i tyre

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA mbanë numrin 12, e me po të njëjtin numër në këtë listë është kandidatja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Koalicioni LDK-AKR, ku janë edhe kandidatët e Alternativës mbanë numrin 16, e me po këtë numër është kandidati nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.

Lëvizja Vetëvendosje që është e vetme mbanë numrin 35, me këtë numër është Ali Lajçi në këtë listë. Te kjo parti është interesant se të njëjtin numër kishte edhe në zgjedhjet e kaluara.

Partia Fjala ka numrin 29, e është kandidati Shqiprim Berisha që mbanë po këtë numër në këtë listë./ Periskopi

 

Emrat më të çuditshëm të kandidatëve për deputetë, ka Kolosale e edhe Vetima (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Qindra kandidatë kërkojnë votën për deputetë, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 qershor në Kosovë.

Ata vijnë nga lista të ndryshme, ka kryesisht emra të zakonshëm, por ka edhe më të veçantë.

Në listën e përgjithshme të kandidatëve ka emra si Kolosale, Abdelnasi e Vetima.

Kolosale Çitaku ndodhet në listë, Abdelnasi Çuni, Vetima Koprani, Moamer Alaksa, Stamifer Kryeziu e edhe Vezir Jonuzi.

Ka edhe emra si Nevzad, Shyqeri, Mirdita, Nasir e të ngjashëm. Por ndër më të veçantët mbetet padyshim Koloasle.

Ata janë pjesë e listave të ndryshme, që të gjithë kërkojnë votën për deputet të Kosovës./ Periskopi

 

Flet Arben Gashi për renditjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë

Periskopi.com Lajme

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se renditjen e tij në listën zgjedhore do ta përcaktojnë votuesit me datën 11 qershor, përcjell Gazeta Blic.Gashi në listën zgjedhore të LDK-së të publikuar sot ka numrin 61.

Ai më tej ka thënë se nuk e di se kush e ka krijuar listën e LDK-së, megjithatë, thotë se pak ka rëndësi se në cilin numër është vendosur emri i tij.

“Renditjen time e përcaktojnë votuesit e LDK-së me datën 11 qershor”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Gazeta Blic ka tentuar të kontaktoj edhe me Adem Salihajn por ky i fundit ka mbyllur telefonin duke mos dhënë asnjë sqarim në lidhje me atë se më nuk është pjesë e listës për deputet në LDK.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka publikuar listën me kandidatë për deputetë për në Kuvend nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Në listë shihen ndryshime të mëdha, si emra të rijnë në këtë parti, e që tani janë kandidatë për deputetë dhe deri te largimi i deputetëve të cilët më parë kanë qenë pjesë e listës së LDK-së.

Avdullah Hoti

A e keni ditur se Avdullah Hoti më parë ishte në një parti tjetër ? (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti, karrierën politike nuk e nisi në partinë, nën petkun e së cilës më 11 qershor po e kërkon postin e kryeministrit.

Para se të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë që drejtohej nga ana e Bujar Bukoshit.

Ai madje, ishte në listën zgjedhore të PREK-ut, dhe mbante numrin rendor 78, raporton Gazeta Blic.

PREK-u i Bujar Bukoshit, pjesë e së cilës ishte edhe kandidati aktual për kryeministër nga LDK, kishte pësuar humbje të thellë në zgjedhje.

Megjithatë, sot, Hoti, i cili është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit në detyrë, Isa Mustafës, nga LDK po shihet si kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Hoti, ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës, gjatë kohës sa Isa Mustafa e drejtonte Kryeqytetin.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Hoti ishte pjesë e Listës Zgjedhore të LDK-së, i cili më arritjen e koalicionit PDK- LDK, ishte emëruar si ministër i Financave.

Asistenti i Isa Mustafës në Fakultetin Ekonomik të UP-së, është cilësuar nga “shefi” i tij, si një ndër ministrat më të suksesshëm.

Pas rrëzimit të Qeverisë përmes mocionit të iniciuar nga opozita, Isa Mustafa u tërhoq nga gara për kandidat si kryeministër, duke ia lëshuar vendin njeriut më të afërt dhe më të besueshëm- Avdullah Hotit.

Zbulohen dy emra të rinj dhe befasues për kryetar të Prishtinës nga LDK!

Periskopi.com Lajme

Nëndega e LDK-së në lagjen Ulpiana, në Prishtinë ka dalur haptazi kundër lidershipit të partisë së saj.

Petrit Bicaj anëtarë i kësaj dega ka treguar se anëtarët e saj një zëri janë pajtuar se kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Prishtinës duhet të jetë një emër i ri, që do të kthente besimin e qytetarëve prishtinas kah LDK-ja për qeverisje të kryeqytetit dhe jo emra të ricikluar.

Ai, më tej jep edhe dy emra që kjo nëndega i ka përkrahur si kandidat të mundshëm;Vjosa Osmani sipas tij është emri që duhet të marr mbështetjen për kandidim nga LDK-ja , që është edhe befasi duke pasur parasysh edhe përplasjet që deputetja e LDK-së ka pasur me lidershipin e partisë dhe me vet kryetarin e saj, Isa Mustafën.

Emri tjetër i propozuar prej kësaj nëndege, sipas Bicajt është Lumir Abdixhiku, e gjithë kjo nëse do duhej të vendosej për një person jashta partisë.

Ky është shkrimi i plotë i Petrit Bicajt:

“Nendega Ulpiana njezeri konkludoj se Prishtina ka nevoj per kandidat te ri, e jo riciklime, qe mund ta rikthej Prishtinen dhe njekohesisht besimin tek elektorati i zhgenjyer i LDK-se. Kandidati i cili mund ta beje kete ndryshim eshte deputetja Vjosa Osmani, nese edhe ajo shpreh deshiren per kandidim! Si kandidat tjeter i mundshem, jasht strukturave te LDK-se, u lakua edhe emri i Lumir Abdixhikut!”/GazetaBlic.com

Anketë për zgjedhjet në Drenas, mund të votoni të gjithë

Më katër dhjetor qytetarët e Drenasit do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Tashmë në këtë komunë janë 7 kandidatë në këtë garë, ishin tetë por një u tërhoq.

Gara për kreun e Drenasit sa shkon e bëhet më interesant, atje në garë janë PDK, LDK, AKR, NISMA dhe Fjala, ndërsa dy janë të pavarur, që të dy, kanë dalë nga PDK-ja.

Anketa e Periksopit ua mundëson të votoni për të preferuarin tuaj apo për atë që mendon se është i duhuri për këtë komunë.

Mund të votoni deri të mërkurën më 23 nëntor, dhjetë ditë para sa të mbahen zgjedhjet, në mesditë, orën 12:00.

Në anketë gjeni edhe emrin e Naim Bazajt, por ai më nuk është në garë, u tërhoq pas kohës, e që raportohet se nuk është legjitime kjo tërheqje në këtë kohë.

Mjafton të hyni në faqen Periksopi.com dhe sapo të shkoni më poshtë pranë videove, në anën e djathtë të ekranit tuaj do e gjeni anketën ku mund të votoni./Periskopi.com