Pacienti i sëmurë nga kanceri planifikonte vrasjen e tre mjekëve

Periskopi.com Lajme

Një pacient i sëmurë nga kanceri, i zemëruar me mjekët në një spital në San Francisco, është arrestuar për planifikimin e vrasjes së tyre.

Dyshohet se mjekët e trajtonin pacientin si një ‘majmun laboratorik’, transmeton portali arbresh.info

Policia tha se Yue Chen, 58 vjeç, ishte armatosur me pistoleta, me maskë të bardhë prej gomë dhe përmes Google Maps kërkonte shtëpitë e tre mjekëve që po e trajtonin atë.

Chen, i cili po vuan nga kanceri, ka planifikuar të vrasë edhe veten, ka theksuar policia.

Në një letër të gjetur nga policia, ai kishte lënë arsyet e e vetëvrasjes, duke përfshirë edhe hakmarrjen ndaj mjekëve, për të cilët ka shkruar ‘se e trajtonin si kafshë’.

Gjatë kohës së misionit të tij hakmarrës, Chen humbi dhe u dyshua se u kthye në shtëpi kur u arrestua nga policia në autostradën 101 në San Jose.

Familja e tij njoftoi se Chen ishte zhdukur më 31 maj dhe zyrtarët përgjegjës gjetën dëshmi të komplotit në shtëpinë e tij në Visalia.

Bajram Rexhepi i mbijetoi tumorit, tani po lufton për jetë

Periskopi.com Lajme

Dikur kryetar i Mitrovicës, ish-ministër e ish-kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit. Besohet se do e dërgojnë në Gjermani.

Por, rikujtojmë se ai ka tejkaluar një periudhë shumë të vështirë shëndetësore.

Kirurgu që edhe së fundmi iu kthye profesionit, pas pakënaqësive me Kadri Veselin në krye të PDK-së, gjithmonë kishte besuar në profesionalizimin e doktorëve në vendin tonë.

Në vitin 2008 ai kishte zbuluar se ka një tumor. Nëpër sfidat që kishte kaluar, e edhe me ndërhyrjen që kishte, ai dëshironte të kurohej vetëm në Kosovë, raporton Periskopi

Ai kishte një limfom, malinje, tumor i gjëndrave limfatike dhe shumë agresiv.

Kjo sëmundje lajmërohet në pjesët e qafës ku vërehet në fazat fillestare, ku edhe e kishte vërejtur Rexhepi dhe kishte vendosur të operohej e ta largonte.

Ishte operuar në Prishtinë dhe me gjithë këmbënguljet e të gjithëve që ai të shkonte në Gjermani, ai vetëm disa analiza krejt më vonë i ksihte bërë në Hamburg.

“Fuqia e brendshme dhe përgatitja psikike më kanë ndihmuar. E kam vërejtur në fazën fillestare. Vajza atë kohë ishte e vogël e dinte, qante fshehurazi në dhimë, i pata premtuar se do jetoj për ta mbrojtur, gruaja nuk e dinte deri në fund nuk i kam treguar. Deri pas ciklit të katër të kimioterapisë kam ushtruar”, pati deklaruar ai një herë të vetme kur pranoi të fliste për këtë sëmundje, transmeton Periskopi

I apasionuar pas kafshëve dhe shumë sporteve, Rexhepi e tejkaloi edhe një operacion këto ditë por tani raportohet se ndodhet në koma artificiale dhe se tani do e dërgojnë në Gjermani, pavarësisht se po bëhet gjithçka për ta ndritur në këmbë. Periskopi

Shkencëtarët arrijnë të shkatërrojnë kancerin e gjirit brenda 11 ditëve pa kimioterapi

Hulumtimi i prezantuar nga profesori Nigel Bundred në “Konferencën Evropiane të Kancerit të Gjirit” në Amsterdam tregon se ata kanë testuar efektivitetin e dy barnave të njohura si Herceptin (trastuzumab) dhe Lapatinib.

Periskopi.com Shëndeti

Këto dy barna tashmë janë përdorur në trajtimin e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë që ato janë kombinuar së bashku dhe janë përdorur para operacionit dhe kimioterapisë, transmeton Koha.net. Ajo çfarë është gjetur nga këto teste është se kombinimi i tyre ka eliminuar disa lloje të kancerit të gjirit për vetëm 11 ditë.

Financuar nga “Cancer Research” i Britanisë, qëllimi kryesor ishte që këto barna të përdoreshin për të luftuar proteinën e quajtur HER2 (faktor i rritjes epidermale të njeriut – receptor 2), i cili ndikon në rritjen dhe ndarjen e qelizave të kancerit, shkruan Educateinspirechange.org. Që gjithashtu ka gjasë të rikthehet më tepër se llojet e tjera të kancerit.

Ajo që e bën këtë trajtim kaq tërheqës është fakti se ajo eliminon nevojën për kimioterapi dhe operacion. Efektet anësore të përkohshme si humbja e flokëve, të vjellat dhe lodhja janë shmangur gjithashtu, duke e bërë këtë trajtim me më pak ndikim në trup. Kimioterapia nuk është plotësisht efektive, dhe nuk është as zgjedhja e duhur për shumë pacientë, prandaj çdo alternativë është e mirëpritur.

Rezultatet e Studimit

257 gra me HER2 pozitiv me kancer të gjirit ishin përzgjedhur për studim, gjysma u vendos në grupin e barnave të kombinuara dhe gjysma tjetër ishte grup i kontrolluar.

Nga rezultatet është zbuluar se ato që përdorën barnat, 11 për qind e tyre nuk kishin qeliza të kancerit brenda dy javësh, dhe 17 për qind e tyre kishte tkurrje drastike të tumoreve.

Në krahasim me grupin e kontrolluar, të cilave iu ishte dhënë vetëm Herceptin, testet kanë zbuluar se efekti ka qenë në 0 për qind me asnjë gjurmë të qelizave të kancerit, dhe vetëm 3 për qind treguan një rënie të madhësisë së tumorit.

Është e qartë, të dy drogat e kombinuara kanë efekt më të madh në qelizat e kancerit të gjirit se sa nëse përdoren veç e veç.

Problemi aktual është se licencimi i Herceptinit e vë atë në dispozicion për përdorim së bashku me kimioterapi dhe jo si të vetme. Megjithatë rezultati i këtij studimi mund të ndihmojë për të ndryshuar këtë.

Ende ka shumë punë për t’u bërë, me shpresë, se ky është një hap i madh në luftën kundër një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Me avancimet mjekësore që po përmirësohen çdo vjet, është shumë e mundur që kjo të ndodhë më shpejtë se që mendojmë.

 

 

 

Kanceri dhe leukemia në Kosovë nga uraniumi i varfëruar si pasojë e bombardimeve të NATO’s?

Një tekst shokues që është publikuar kohë më parë, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 tonë të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Periskopi.com Lajme

Madje raporti shkon edhe më tej me shpjegimet se bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor.

E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet, raporton Periskopi

Raporti i Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 rreth pasojave të tmerrshme të bombardimit të Serbisë nuk ishte publikuar asnjëherë.

Në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.

OKB-ja nuk e ka publikuar këtë tekst asnjëherë, por pjesë të tij, thuhet se dolën në falë të intervistuarit të ‘Vesti’ , gazetarit të pavarur Amerikan , Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva.

Ai kishte arritur të marr raportin e Kante nga burimet e tij në PMBK dhe ta publikojë atë në qershor të vitit 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’ në një artikull të titulluar ‘’Raporti alarmues i fshehur rreth pasojave dhe bombardimit të Jugosllavisë: Toksinë që OKB nuk do ta shoh’’.

Sparkson kishte folur ekskluzivisht për ‘Vesti’ për atë se si raportet rreth pasojave në shëndet nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar në Ballkan, ishin kritikuar dhe ndryshuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.

Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.

Zvicra kishte paguar për heshtje?

Robert Parsons thotë se një burim direkt i informuar i kishte thënë atij se në Korrik të vitit 1999, një grup i shkencëtarëve zviceran kishin ardhur të një përfundim edhe më dramatik rreth efekteve të uraniumit të varfëruar në Ballkan, se sa ata që ishin të përfshirë në raportin e ndaluar të Bakary Kante.

“Hulumtimi i tyre ishte pjesë e aktiviteteve të grupit diplomatik FOCUS, i përbërë nga Zvicrra, Austria, Rusia dhe Greqia. Pasi që Zvicra ishte ajo që po paguante të gjitha shpenzimet, anëtarët tjerë të grupit duhej të heshtnin”, ka thënë Parsons.

Ushqimi i rrezatuar

Në raportin e tij Kante po ashtu paralajmëroi: “Bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave jetësore për popullsinë – misri, luledielli, soja, panxhar sheqeri dhe perimet. Uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor”.

Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar

Vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin.

Grupi punues i Ballkanit përbrenda PMBK ishte ai që alarmoi opinionin botëror me 17 Shkurt 2001 duke njoftuar se uranium i ‘ndyrë’ ishte hedhur në Kosovë.

Ishte njoftuar se analizat e 340 mostrave të baltës, ujit etj. kishin treguar për prezencë të elementeve transuraniumit siç është U-235 dhe gjurmë të plutonium dhe proceset e zbërthimit të atomit. Prania e plutoniumit ishte konfirmuar nga dy laboratorë- Instituti Suedez për Mbrojtje Radiologjike dhe Laboratori Zviceran AC-Speiz./ Periskopi

 

Shkencëtari rus zbulon ilaçin kundër kancerit, ja si ta përgatisni në shtëpi

Gjatë një prej leksioneve të tij, profesor Hristo Mermerski ka vërejtur se ilaçi i tij është një lloj ushqimi për trupin, i cili e trajton trupin dhe është në gjendje ta largojë kancerin. Kjo recetë pastron enët e gjakut, rrit sistemin imunitar, pastron veshkat dhe mëlçinë dhe kuron zemrën.

Periskopi.com Shëndeti

Kjo recetë është shumë efiçente kur vjen fjala për të përmirësuar kujtesën, për të mbrojtur zemrën nga ataku dhe për trajtimin e të gjithë llojeve të kancerit.

Përbërësit

12 thelpinj hudhre të freskët

15 limonë të freskët, organikë

400 gr arra të freskëta

400 gr kokrra gruri të mbirë (grurë jeshil)

1 kg mjaltë natyral dhe i papërpunuar

Si t’i përgatisim filizat e grurit

Merrni një tas xhami të madh dhe vendosni grurë të gjelbër në të. Shtoni ujë të mjaftueshëm, aq sa të mbulojë grurin dhe lëreni të rrijë atje gjithë natën. 12 orë më vonë kullojini kokrrat e grurit dhe shpëlajini mirë. Kullojini përsëri dhe derdhini përmes një fashe. Më pas vendoseni grurin e kulluar në një tas dhe lëreni të qëndrojë atje për 24 orë. Pasi të kalojnë 24 orë do të keni filiza gruri (kokrra gruri të mbirë).

Përgatitja

Merrni arrat dhe thërrmojini, së bashku me filizat e grurit dhe thelpinjtë e hudhrës, të cilët duhet të jenë qëruar dhe pastruar më parë. Grini 5 nga limonët, të paqëruar dhe pastaj shtojini edhe ata në përzierjen e përgatitur. Merrni 10 limonët e mbetur dhe shtrydhjani lëngun, të cilin e shtoni në përzierje. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe sigurohuni që të krijohet një përzierje homogjene.

Në fund shtoni mjaltin në përzierje dhe trazojeni mirë duke përdorur një lugë druri. Derdheni përzierjen në kavanoza qelqi dhe vendosini kavanozët në frigorifer. Përpara se të filloni ta përdorni, ilaçi ka nevojë të qëndrojë në frigorifer për tre ditë.

Si ta konsumoni

Duhet të merrni 1 deri në 2 lugë gjelle nga ky ilaç 1 orë e gjysmë përpara mëngjesit, darkës dhe përpara se të shkoni në shtrat, tre herë në ditë. Në rast se jeni dikush i prekur nga kanceri dhe e merrni këtë ilaç si kurë, atëherë duhet të konsumoni 1 deri në 2 lugë gjelle çdo dy orë.

Sipas doktor Mermerski, ky ilaç do t’iu ndihmojë të kuroni kancerin, ta mbani trupin të ri dhe energjik dhe të keni jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Doktor Mermerski deklaron se ky ilaç përbëhet nga shumë vitamina jetësore, kripëra minerale, proteina, substanca bioaktive, yndyrna dhe karbohidrate, kështu që përmirëson funksionin e organeve dhe gjëndrave dhe e mirëmban trupin të shëndetshëm. Një trup i shëndetshëm është një trup pa kancer.

Zbulimi tronditës /Ky është shkaku i përhapjes së kancerit në trup

Tashmë një kohë të gjatë dyshohet që ekziston lidhja midis kancerit dhe stresit kronik, ndërkaq është konstatuar që pikërisht tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup.

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm.

Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre.

– Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund t’u themi pacientëve të sëmurë nga kanceri “qetësohuni dhe mos jetoni nën stres”, sepse do të kishte e efekt të kundërt, posaçërisht për faktin që tashmë janë ata janë nën stres të madh.

Megjithatë, është me rëndësi se si do t’u qasemi të sëmurëve nga kanceri, sepse qasja negative në raste të shumta mund t’ua përkeqësojë sëmundjen, është shprehur për Erica Sloan, nga Universiteti i Monashit në Australi.

Siç u konstatua, fajtorët për përhapje rapide të kancerit janë hormonet e stresit, para së gjithash adrenalina dhe noradrenalina.

– Ky është zbulim i rëndësishëm i studimit tonë, për shkak që tani e dimë që adrenalina ndikon nëpërmjet receptorëve të caktuar qelizorë, gjë që do të na ndihmojë që t’i zhvillojmë barnat, të cilat do të bllokojnë rrugët e përhapjes së kancerit, thotë dr. Sloun.

Tani për tani, ata kanë filluar testimet klinike në femrat e sëmura nga kanceri i gjirit, në atë mënyrë që u jepen doza të caktuara propranololi dhe beta-bllokues të tjerë.

– Gjatë shtatë vjetësh të studimit, është treguar që te pacientet të cilat kanë marrë propranolol, është vërejtur përqindje shumë më e vogël e metastazës, e cila përhapet nëpër sistemin limfatik dhe “vendoset” në organet vitale, siç janë mushkëritë, thotë ajo.

Për duhanpirësit – Kjo pije pastron mushkëritë

Pirja e duhanit është ndër shprehitë më të këqija dhe më të dëmshme që ekziston. Miliarda njerëz nga anë e mbanë bota vuajnë nga problemet shëndetësore si pasojë e pirjes së duhanit, e miliona tjerë vdesin në vit si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Periskopi.com Shëndeti

Tymi i cigares shkakton dëme të tmerrshme në mushkëri, prandaj edhe ekspertët shëndetësorë kanë rekomanduar të hiqni dorë para se të bëhet shumë vonë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, për pastrimin e mushkërive, mund ta provoni një ilaç natyral, i cili do t’ju ndihmojë t’i pastroni mushkëritë nga toksinat dhe t’i zvogëloni efektet negative të pirjes së duhanit.

Kjo pije përmban tre përbërës kryesorë: qepë, xhenxhefil dhe shafran – të cilët janë të pasur me përbërës të shëndetshëm.

Qepët janë të pasura me antioksidantë dhe veti antikanceroze; xhenxhefili ndikon në heqjen e mukozës së tepërt; shafrani, i cili trajton më shumë se 600 probleme shëndetësore, është i pasur me vitamina, minerale dhe veti antikanceroze, antibakteriale etj.

Përbërësit:

– Një lugë gjelle xhenxhefil

– Një rrënjë xhenxhefili

– 250 gramë qepë

– 350 gramë aromatizues natyral (preferohet mjaltë)

– Një litër ujë

Aromatizuesin e shtoni në ujë dhe pritni derisa të vlon. Pastaj, i preni qepët dhe xhenxhefilin, dhe ia shtoni ujit. I vloni prapë, ndërsa pastaj e shtoni shafranin.

Produkt duhet ta nxehni derisa të mbetet vetëm gjysma e produktit që ishte më parë, pastaj e transferoni në një tas xhami.

Produktin e futni në frigorifer dhe e përdorni dy herë në ditë: një lugë gjelle në mëngjes dhe një në mbrëmje. /Telegrafi/

Llojet e kancereve që shkaktohen nga Duhani

Pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer kudo në organizmin e njeriut. Të gjithë i dinë rreziqet mirëpo, e kanë te pa mundur ta braktisin atë. Mirëpo, nëse lexoni më shumë rreth sëmundjeve dhe e kuptoni se mbi 12 kancere shkaktohen nga konsumimi i duhanit, patjetër që do ju shkoj mendja ta braktisni.

Periskopi.com Shëndeti

Përmes konsumimit të duhanit mund të shkaktoni kancer:

Në mushkëri

Në gjak, kështu duke shkaktuar leukemi akute

Në zverk (pjesa e prapme e qafës)

Në zorrën e trashë

Në ezofag (pjesë e aparatit të tretjes)

Në veshka

Në fyt

Në melqi

Në gjuhë, qiellzë dhe bajame

Në pankreas

Në stomak

Në fshikëzen e urinës.

Gjithashtu, pirja e duhanit mund të ndikojë edhe në shëndetin e njerëzve për-rreth edhe nëse ata nuk janë konsumues të duhanit./ Indeks

 

Rrëfimi i Edi Ramës për luftën e djalit të tij me kancerin

Kryeministri Edi Rama, flet për herë të parë për momentet dramatike kur ai mësoi se djali i tij ishte prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit. Rama tregon kohën e gjatë dhe të rëndë që ka përjetuar për shkak të Gregorit, djalit të tij të parë që e vuajti këtë sëmundje për një kohë të gjatë.

Periskopi.com Lajme

Rama foli në Kongresin e Onkologjisë që po zhvillohet në Tiranë. Ai ndau me mjekët, momentin vështirë që nisi 11 vjet më parë dhe vazhdoi për muaj e muaj të tërë. Në rrëfimin e tij, kryeministri i foli mjekëve për momentin kur mësoi se djali i tij i madh, Gregu ishte i sëmurë me kancer.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer”, rrëfeu Edi Rama për djalin që kishte nga martesa e tij me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi e cila prej shumë vitesh është tërhequr nga bota e kinemasë, raporton NOA.

Rama tha se në vitin 2005 ka mësuar sëmundjen e rëndë të djalit dhe vazhdoi: “Mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishin të mëdha, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija, kur ne kemi të bëjmë me kancerin”.

“Një dallim që ndryshon në vende të ndryshme. Shqipëria është e mbushur me burime natyrore ose me ato çfarë na dha Zoti. Në krahasim me vendet më të zhvilluara, sigurisht që jemi më të pasur. Por çfarë i bën ato më të pasur, është dija e tyre. Kjo lloj mbledhjeje është thelbësore për këtë aspekt, se sjell më shumë dije dhe njohuri”, u shpreh kryeministri duke vlerësuar kongresin e Onkologjisë.

Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit që shumë e njohin me emrin Greg, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku iu bënë ndërhyrjet e plota mjekësorë. Shpesh në SHBA ka udhëtuar edhe Edi Rama, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur situata e Gregut ishte përkeqësuar.

Gregor Rama arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet duke përbërë një ndër pak raste kur kanceri nuk merr jetë njerëzish.

Në Shqipëri, sëmundjet tumorale janë shndërruar për fat të keq në një faktor të gjerë te shumë njerëz duke marrë përditë jetë shqiptarësh. Një pjesë e tyre nuk arrijnë të kurohen, të tjerë nuk kanë shpëtim, disa bëjnë shumë përpjekje dhe nuk ia dalin dot, duke lënë pas jo vetëm ikjen e tyre nga kjo botë por edhe brenga të mëdha familjare e shoqërore.

E JASHTËZAKONSHME: Kompania Microsoft thotë se do ta shërojë kancerin brenda 10 vitesh duke e trajtuar si virus kompjuteri

Periskopi.com Lajme

Ekspertë që punojnë për kompaninë Microsoft kanë thënë se trupi i njeriut ka mundësi që të riprogramohet për t’u kthyer në gjendje të shëndetshme përsëri, si një kompjuter.

Për 10 vjet ata mendojnë se problemi i kancerit do të zgjidhet.
Kompania në fjalë po punon duke e trajtuar sëmundjen si një virus kompjuterik, që përhapet dhe i prishë qelizat trupore. Nëse e arrin këtë, do t’ia dalë t’i monitorojë ato dhe eventualisht edhe t’i riprogramojë për t’u shëruar sërish, kanë thënë këta ekspertë
Kompania e ka ndërtuar një njësi kompjuterike biologjike, qëllimi i së cilës është të krijojë qeliza brenda kompjuterëve të gjallë. Si të tillë, ata do të ishin në gjendje të programoheshin dhe riprogramoheshin vazhdimisht për të trajtuar çdo sëmundje, ndër tjera edhe kancerin.
Kjo njësi po i përdorë hulumtimet e avancuara kompjuterike për t’i shtyrë kompjuterët që të mësojnë për ilaçin dhe sëmundjen – në mënyrë që të gjenden tratmane të reja për të ndihmuar të sëmurët me kancer.
Ekipi i Microsoft shpreson se do t’i aftësojë këta kompjuterë që të mendojnë dhe të mësojnë si njerëzit – në mënyrë që të lexojnë gjithë ato hulumtime rreth kancerit për të kuptuar sëmundjen dhe për të gjetur ilaçet që e kurojnë atë.
Për momentin, janë publikuar aq shumë hulumtime për kancerin sa është shumë e zorshme, për të mos thënë e pamundur, për një doktor që t’i lexojë të gjitha. Por kur kompiuterët të mund të lexojnë dhe të mësojnë shumë më shpejtë sesa mëson njeriu, sistemet do të jenë të aftë të lexojnë gjithçka nga të dhënat ekzistuese dhe t’i fusin ato në punë për situata të caktuara.
Kjo bëhet e mundur duke i bashkëngjitur dijet nga biologjia, matematika dhe kompjuterika. Këto fusha janë trajtuar për një kohë të gjatë si gjëra të ndryshme, por në vitet e fundit po lidhen shumë me njëra tjetrën nga studime të ndryshme, siç është ky investim i Microsoftit.
“Fusha e biologjisë dhe ajo e kompjuterikës duken si shkumësi me djathin,” tha kreu i këtij hulumtimi Chris Bishop. “Por proceset komplekse që ndodhin në qeliza kanë ngjashmëri me ato që ndodhin në kompjuterët standardë.”
Nëse kjo bëhet e mundur, atëherë kompiuterët jo vetëm që do të kuptonin se pse qelizat sillen ashtu siç sillen dhe pse ato bëhen kanceroze. Por edhe do t’ia dilnin t’i riprogramonin ato duke i bërë të shëndetshme përsëri.
Microsofti ka thënë që zgjidhjen e këtij problemi do ta gjejnë për 10 vjet.
Andrew Philips, i cili e udhëheqë grupin e kompjuterikës biologjike, i tha The Telegraphit, se në më pak se pesë vite shpreson ta zhvillojë sistemin për detektimin e problemeve.
|The Telegraph | Përktheu: Periskopi.com