Kanceri ne gji./ Foto: Andi Mullazenuni

300 gra me kancer në gji çdo vit, presidenti Thaçi nuk gjen kohë as për solidarizim

Një vajzë e re ka prerë sot gërshetën e saj të gjatë. Këtë gjest e bëri në mes të qendrës së Prishtinës, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Ajo u solidarizua me gratë e prekura me kancerin në gji, dhe dhuroi gërshetën pikërisht për këtë kauzë.

Jo vetëm ajo, shumëkush tjetër u solidarizua me to. Burra, gra e fëmijë, dolën të shtunën në ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit.

Kësaj ecja iu kanë bashkuar edhe përfaqësues e ish – përfaqësues të institucioneve të vendit, raporton Periskopi

Mirëpo,  edhe pse çdo vit në vend preket rreth 300 gra me këtë kancer, presidenti Hashim Thaçi nuk ka gjetur kohë që t’u dal në mbështetje, qoftë vetëm me këtë ecje tradicionale.

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila i është bashkuar kësaj ecje, ka thënë se fatkeqësisht në Kosovë çdo vit preken rreth 300 gra me kancer të gjirit, duke shtuar se duhet të bëhen kontrollet e vazhdueshme në mënyrë që të parandalohet ky  lloj i kancerit.

Jahjaga  tha se duhet edhe vetëkontroll dhe çdo mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje që askush nuk është imun ndaj saj, derisa të gjithë i luti që të kenë kujdes për shëndetin, përcjell Periskopi.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quajti presidente Jahjagën, derisa shtoi se duhet të zbulohet herët kjo sëmundje, raporton Periskopi

Ai tha se tani nga fjalët duhet të kalohet në vepra, duke theksuar se në Prishtinë tani janë dy vende ku mund të bëhet ekzaminimi – një në Qendër dhe një në lagjen “Dardania”, ku për rastet sociale është pa pagesë.

Ai bëri të ditur se është shtuar shumë numri i grave të ekzaminuara.

Organizatorja e kësaj ecjeje, Nafije Latifi tha se e di se si është të bredhësh nëpër klinika e spitale, nëpër rrugë, protesta e çka jo.

Ajo thotë se duhet flitet hapur për këtë problem në mënyrë që sëmundja të zbulohet herët e që gjithçka është më e lehtë.

Ajo shtoi se Instituti Onkologjik po bën punë të madhe për gratë me kancer në gji./Periskopi/

9 8 7 6 5  3 2

 

Me Mamograf Mobil u ekzaminuan mbi 5 mijë gra

Periskopi.com Lajme

Kanceri ne gji

Sot ecje kundër kancerit të gjirit

Sot organizohet ecja simbolike kundër kancerit të gjirit në Prishtinë dhe bëhet për t’i mbështetur gjithë ata persona që janë të prekur nga kanceri i gjirit.

Periskopi.com Lajme

Ecja simbolike organizohet çdo vit nga organizata joqeveritare Jeta/Vita, udhëhequr nga Nafije Latifi.

Ky aktivitet do nisë në ora 12:00 nga Teatri Kombëtar.

 

Kanceri i gjirit/ ilustrim

Sfidë mirëmbajtja e Mamografit Mobil, u ekzaminuan mbi 5 mijë gra

Grupi i Grave Deputete ka mbajtur sot një takim, në të cilin u shqyrtua Raporti dyvjeçar i funksionimit të Mamografit mobil. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtori QKUK-së, dhe ekipi i Mamografit mobil.

Periskopi.com Lajme

Në 21 komuna  janë ekzaminuar rreth 5161 gra, 44 nga to janë diagnostifikuar me kancer të gjirit, raporton Periskopi

Fillimisht, kryetarja e GGD-së Blerta Deliu – Kodra, theksoi se ndjehet e lumtur që sot prezantohet puna e Mamografit mobil, një projekti i suksesshëm i  Grave Deputete, në bashkëpunim me donatorët, i cili ka filluar në mars të vitit 2012 dhe  është duke vazhduar  punën në të gjitha komunat. Ajo tha se  gratë deputete   e mbështesim  240 mije ero projektin e Ma- Mo 2 , Qendrën Referente  për Diagnostikë të gjirit, si dhe vazhdojnë  ta mbështetësin shëndetësinë  me projekte të ndryshme konkrete.

Me ketë rast , foli edhe zëvendësministri i Shëndetësisë , Dr. Izet Sadiku, i cili tha se MSH-ja është shumë e vëmendshme që aparatura të jetë sa më shumë në shërbim të qytetarëve dhe të përfshijë sa më shumë lokalitete. Curr Gjoci, drejtor QKUK-së, përshëndeti  Grupin e Grave Deputete  për iniciativën për Mamografin mobil dhe   Ma-Mo  2, duke  kërkuar buxhet  për aparaturën dhe stafin. Ndërkaq, dr. Ardian Biçaku, paraqiti raportin e detajuar për periudhën  2 vjeçare të punës. Me këtë rast ai tha se kjo aparaturë, deri me tash,  ka qenë në 21 komuna , duke ekzaminuar rreth 5161 gra. Ai ka deklaruar se deri me datën 30. shtator 2016 ,me kancer të gjirit janë  diagnostifikuar 44 gra.  Sipas tij do të insistohet që  kontrollet me mamograf  të kryhen në çdo lokalitet.  Ai ka  folur edhe  për Ma-Mo2 dhe për   Qendrën referente për diagnostikë të gjirit,  ku funksionojnë: ultrazëri  i kategorisë së lartë , mamografi i ri ( me kapacitet më të madh), rezonanca e gjirit  si dhe  procedurat diagnostike .

Edhe deputetet: Safete Hadergjonaj, Time Kadriaj, Shukrie Bytyqi, Mexhide Mjaku , Teuta Haxhiu , Labinota  Demi dhe Salihe Mustafa, theksuan faktin se GGD-ja është e përkushtuar që të ndihmojë edhe më tutje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. me projekte konkrete.

Ndërkaq, nga ekipi i mjekëve të mamografit mobil,  Shkëndie Nuza, paraqiten sfidat për mbarëvajtjen e Mamografit mobil..

Krejtësisht në fund, u rekomandua që të hartohet programi nacional për mamografi, duke kërkuar  linjë të veçantë buxhetore për mamografi. Është kërkuar gjithashtu ,të bëhet digjitalizimi i mamografive dhe  shtimi i numrit të tyre./ Periskopi

Kunder kancerit ne gji

Rritet numri i rasteve të grave me kancer në gji në Kosovë

Nëntëmujori i parë i këtij viti është shënuar me 250 raste të reja me gra që janë prekur me kancer të gjirit, për dallim nga viti paraprak 2015, gjatë së cilit u shënuan 205 raste me këtë sëmundje.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai thotë se bazuar në të dhënat e mëhershme, deri në fund të këtij viti mund të preken rreth 300 gra me kancer në gji. Por, kjo rritje, sipas Hysenit, nuk nënkupton shtim të numrit të të prekurave me këtë sëmundje, por rritje e numrit të grave që e raportojnë sëmundjen.

“Në çdo 8 gra, një grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Andaj diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm. Sa i përket rasteve të reja, në vitin 2016 është shtuar numri i raportimeve të rasteve të reja, dhe në krahasim me vitin 2015, këtë vit do të dalë numri më i madh i grave të prekura me kancer, por që nuk do të paraqet rritje reale, por shtim të raportimeve”, ka bërë të ditur Hyseni.

 

Kushtet e trajtimit që ofron Instituti Onkologjik janë relativisht të mira, ka thënë Hyseni. Sipas tij, aty kryhen shërbimet e mjekimit sistemik, kimioterapia, hormono-terapia, radioterapia si dhe terapia target.

Por, pacientët thonë se ndonëse shërbimi në Institutin Onkologjik është në nivel, shumë barna duhet t’i blejnë vetë.

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka bërë të ditur se kanceri i gjirit është patologjia që po shënon rritje. Andaj, në muajin tetor do të ketë aktivitete të ndryshme nga kjo shoqatë nëpër Komuna të Kosovës për ngritje të vetëdijes së grave lidhur me sëmundjen, qoftë përmes ligjëratave, por edhe me aktivitete të tjera.

E, bazuar në të dhënat e fundit rreth incidencës dhe vdekshmërisë së lartë në mbarë botën nga kjo sëmundje, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë miratuar Planin Nacional për Kontrollin e Kancerit, i hartuar nga Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit të Kosovës.

Ky plan, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ka për qëllim zvogëlimin e incidencës së kancerit, ku objektiv kryesor ka parandalimin, zbulimin e hershëm dhe skriningun, diagnostikimin, trajtimin specifik multidisiplinar, trajtimin paliativ dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur. /REL