Mundësi emigrimi në Kanada për shtetasit grekë midis moshës 18-35, shans edhe për shqiptarët

Një program punësimi në Kanada i jep të drejtë të aplikojnë vetëm nënshtetasve grekë e ku natyrisht tashmë i jepet si mundësi edhe mijëra shqiptarëve që e kanë marrë pasaportën greke.

Periskopi.com Lajme

Media greke njoffton se ky program jep të drejtë punësimi për një vit në mënyrë të ligjëshme në çdo sektor të ekonomisë që dëshironi, si dhe në çdo zonë të Kanadasë që zgjidhni ju.

Kriteret për të marrë pjesë në Program

Të jetë 18-35 vjeç

Të ketë pasaportë greke të vlefshme gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada

Të ketë blerë biletë vajtje ardhje

Të ketë të paktën 2500 dollarë kanadez në një llogari bankare

Të ketë mbulim shëndetësorë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada

Të ketë paguar të gjitha kuoatat që nevojiten për të bërë aplikim

Të ketë rekord penal të pastër

Si funksionon programi

Të gjithë të interesuarit duhet bëjnë një kërkesë fillestare për të marrë pjesë në program. Nga të gjithë të interesuarit bëhet përzgjidhja e rastësishme e disa personave. Në rastin që dikush zgjidhet, informohet dhe bën aplikim për një dokument i cili të lejon të marrësh ftesë në Kanada. Në rastin që merr ftesën atëherë shkon në Kanada, ku në hyrje (kufi) kontrollohet dokumentacioni përkatës, dhe nëqoftëse gjithëçka është ok atëherë i jepet OPEN WORK PERMIT.

Kosto-Pagesa

Shërbimet që ofrojmë janë me pagesë. Pagesa varet nga lloji i shërbimit që jeni të interesuar, që nga aplikimi fillestar deri në ndjekjen e plotë të proçedurës të aplikimit Programi nuk është familjar, por personal. Pra nëse përzgjidheni ftesë merr vetëm fituesi ku nuk përfshihet asnjë pjestar i familjes.

Forcat kanadeze po hetojnë një zë misterioz ‘fishkëllim’ që vjen nga deti (Video)

Gjahtarët në arktikun kanadez kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me një zë ushtues që po frikëson kafshët në një zonë të njohur gjuetie.

Periskopi.com Lajme

Forcat e armatosura kanadeze kanë dërguar ekipet për të hetuar këtë tingull fishkëllyes, ushtimë e cila duket se vjen nga sipërfaqja e detit, raporton periskopi

Gjahtarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë xhiruar video, ku edhe dëgjohet fishkëllima, që sipas tyre po dëgjohet në ngushticën Fury dhe Hecla Strait, një kanal i ujit që është 75 mijë milja në veri – perëndim të Inuit.

Raportohet se tingujt vijnë nga sipërfaqja e ujit, në një zonë të njohur gjuetie, pjesë e hapur e rrethuar nga akulli e që është i pasur me gjitarë të ndryshëm.

“Një politikan lokal, Paul Quassa ka deklaruar se verën që kemi lënë pas, ka pasur mungesë të gjitarëve, gjë që ka ndodhur për herë të parë dhe po ju duket shumë e dyshimtë./ Periskopi

Infermierja kanadeze akuzohet për tetë vrasje

Një infermiere e shtëpisë së pleqve, në Ontario është ngarkuar me tetë akuza për vrasje të shkallës së parë që përfshin disa vjet.

Periskopi.com Uncategorized

Elizabeth Tracey Mae Wettlaufer nga Ontario, është paraqitur në gjykatë të martën në mëngjes, përcjellë Klan Kosova.

Viktimat ishin banorë të  shtëpisë së kujdesit Caressant në Woodstock dhe Meadow Park në Londër, raporton Klani

Zëdhënësi i Caressant Lee Griffi, ka se e akuzuara ishte një infermiere e regjistruar por që la punësimin rreth dy vjet e gjysmë më parë.

Vrasjet sipas raportimeve, u zhvilluan në mes të vitit 2007 dhe 2014.

Sulmohet kryeministri kanadez Justin Trudeau​

Periskopi.com Video