Kontrabanduesit shkarkojnë 2.5 tonë drogë para syve të pushuesve

Periskopi.com Lajme

Kanabis / arkiv

Edi Rama kalon në temë tjetër, flet për kanabisin

Kryeministri Rama pranon që kanabisi është një kulturë që kultivohet në shumë zona të vendit, por jo në përmasat që flasin demokratët që e akuzojnë që në 3 vite kulturat bujqësore i zëvendësojnë me kanabis sativën.

Periskopi.com Lajme

Përgjigjen për opozitën, Rama e jep së bashku me atë për një fermere të zonës së Këlcyrës që kërkon rindërtimin e një ure të amortizuar që rrezikon shkëputjen e fshatit të tij nga pjesa tjetër e qarkut të Përmetit.

Edhe në Këlcyrë kryeministri shkoi për të bindur fermerët të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Grancisë në Bujqësi, por ata më së shumti probleme kanë me ujitjen, infrastrukturën rrugore dhe titujt e pronësisë, për mungesën e të cilave Rama fajëson paraardhësit e tij në qeveri.

Fondi Kombëtar i Garancisë për sektorin e bujqësisë që banka për rindërtim dhe zhvillim ka vë në dispozicion të qeverisë shqiptare është 300 milion euro.

Kanabis

Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në Krujë

Një aksion anti-kanabis i policisë ka zbuluar një sasi të madhe droge në fshatin Derven të Krujës.

Periskopi.com Lajme

1.2 ton dyshohet të jetë sasia e kanabisit të sekuestruar nga policia, ndërsa në vijim pritet të dalin edhe informacionet zyrtare nga Policia e Shtetit.

Lënda narkotike është gjetur në një magazinë në proces tharje.

Paraprakisht, raportohet që për ngjarjen në fjalë të jenë ndaluar 6 persona.

Kanabis

Mediat franceze: Shqipëria e ‘kall’ kanabisin për të pastruar imazhin

Pas Huffington Post e Rai News, edhe media franceze AFP shkruan për situatën shqetësuese të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit nga Shqipëria.

Periskopi.com Lajme

Në një reportazh të gazetares Briseida Mema, të publikuar në AFP me titullin “Shqipëria djeg arat me kanabis për të pastruar imazhin e saj” shkruhet se:

  • Shqipëria është bërë një rrugë kryesore transiti për kokainën e Amerikës së Jugut, si dhe heroinës afgane me destinacion Evropën.
  • Bandat kriminale kontrollojnë biznesin i cili …… është i mbushur me “dëshpërimin e fermerëve”.
  • “Të gjendur përballë këtyre aksioneve, kultivuesit e marijuanës tërhiqen në zona ku aksesi është i vështirë” shton Altin Qato [Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike]. Ata gjithashtu po mbjellin gjithnjë e më shumë një varietet holandez të modifikuar gjenetikisht me një cikël të shkurtër lulëzimi i cili jep disa të korra.
  • Tregtia gjithashtu përfshin policë të korruptuar. Rreth 20 janë akuzuar deri më tani dhe politikanët në të gjithë spektrin e akuzojnë njëri-tjetrin për lidhje me trafikantët.
  • Dy kilogram farë shiten për 600 euro (670 dollarë amerikanë) – sa çmimi i rreth një ton grurë.
  • I shitur për 200-300 euro kilogrami në Shqipëri, kanabisi arrin 10-fishin e çmimit në Greqi e Itali.
Kanabisi në Podujevë

Policia shkatërron një ‘mal’ me kanabis në Podujevë

900 bimë kanabisi janë gjetur në një plantacion në Podujevë.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, në natën e 19 shtatorit ka arritur të lokalizojë vendin, bimë këto të cilat ishin afër procesit për tu korrur.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaq vendin ku shihen bimët e kanabisit të cilat prekin rreth 4 metra ari, e ku gjatësia e tyre mbërrinte deri në dy metra.

Pas lokalizimit të vendit, policia vazhdoi me prerjen e 900 bimëve ku edhe me pas u shkatërruan të gjitha.

Nga bima kanabis sativa prodhohet substanca narkotike marihuanë.

Llogaritet që një bimë e tillë prodhon rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike, e cila në treg shitet në shuma deri në 1000 euro për kilogramë.