hendboll1

Kosova mëson kundërshtarët e Kupës së Botës në hendboll për U-21

Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Botëror të hendbollit për grupmoshën nën 21-vjeç në konkurrencën e meshkujve.

Periskopi.com Sporti

Federata e Hendbollit të Kosovës konfirmon se Kosova do të ketë për kundërshtarë Slloveninë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

“Kombëtaret janë të ndara në 7 grupe nga 4 skuadra, dhe sipas shortit nikoqir të turneve kualifikuese, që do të zhvillohen nga data 5-8 janar 2017, do të jenë skuadrat e renditura në vendin e 2, dhe nëse ajo heqë dorë nga organizimi nikoqir do të jetë skuadra e renditur në vendin e 3, kurse në rast se edhe kjo heqë dorë nga organizimi atëherë nikoqir i turneut do të jetë skuadra e renditur në vendin e 4 sipas shortit (Kosova është e renditur në vendin e 4-të)”, thotë FHK. /Periskopi.com