Adem Salihaj

Adem Salihaj mësyu të thoshte diçka tjetër, e ndryshoi temën minutën e fundit

Ishte bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova që vazhdon të jetë në LDK, Adem Salihaj, e që kohëve të fundit ka dal kundër qëndrimit të partisë së tij për Demarkacionin, të premten habiti të gjithë.

Periskopi.com Lajme

Ftoi një konferencë për media, para Kuvendit të Kosovës, pranë bustit të Ibrahim Rugovës, për të rrëfyer një të ashtuquajtur ‘zbulim’.

Pretendon se ka zbuluar gjurmë të ilirëve, por Periskopi mëson se ai nuk doli aty për këtë çështje.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ai ka disa ditë që planifikonte një temë tjetër ta thotë, por që në fund e ndryshoi mendjen. Nuk dihet se çfarë pretendoi të thoshte, por diçka ka që e ndaloi.

Po i pyetur nëse tentoi të fliste për vrasjen e pasluftës dhe u kërcënua nga dikush, ai mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Jo, nuk jam kërcënuar nga askush, sot isha në katër televizione të ndryshme dhe i thash të gjitha ato, që mendoj se duhet thënë lidhur me deklarimet e Thaçit dhe aktualitetin politik”, tha Salihaj.

Ngriti dyshime vendi ku kërkoi të shpaloste këtë ‘zbulim’, pranë bustit të Ibrahim Rugovës.

Pak ditë më parë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetime për atentatit ndaj Rugovës, e një natë më parë tha se atentati ndaj tij ndodh pak qaste para se ata të dy bashkë, Rugova dhe Thaçi të në nënshkruanin një koalicion për krijimin e Qeverisë së re. Kjo sipas Thaçit, ndodhi në vitin 2015.

Salihaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, e shumëkush priti që pranë bustit të tij, të shpaloste ndonjë informatë për të.

Salihaj që publikisht ka ngritur zërin kundër Demarkacionit, kështu edhe kundër qëndrimit të partisë së tij, LDK-së, mundi që këtë zbulim të tijin ta bënte në shumë mënyra të tjera, por zgjodhi sikur dikur, Nazim Bllaca të ftonte mediat në mes të rrugës.

Ndryshe shumë media në botë, që shumë vite kanë raportuar për këtë popull, madje edhe gjenetikisht ka dalë se ADN-ja e popullit Kalash janë një përzierje gjaku nga Evropa që nga koha e pushtimeve të Aleksandrit. Ky popull thuhet se me shumë gjasa janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtrive të lashta greko-maqedonase e që në Pakistan u zhvendosën rreth 2 mijë e 300 vite më parë.

Jo vetëm mediat nëpër botë, në Kosovë, publicisti Fahri Xharra që shumë vite thotë se ky popull janë me prejardhje shqiptare, pra ilirë.

E Salihaj kur e pyetën ditën pse zgjodhi tani këtë temë, kur dihet moti për këtë popull, tha se nuk e dinte që këto informata ekzistojnë moti./ Periskopi