Inteligjenca e kafshëve sipas Kuranit

Kurani dhe Suneti i Muhamedit flasin për gjërat kryesore të natyrës: ujin,Tokën faunën dhe florën si dhe kohën. Gjashtë sure në Kuran mbajnë emrin e një gjallese: El-Bekare (lopa), Neml (milingona), El-Fil (elefanti), Nahl, (bleta), Ankebut (merimanga), ndërsa bota shtazore në Kuran dhe hadith përmendet në kontekste të ndryshme.

Periskopi.com Lajme

Janë të shumta urtësitë e përmendjes së kafshëve në Kuran dhe hadith. Ato përfshijnë edhe urtësitë e natyrës sheriatike, sepse me statusin e kafshëve lidhen edhe disa norma fikhore, duke filluar që nga konsumimi i mishit të tyre, shfrytëzimin e tyre për gjueti, mbajtjen në pronësi, etj.

Në vazhdim do të përmendim 16 kafshët dhe insektet e përmendura në Kuran, duke shkruar edhe disa ajete në të cilët këto përmenden:

Bleta: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke i thënë): Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtetë që kjo është shenjë për ata që persiatin.

Lopa: “(Shërbëtori) i tha: “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata.”

Deveja: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! (Gashijeh, 17).

Elefanti: “Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit.”.

Merimanga: “rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin!”.

Kuajt: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”

Gjarpri: “Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejt, pa shikuar pas, ndërsa iu tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.”.

Shpendët: “A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.”

Dhent: “Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?” Ai u përgjigj: “Ky është shkopi im, me të cilën mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë tjera.

Qeni: “Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në krah të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të kaplonte frika.

Sorra: “Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëlla?!” E u bë nga të penduarit.

Gomari: “(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.

Milingona: “Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkel Sulejmnai dhe ushtria e tij, duke mos ju parë!”.

Dhitë: “Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy lloje për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?”. Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë!

Balena: “Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.” .

Miza: “O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edh ai të cilit i përgjërohen (idhulli).

Dënohet me një muaj burg, i trajtonte kafshët në kushte mizore (Foto/Video)

Një grua nga Uellsi është dënuar me një muaj burg, pasi i kishte grumbulluar qentë dhe macet, duke i trajtuar në mënyrë mizore.

Periskopi.com Lajme

43 mace dhe 31 qenë, në pronësi të Valerie Hicks po trajtoheshin në mënyrën më të keqe të mundshme. Ky veprim u lajmërua nga qytetarët, dhe pasi u ndërmorr një aksion nga Policia, pronares britanike i’u shqiptuar një vendim prej një muaj burg, shkruan lajmi.net.

Ambienti ku po mbaheshin kafshët ishte aq i tmerrshëm sa kur u futën brenda zyrtarët policorë, u detyruan të hynin me aparatet e frymëmarrjes.

macee2 macee4 mace33

 

Në dimër njësoj sikur për njerëzit, duhet të kujdesemi edhe për kafshët

Afrim Shala, veterinarë në emisionin e mëngjesit në RTK, tregoi për kujdesin që duhet të kemi ndaj kafshëve bujqësore në periudhën e dimrit.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se natyrisht si përgatitemi për stinën e dimrit për njerëzit duhet edhe për kafshët, duhet të kontrollohen për parazitët e ndryshëm e po ashtu edhe vaksinimi.

Ai tha se fermerët e dinë shumica këtë kujdes ndaj kafshëve, mirëpo ai tha se kafshët njihen për rezistim apo qëndrim ndaj temperaturave të ftohta. Kafshët e qumështit ai tha se mund të përballojnë temperaturën deri -10, ndërkaq në këtë kohë duhet kujdes më i shtuar.

Shala tha se shtallat në të cilat janë të vendosura kafshët të mbahen me dritare dhe dyer të mbyllura, ndërkaq nëse ka ftohtë ato të mbulohen edhe me batanije, e sidomos kujdes të shtuar duhet të kenë për kafshët e reja që sapo kanë ardhur në jetë, sepse mund të jenë të ndishme ndaj temperaturave të ulëta.

Ai porositi fermerët që të blejnë dhe të vendosin në shtalla të kafshëve poqa elektrik dhe t’i lënë ndezur që të kenë temperaturë normale dhe të mos ngrinë së ftohti kafshët. Ndërkaq sa u përket shpezëve ai tha se disa janë shumë të qëndrueshme, megjithatë ai tha se duhet të kenë kujdes fermerët në këtë kohë sidomos për pulat të cilat bëjnë ve, që të kenë temperaturë konstante dhe dritë.

Kujdes sipas tij duhet t’u shtohet edhe ushqimit të kafshëve gjatë stinës së dimrit, sepse tani që janë lajmëruar edhe sëmundje të ndryshme mund të ndikojnë në paraqitjen e shumë sëmundjeve.

Sa i përket mbajtjes së kafshëve shtëpiake, Shala porositi kujdestarët e tyre që të kenë kujdes në ushqim, ndërkaq qenin mos ta lejojnë të ushqehet me borë, sidomos ai që jeton brenda në shtëpi tërë kohën.

 

Kafshët po keqtrajtohen në strehimoren e Graçanicës (Video)

Strehimorja e qenve në Graçanicë është shndërruar në një vend ku keqtrajtohen kafshët, thonë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve.

Periskopi.com Lajme

Si argument për këto pohime organizata për mbrojtjen e kafshëve PARK kanë këto fotografi që thuhet se janë bërë në këtë strehimore.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve pohojnë se u alarmuan kur pamjet e këtyre qenve qarkulluan në rrjete sociale, njofton Klan

Madje, sipas aktivistëve, përgjegjësit në këtë strehimore nuk po bashkëpunojnë me ta, madje disa herë edhe nuk ishin lejuar të hyjnë brenda.

Problem me qentë endacak kanë shumë komuna të Kosovës, ku së fundmi u bë edhe sterilizimi e kastrimi i tyre.

Rihapen tregjet e kafshëve në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë ka bërë të ditur se nga e shtuna, 29 tetor, do të rihapen tregjet e kafshëve në Kosovë, kështu duke shfuqizuar vendimin për mbylljen e tyre në të gjitha Komunat.

Periskopi.com Lajme

Sipas saj, sëmundja gungore është parandaluar.

Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure, raporton Periskopi

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë duke u bazuar ne raportet e shpërthimit të sëmundjes, për shtetet në të cilat është prezent sëmundja kishte marrë vendim për ndalje të importit për kafshë të gjalla.

2609 krerë ishin prekur nga kjo sëmundje, ku prej tyre 321 me shenja klinike të qarta dhe 49 gjedhe kishin ngordhur.

25 mijë doza të vaksinave ishin siguruar nga Komisioni Evropian, ku në rend të parë ishin  shpërndarë për gjitha kafshët në Komunën e Kamenicës, e cila konsiderohet zona e parë, ku ishte përhapur kjo sëmundje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u pati premtuar fermerëve se gjethet e ngordhura nga kjo sëmundje do të kompensohen kokë për kokë.

AUV njofton se pas vaksinimit kishte rënë dukshëm numri i rasteve të ngordhjes së kafshëve.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar  që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së ka nxjerr vendimin për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës. /Periskopi

Lejohet hapja e tregjeve të kafshëve në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Republikës se Kosovës datë 24.06.2016, i cili është marrë si mase preventive për parandalimin e përhapjes se Sëmundjes Gungore te Lëkurës tek kafshët e llojit të Gjedhit.

Periskopi.com Uncategorized

Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes, raporton Periskopi

AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.

Pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje.

Bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës./ Periskopi